Selefi – te parët tanë të mirë, në sinqeritet dhe drejtësine ndaj tij – 3

Selefi – te parët tanë të mirë, në sinqeritet dhe drejtësine ndaj tij
Selefi-4
1. Bekër ibn Maiz-Allahu e meshirofte thënë: Nuk është parë Rebi ibn Hejthem në xhaminë e tij duke falur namaz nafile-vullnetarë përveç se njëherë në jetën e tij.
2. Sufjani-Allahu e mëshiroftë, ka thënë: Më ka treguar Murije Rebij ibn Huthejmi se çdo vepër e Rebiut ka qenë fshehurazi, ndonjëherë ndodhte dikush që ta viziton duke lexuar Kur’an në Mus’haf e ai menjëherë e mbulonte mus’hafin duke mos dashur ta mer vesh njeri se ai lexon Kur’an.
3. Transmeton Mundhiri-Allahu e mëshiroftë, se Rebij ibn Huthejmi ka thënë: Çdo vepër e cila bëhet jo për fytyrën e Allahut ajo vepër është e cekët.
4.  Hamzete Ethumaliu-Allahu e mëshiroftë, ka thënë: Ali ibnu Husejn natën mbante me vete një thes me ushqim dhe ua shpërndante fukarave të Medines fshehurazi dhe thoshte: Sadakaj fshehurazi e fikë hidhërimin e Allahut.
5. Amir ibnu Thabit-Allahu e mëshiroftë, ka thënë: Kur vdiq Ali ibnu Husejn duke ja lajtur xhenazen vërejtëm në shpinën e tij shenja të zeza të enjtura, prandaj të pranishmit pyetën: Cfarë janë këta? Atëherë disa nga të pranishmit u përgjigjën thanë: Se ishte pikërisht Ali ibnu Husejn i cili gjatë natës mbante në shpinën e tij një thes me ushqime për tua shpërndarë fukarave të Medinës.

6. Nga ibnu Aishe-Allahu e mëshiroftë, transmetohet se babai i tij ka thënë: I kam ndëgjuar banorët e Medines duke thënë: Nuk e kemi humbur sadakanë e dhënë fshehurazi vetëm se kur vdiq Ali ibnu Husejni.
7. Muhamed ibnu Malik (Allahu e mëshiroftë) thotë: Më ka treguar robi i ebu Ejubit njëherë atë çfarë ia ka thënë pronari i tij: Më tha njëherë ebu Ejubi: O ebu Malik ki kujdes veten tënde nga shpirti yt sepse e kam vërejtur se mërziat për besimtarin nuk kanë të ndalë në këtë botë, për këtë arsye betohem në Allahun se në qoftë se nuk arin botën tjetër të jesh si besimtarë ty të janë grumbulluar dy të këqija: Mërzia në këtë botë dhe humbja në botën tjetër. Atëherë i thashë: Si mundet kështu që të mos jetë i lumtur në botën tjetër kur në këtë botë është lodhur dhe raskapitur nga sprovat? – Më tha: O ebu Malik a din diçka se si Allahu i pranon veprat dhe si mund te shpëtosh nga dënimi i tij? – Pastaj më tha: A e din se sa njerëz ka të cilët mendojnë se veprat e tyre i kanë në rregull mirëpo kur të tubohen tek Allahu në ditën e gjykimit ata do tu përplasen për fytyre atyre.
8. Dhehebiu (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: Më ka treguar imam Ahmedi e ky nga Hamadi (Allahu i mëshiroftë) se Ejubi ka thënë: i kam parë njerëzit në atë kohë duke thënë: Në qoftë se është caktim, në qoftë se është kader. Pastaj ka thënë: Le të ketë frikë Allahun çdonjëri në qoftë se bëhet modest apo asket, le të mos e bën asketizmin e tij dënim për vetveten e tij, për këtë shkak më e mirë është që çdo njëri ta fsheh asketizmin e tij se sa ta shfaq.
9. Xhafer ibnu Berkani ka thënë: Më ka treguar për Junus ibn Ubejdin se është njeri i mirë dhe i devotshëm atëherë ia shkruajta një letër me këto fjalë: O vëllau im kam dëgjuar për se je njeri i mirë dhe i devotshëm, për këtë arsye të kam shkruajtur letër që të më përgjigjesh duke më shkruar letër mua për ata të mira që i ke. Pas ca kohësh më erdhi letra në të cilën shkruheshte: Me erdhi letra yte në të cilën ke kërkuar që unë të të shkruaj për veten time prandaj dije se unë dëshiroj për të tjerët atë çfarë dëshiroj për veten time dhe e urrej për të tjerët atë që e urrej për veten time. Mirëpo sikur vetja ime nuk munde ta arinë këtë, si pasojë mundohem mos të flas për të tjerët vetëm se mirë. Prandaj erdha në përfundim se agjërimi i ditëve të nxehta në Basra për mua ishte më e lehtë se të mos flas për ta vetëm se mirë, ky ja unë o vëllau im, selam.
