Selefi në sprovat (fitnet) ndërmjet muslimanëve – 2

Namas-1Selefi në sprovat (fitnet) ndërmjet muslimanëve

Ebu Nuajmi thotë: Tregon el-Eshxhaiu dhe thotë: Kur vdiq Othman ibn Afani-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, mua më preukupuan sprovat dhe thashë: O Allah ma bën të qartë të vërtetën që të kapem për të. Pas asaj duaje ,pash në ëndër ahiretin dhe dunjanë kurse ndërmjet tyre kishte një murë, kështu që e rëzova murin, pas të cilit mu paraqitën disa krijesa dhe më thanë: Ne jemi melek. – U thashë: Ku janë shehidat? – Më thanë: Hyp lartë. – Fillova të ngjitem lartë, shkallë shkallë kur pash të të Dërguarin e Allahut dhe Ibrahimin-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi ta. Iu drejtua i Dërguari i Allahut Ibrahimit-paqa e Allahut qoftë mbi të dy, e i tha: Lutju Allahut ta fal umetin tim. – Ia ktheu Ibrahimi-paqa e Allahut qoftë mbi të, duke i thënë: Ti nuk e din se çfarë kanë shpikur ata pas teje, ata kanë vrarë dhe kanë derdhur gjakun e prijësiëve të tyre. – i tha i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të: Vallë a nuk kanë vepruar siç veproi shoku im Sadi? – Pasi që e pash këtë ëndër shkova tek Sadi dhe ia tregova, ai u gëzua tej mase dhe tha: Ka humbur një njeri i cili nuk e ka shok Ibrahimin-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të. – Kurse unë i thashë: Ti me cilin grup je? – Më tha: Me asnjërin grup. – i thashë: Atëherë çfarë më urdhëron të bëj? – Më tha: A ke bagëti? – i thashë: Jo. – Më tha: Blej bagëti dhe shko e ri me ta derisa të qetësohet gjendja.

Ebu Muaviju tregon nga Ameshi e ky nga Zejd ibn Vehbi se ka thënë: Kur kërkoi Othman ibn Afani-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, nga ibn Mesudi të vjen në Medine u mblodhën njerëzit rreth tij dhe i thanë: Ri e mos dil sepse ne do të mbrojmë po të sulmoi dikush. – Tha ibn Mesudi-Allahu qoftë i kënaqur prej tij: Jo sepse unë e kam borxh ti bindem atij dhe se do të ndodhin sprova, e nuk dëshiroj që unë të jem i pari i cili do ti filloj ato, kështu që i largoi njerezit dhe shkoi në Medine.

Abdullah ibn Amri ibn Rebiu thotë: Kur e vranë Othamn ibn Afanin-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, babai im u fal natën dhe e dëgjova duke u lutur me fjalët: Të lutem o Allah o Zoti im të më mbrosh nga sprovat ashtu siç i ke mbrojtur robërit e tu të mirë. Pas kësaj nuk doli nga shtëpia e as që e mbriu mëngjesin,pra vdiq atë natë .

Na ka treguar ibn Ujejne-Allahu e mëshiroftë, nga Omer ibn Nafiu e ky nga babai i tij, e ky nga Ibn Omeri-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se ka thënë: Aliu-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, erdhi tek unë e më tha: O Ebu Abdurahman ty të dëgjohet fjala në Sham, ngritu se unë të kam bërë prijës të tyre. – i tha ibn Omeri-Allahu qoftë i kënaqur prej tij: Të këshilloj për Allah, për hirë të afërsisë që e ke më të Dërguarin e Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, dhe për hirë të shoqërimit tënd me të, vetëm se unë nuk mund ta pranoj një gjë të tillë. Mirëpo Aliu-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, këmbënguli në këtë çështje derisa u detyrova që ta angazhoj Hafsën-Allahu qoftë i kënaqur prej saj, që të ndikon tek ai te heq dorë. Porse ai vazhdoi me të veten, e si pasojë unë u nisa për në Mekë, kurse atij i kishin thënë se unë jam nisur për në Sham, prandaj ai kishte angazhuar njerëz që të më gjejnë. Atëherë e dërgova Hafsën-Allahu qoftë i kënaqur prej saj, ti tregon se jam nisur për në Mekë e jo për në Sham ,i cili vetëm pas këtij lajmi u qetësua.