10. Muhamed ibn Muthena ka thënë: Më ka treguar Abdullah ibn Sinani i cili më tha: Isha njëherë me Ibn Mubarek dhe Muetemir ibn Sulejman (Allahu i mëshiroftë) në xhihad me romakët në Tarsus. Atëherë papritmas dëgjuam disa britma: Përgatitje , përgatitje – atëherë doli ibn Mubareku bashkë me të tjerët. Para se të fillonte lufta njëri nga romakët doli dhe kërkoj të dal një nga muslimanët në dyluftim me të. Doli një nga radhët tona i cili sa u fut në dyluftim me romakun e fuqishëm u vra nga ana e tij. Përsëri këkroj dyluftim dhe përsëri doli një nga radhët tona, por edhe atë e vrau derisa dolën me radhë gjashtë musliman gjithsej dhe i vrau një nga një të gjithë. Përsëri këkroonte dyluftim dhe filloj të krenohet përpara muslimanëve, gjë e cila futi frigë në radhët e muslimanëve. Atëherë Ibn Mubareku (Allahu e mëshiroftë) u kthye nga unë dhe më tha: O filan në qoftë se vdes do të veprosh kështu dhe kështu. Më pas e e mbuli fytyrën e tij më nje shall që ms shihet se kush është, i hypi kalit dhe i doli në dyluftim romakut trim, pas një dyluftimi të gjatë e vrau romakun. Pas kësaj kërkoj që dikush tjetër nga romakët ti dal atij në dyluftim. Doli një romak tjetër dhe pas dulyftimit me ibn Mubarekun (Allahu e mëshiroftë) u mposht nga ai, derisa dolën me radhë shtatë romake të cilët i vrau më dorën e vet ibn Mubareku (Allahu e mëshiroftë). Kur kërkoi ti dal kundërshtari i tetë nuk doli askush. Kjo nënkuptoj se dulyftimet mbaruan dhe se lufta tani do të niste. Kur kjo u nënkuptua ai i ra kafshës me këmbën e tij dhe u kthye në radhët e ushtrisë muslimane me shpejtësi dhe humbi nga shikimi i të gjithve duke mos u vërejtur aspak se kush ishte, kurse unë isha në vendin e tij nga doli ai. Kur erdhi afër meje më tha: O Abdullah (me kuptimin o rob i Allahut) po që se i tregon dikujt për këtë çcfarë ndodhi sot dhe unë jam gjallë, ki kujdes.

11. Transmeton ibn Is’hak ibn Nufejr se e ka dëgjuar ebu Derdan (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) në fund të namazit pas teshehudit duke kërkuar mbrojtje nga Allahu prej nifakut-dyfytyrsisë, derisa shumë herë e përsëriste këtë dua. Atëherë Xhubejri i thotë: O ebu Derda çfarë ke ti me nifakun-dyfytyrsinë që lutesh aq shumë? – kurse ebu Derdau (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) ja ktheu: Lermë të qetë, me le të qetë se për Allahun mund të ndodh që njeriu për një moment të devijon dhe të dalë nga feja e tij.
12. Transmeton Ferjabi se Abdullah ibn Amrit (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) kur i erdhi vdekja ka thënë: Shkoni tek filani nga kurejshitët sepse unë i pata thënë një fjalë për vajzën e time, prandaj nuk dua ta takojë Allahun me një të tretën e nifakut-dyfytyrsisë, ju jeni dëshmitarë se unë ia jap atij vajzën për martesë.
13. Musa ibn Muala tregon se Hudhejfeja (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) i ka thënë: O Musa dije se në qoftë se i ke tre cilësi, nuk zbret diçka nga qielli prej mirësive vetëm se ti ke pjesë në të: Veprat tua të jenë vetëm për Allahun, të dëshirosh për njerëzit atë që e dëshiron për vete dhe ushqimin të cilin e ha të jetë hallall.
14. Transmeton se një vaiz i tha Muhamed ibnu Vasiut: çfarë është kjo çfarë po e shoh, zemra të cilat nuk kanë frigë Allahun, sy të cilët nuk lotojnë për Allahun, lëkura të cilat nuk rënqethen nga frigë ndaj Allahut? – Muhamed ibnu Vasiu ia ktheu: O filan kjo ndodh se njerëzit janë prodhim i yti dhe mbaje mend se këshilla kur del nga zemra hyn në zemër , e kur del nga goja arin vetëm veshin e dëgjuesit.
15. Nga Abdusamed ibn Abdulvarith tregohet se Halid ibn Safuani ka thënë: E kam takuar Mesleme ibn Abdulmelikun i cili më tha: O Halid më trego diçka për Hasan el-Basriun e Basrës? – i thashë: Allahu të përmirësoftë do të tregoj për diçka shumë të sigurtë sepse unë jam një nga njerëzit që i kam ndejtur atij afër, jam ulur çdoherë në ndejat e tij dhe e njoh Hasanin nga afër. Hasani është njeri i cili çka është jashtë e ka edhe brenda zemrës tij, fjala e tij është në përputhshmëri me veprën e tij, në qoftë se urdhëronte në diçka ishte i pari që e praktikonte atë e në qoftë se ndalonte në diçka ishte i pari që ndalohej nga ajo. E shihja se nuk kishte nevoj për ndihmën e njerëzve, kurse njerëzit kishin nevojë të madhe për të. – Atëherë Meslemeja më tha: Mjaft, a mund të humbë një popull i cili në mesin e tij e ka këtë njeri!

16. Aun ibn Umare ka thënë: E kam ndëgjuar Hisham Edestuin duke thënë: Për Allahun nuk mund të them për veten time se jam nisur në rrugë për të kërkuar dijen e hadithit të të dërguarit të Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) derisa kjo të jetë pastër për të kërkuar fytyrën e Allahut. Dhe unë (thotë Dhehebiu): Për Allahun them të njejtën si ti.
Kurse selefi – të parët tanë të mirë e kanë kërkuar diturinë për hir të Allahut dhe kanë aritur grada të larta derisa janë bërë imamë-prijës të cilët janë marrë si shembull nga të tjerët, kurse disa të tjerë nuk e kanë kërkuar në fillim dijen për Allah, mirëpo e aritën atë, pastaj u përmirësuan nga ajo dhe i bënë një llogari vets dhe ishte dituria ajo e cila ua permirësoi qëllimin, pra ta kërkojnë atë vetëm se për hir të Allahut.
17. Ka thënë Muxhahidi (nxënësi i ibn Abasit r.a.) dhe disa të tjerë: Kemi kërkuar dije duke mos pasur në vete qëllimin plotsisht të sinqertë, pastaj Allahu na dhuroi të kemi nijet të sinqertë. Ndërsa disa të tjerë kanë thënë: E kemi kërkuar dijen në fillim jo për hir të Allahut mirëpo na refuzoi dija neve, sepse ajo kërkoheshte vetëm për Allahun. E kjo pa dyshim se ëstë e vërtetë se pikërisht këta njerëz më vonë e kanë shpërndarë këtë dije vetëm se për të mirë. Kurse disa tjerë e kanë kërkuar dijen për të fituar diçka nga të mirat e kësaj bote si dhe për ti lavdëruar njerëzit se ata janë njerëz të dijes dhe këtë e kanë fituar pasi që këtë dhe e kanë pasur për qëllim, thotë i dërguari i Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të):” Kush lufton për plaçkë lufte, atij i takon ajo që ka patur për qëllim.”
Këto lloj njerëzish nuk janë ndriçuam me dritën e dijes, e as që ajo ka ndikuar tek ata, pastaj kjo dituri nuk i ka bërë ata të punojnë sipas saj, kurse dijetarë i vërtetë është ai i cili ka frigë Allahun.
Ka pas nga ata të cilët u pajisën me dituri dhe me të aritën poste të ndryshme, mirëpo u bënë padrejtësi të tjerëve. Më pas kjo i bëri ata ta lënë rrugën e dijes dhe filluan të bien në mëkate të mëdha, në punë të shëmtuara, e këta pa dyshim se janë të mjerë dhe asesi nuk aritur që të jenë sinonim i dijes!