Ibn Umejri tregon nga ibn Omeri-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se ka thënë: Shembulli ynë në këtë sprovë (fitne)është si shembulli i një populli të cilët ecin nëpër rrugën të cilën e dinë. Duke qenë në këtë rrugë kur papritmas zbret një mjegull e cila e bën të vështirë gjetjen e rrugës, si pasojë disa ecin djathtas e disa majtas dhe e humbasin rrugën, kurse ne rrimë në vend nuk lëvizim derisa të largohet mjegulla nga ne ,pastaj vazhdojmë rrugën drejtë si e filluam. Kurse sa u përket djelmoshave të Kurejshëve që vriten për poste dhe dunja, nuk dua që nga unë të ndihmohen për të vrarë dikënd as sa me nallet (këpucët) e mia.

Selam ibn Miskini e ka dëgjuarel- Hasenin duke treguar: Kur vdiq Othman ibn Afani-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i thanë ibn Omerit: Ti je zotëriu i njerëzve dhe i biri i zotëriut të njerëzve dil dhe ne ta japim besatimin ty. – Ai u tha: Sa më përket mua, për mua nuk dua të derdhet gjaku as sa një gotë hixhame. – i thanë: Ose dil ose do të vdesish në shtratin tënd. – U përgjigj ibn Omeri-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, me të njejtat fjalë. – el-Haseni thotë: E lavdëruan madje edhe e friksuan mirëpo nuk aritën ta dëmtojnë aspak.

Dhehebiu-Allahu e mëshiroftë, kur e përshkruan jetën e Muavije ibn ebi Sufjanit-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë: Pas vete Muaviu pati pasardhës, njerëz që e donin shumë dhe e lavdëronin tej mase, kurse ai i ka përfituar njerëzit ose me bujari,ose me urtësi ose i ka “blerë” me sjelljen e tij ose thjesht kanë jetuar në Sham dhe e kanë njohur atë të vetmin si prijës dhe njeri të mirë. Madje edhe fëmijët e tyre i edukuan që ta donin Muavijun-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, e më të kishte në kohën e tij pak prej sahabëve e shumë prej tabiinëve dhe njerëzve të ndershëm,të cilët bashkë me të e luftuan popullin e Irakut, ngase Irakianët njiheshin si kryengritës të shpeshtë, që rebeloheshin ndaj prijësit të besimtarëve, kërkojmë mbrojtje nga Allahu prej epshit tonë. Poashtu nga ana tjetër përpara tij, ushtria e Aliut u mësua ta don Aliun-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, e ta ruajnë atë, pos havarixhëve. Të luftojnë me të, të denoncohen nga çdo kush që e tepron ndaj tij, e disa të tjerë fatkeqësisht e bën këtë, pra e ngritën atë shumë lartë, e këto ishin shiitët-rafidij.

Vazhdon Dhehebiu dhe thotë: Prandaj po pyes për Allahun si mund të jetë puna e dikujt i cili ka jetuar në një rreth kur nuk sheh vetëm se dashuri të tepruar,si dhe teprim në urejtje. A mund ky njeri të gjykon drejtë? Ndërsa ne e falenderojmë Allahun në kohën e sotshme ku na është bërë e qartë e vërteta dhe drejtimi i të dy grupeve, vërejtëm mirë se çfarë ka ndodhur e në fund i arsyetuam të dy palet, kërkuam falje, i duam me mase. Poashtu kërkojmë që Allahu ti mëshiroj ata që e tepruan duke u bazuar në keqkomentimin e disa çështjeve ku kanë rënë në keqkuptim ,ose kanë gabuar, e nëse don Allahu ua fal, prandaj themi siç thotë Allahu:” Zoti ynë na fal neve dhe vëllezërit tanë që kanë qenë para nesh besimtarë dhe mos lejo në zemrat tona të ketë urejtje ndaj atyre që gabuan.”