Një grup tjetër nuk kanë pasur frigë Allahun në diturinë që kanë fituar, derisa filluan të bëjnë manipulime duke dhënë gjykime të shtrembëruara, jo të sakta dhe në përputhshmëri me Kur’anin dhe sunetin, duke kërkuar çdo herë të gjejnë më të lehtën të cilën e ka thënë dikush nga dijetarët. Kurse ka dhe nga ata të cilët janë jashtë krejt kësaj teme, njerëz të cilët nga injoranca e tyre e kanë ngritur veten e tyre aq lartë sa që kanë shpikur dhe shpifur hadithë nga vetja e tyre. E pa dyshim se këta njerëz Allahu çdo herë i ka poshtruar derisa e kanë haruar atë dije të pakët të shëndosh që u ka ardhur dhe puna e tyre në këtë drejtim ka qenë vetëm se pregatitja e tyre për në zjarrin e xhehenemit – Allahu na ruajtë.
Të gjithë ata që kanë qenë të sinqertë në kërkimin e dijes kanë transmetuar dije të madhe dhe të saktë duke u zhytur në të në thellësitë më të mëdha të dijes, duke sakrifikuar shëndëtin dhe pasurinë e tyre, prandaj dhe do ta kenë shpërblimin e gjithë atyre që do të veprojnë me këtë dije deri në ditën e gjykimit. Kurse më pas erdhën gjenerata të cilat nuk ishin të interesuar fortë në fushën e dijes e as që kanë vepruar me atë pak dijë që kanë disponuar, kurse erdhën edhe nga ata të cilët pretendonin se kanë dije haptaz, mirëpo kur i shihje ata nuk dinin nga dija e vërtetë veçse pak dhe ishin të pajisur me dije nga traditat e vendit të tyre të cilat ja atribonin fesë, e me këtë tregoheshin para njerëzve se janë nxënës të dijes madje as qëllimi i tyre nuk ka qenë për hir të Allahut, e si pasojë u bënë pjesë e zezë e shoqërisë në të cilën jetonin. E lusim Allahun që të na i pastroj qëllimit tona, të jemi të kujdesshëm kur flasim për fenë tonë dhe në lidhje me dijen dhe mos të harojmë se ka pas dhe nga ata njerëz shumë të ditur nga gjeneratat e hershme të cilët thonin: As që jam dijetarë, e as që kam parë dijetarë.
18. Muhamed ibnu Isa ka thënë: Abdullah ibn Mubareku (Allahu e mëshiroftë) kur shkonte në Tarsus ndaleshte në Rika, vend ku dhe pushontë në atë kohë. Në atë shtëpi ku ai pushonte çdo herë vintë një i ri i atij vendi, debatonte dhe polemizonte me ibn Mubarekun (Allahu e mëshiroftë) i mirte hadithet e të dërguarit të Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) nga ai dhe më pas shkonte. Njëherë erdhi ibn Mubareku (Allahu e mëshiroftë) në Rika porse ai djaloshi nuk erdhi ta vizitoj, atëherë ai u bë gati shpejt se ishte nisur për në luftë. Kur erdhi nag lufta përsëri u ndal në Rika për të pushuar porse përsëri djaloshi nuk u paraqit e si pasojë pyeti për të. i thanë se është në burg nga shkaku i një borxhi të cilin e ka. Atëherë Abdullah ibn Mubareku (Allahu e mëshiroftë) tha: Sa është vlera e borxhit të atij djaloshit? – i thanë: Dhjetë mijë dirhem – Atëherë ibn Mubareku (Allahu e mëshiroftë) nuk u qetësua deri sa ta kuptonte kush ishte njeriu të cilit djaloshi i kishte borxh. Kur i treguan në mbremjë se kush ishte personi ai shkoi në shtëpinë e tij dhe ia pagoi borxhin prej dhjetë mijë dirhem duke i kërkuar që të betohet se nuk do të tregoj se kush e ka paguar borxhin derisa të jetë ai gjallë. Të nesërmen djaloshi u lirua nga burgu. Natën e asaj dite ibn Mubareku (Allahu e mëshiroftë) u bë gati dhe u nis në rrugë ,kur e panë njerëzit djaloshin se ka dalë nga burgu e lajmëruan se Abdullah ibn Mubareku ka qenë këtu dhe të ka kërkuar. Atëherë djaloshi më shpejtësi doli ta kërkoj ibn Mubarekun (Allahu e mëshiroftë) dhe e zuri në dalje të qytetit. Kur e pa ibn Mubareku (Allahu e mëshiroftë) djaloshin u befasua dhe i tha:
Ku ishte o djalosh nuk erdhe të më vizitoje këtë herë! – ia ktheu djaloshi duke i thënë:
Isha në burg për shkak një borxhi që kisha. – atëherë e pyeti djaloshin:
Po si aritë të dalësh nga burgu? – i tha djaloshi: Kishte ardhur një njeri që unë nuk e njoh dhe ma kishte paguar borxhin e kështu më liruan. – i tha atëherë ibn Mubareku (Allahu e mëshiroftë): Falenderoje o djalosh Allahun për këtë mirësi, dhe shkoi. Nuk e njohtoi ibn Mubareku (Allahu e mëshiroftë) djaloshin se ai ia ka paguar borxhin, e kuptoi këtë djaloshi vetëm se pas vdekjes së ibn Mubarekut (Allahu e mëshiroftë).