Po ashtu them (thotë Dhehebiu) Allahu qoftë i kënaqur me ata të cilët nuk morën pjesë në asnjërën anë si: Sad ibn Vekasi, Ibn Omer, Muhamed ibn Mesleme, Seid ibn Zejdi-Allahu qoftë i kënaqur prej tyre, duke u distancuar gjithashtu nga havarixhët të cilët e luftuan Aliun-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, dhe i shpallën mosbesimtarë të dy grupet. E havarixhet janë qentë e zjarrit të xhehenemit, devijuan prej fesë, megjithatë nuk themi se do të jenë përgjithmonë në zjarrë ashtu siç gjykojmë për adhuruesit e putave dhe të kryqit.

Amr ibn Mure tregon nga Shabiu i cili thotë: Mesrukut kur i thuhej: Ke qenë i ngadalshëm që ta përmbash Aliun-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thoshte: Çfarë mendoni në qoftë se rënditen në dy reshta besimtarët, ballë për ballë me njëri tjetrin për të luftuar dhe zbret nje melek dhe e lexon ajetin Kuranorë:” Mos e vritni veten tuaj sepse Allahu është shumë i mëshirshëm ndaj jush.” A do të ishte kjo pëngesë për ju? – i thanë: Po. – U tha: Atëherë ju betohem në Allahun se këtë ajet e ka zbritur melek i ndershëm mbi Muhamedin-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, dhe nuk është deroguar (shfuqizuar), lexohet si dhe është gjykues i qartë pikërisht për këto situata.

Theuriu-Allahu e mëshiroftë, tregon nga Ezdij e ky nga ibn el-Hanefiju se ka thënë: Allahu e mëshiroftë atë i cili meret me veten e tij, e ruan dorën e tij, gojën e tij, ri në shtëpinë e tij dhe pret shpërblim nga Allahu për këtë gjë,ky njeri patjetër se do të jet me atë që e do. Veçse them diçka: mirëpo veprat e Emevive (Benu Umejes) shpejtuan shumë me shpatat e tyre ndaj muslimanëve. Dijeni se grupi i vërtetë do të fitoj shtetin kur të don Allahu e kush e arin një gjë të tillë tek ne, do të jetë tek ne më i dalluari, e ai i cili vdes padyshim se ajo çfarë është te Allahu është më e mira dhe më e qëndrueshmja.

Ibn Ukbe ka thënë: i thashë Jezid ibn Shehirit: Si vepronte Mutarafi kur njerëzit përziheshin në sprova? – Tha: Qëndronte në shtëpi nuk dilte në xhami për namaz e as që dilte në xhuma, derisa qetësohej situata.

Ejubi thotë: Mutarafi thoshte: Për mua më mirë është të ri në shtëpi i sigurt, se sa të dal në xhihad i mashtruar e i manipuluar nga dikush.

Humejd ibn Hilali thotë: Kur erdhën te Mutarafi haruritë (havarixhët) ti bëjnë thirrje tu bashkangjitet atyre, ai u tha: Sikur të kisha pasur dy shpirtra njërin do tua shitja e tjetrin do ta mbaja për vete, e në qoftë se ju atë që e thoni është e vërtetë, atëherë unë do ta ndjekja atë me një shpirt, por nëse jeni të devijuar në rrugën e të humburve atëherë një shpirt do të më shkonte huq, e do të më mbetesha vetëm me shpirtin tjetër. Por unë kam një shpirt prandaj nuk toleroj dikush të manipulon me të.

Përgatiti: Nexhat Ceka

You may also like...