19. Ebu Xhafer Hidhaiu ka thënë: E kam ndëgjuar ibn Ujejnen (Allahu e mëshiroftë) duke thënë: Në qoftë se përputhet brendësia ytë me atë çfarë ë shfaq kjo është drejtësi, e në qoftë se brendësinë e ke më të mirë se atë çfarë e shfaq kjo është mirë, e në qoftë se atë çfarë e shfaq e kë më të mirë se brendësinë tënde kjo është gabim i madh.
20. Tregon Abdullah ibn Mubareku (Allahu e mëshiroftë) se i është thënë Hamdaun ibn Ahmedit (Allahu e mëshiroftë): Pse fjalët e selefit kanë më shumë ndikim se fjalët tona? – Tha Hamdauni: Sepse ata kanë folur për ta ngritur islamin, për të shpëtuar njerëzinë dhe për ta kënaqur Allahun, kurse ne flasim për të ngritur vetveten tonë, kërkojmë me të dunjanë dhe dëshirojmë ti bëjmë të kënaqur njerëzit.

21. Enadir ibn Shumejli ka thënë: Njëherë u shtrenjtuan artikujt në një vend në të cilën nëse shtrenjtoheshte aty shtrenjtoheshte edhe në Basra, kurse Junuz ibn Ubejdi ishte atje dhe e mori vesh këtë. Pastaj një njeri bleu prej tij diçka me vlerë prej tridhjetë mijë dirhem, pasi që klienti e bleu artikullin i tha: A e din se artikujt janë shtrenjtuar në këtë vend dhe në atë vend? – klienti i tha: Jo nuk di gjë, sikur ta dije nuk do të bleja diç prej teje me atë shumë të madhe. – atëherë Junuz ibn Ubejdi i tha: E ja tek une dhe mere pasurinë tënde prej tridhjetë mijë dirhem kurse mua jep vetëm atë artikullin që e bleve.
22. Gjithashtu na transmetohet se një herë i është thënë një njeriut: A nuk po flet diçka? – ia ka kthyer duke i thënë: Ndonjëherë kam dëshirë të flas mirëpo në atë çast kur mendoj se do flas heshti.
23. Gjithashtu transmetohet nga Fudajl ibn Ijadi (Allahu e mëshiroftë) të ketë thënë: O njeri, o i varfër, i ngratë, ti je mëkatar e mendon se je më bëmirësi, ti je më i padituri e mendon se je më i dituri, je i dorështrënguar e mendon se je më bujari, je i cekët në mendje kurse mendon se më i mençuri, dije se vdekjen e ke afër kurse ti vazhdimisht shpreson shumë gjatë. Them unë (Dhehebiu): Po për Allahun e të vërtetën e ka thënë: Gjithashtu ti je tiran e mendon se të është bërë padrejtësi , han ushqime haram dhe mendon seje asket, je mëkatar kurse beson se je i drejtë, kërkon dije për të fituar të mirat e kësaj bote kurse ty të duket se e kërkon për hir të Allahut.
24. Jusuf ibn Ahmed Eshirazi (Allahu e mëshiroftë) në librin e tij “Erbeine el-Buldan” ka thënë: Kur mora rrugën për të kërkuar dije tek hoxha im i cili ishte hoxhë i asaj kohe ebi el-Vakti (Allahu e mëshiroftë), ishte caktimi i Allahut ta takoj atë në fund të shtetit Kerman. Sa e takova e përshëndeta me selam dhe u ula pranë tij, athëerë ai më tha mua:
– Pse ke ardhur në këtë vend? – i thashë:
– Kam ardhur për ju dhe destinacioni i fundit i imi ishte këtu tek ju pas Allahut. çdo fjalë që e flas me ju e shkruaj me lapsin tim, nuk kam ardhur vetëm se të përfitoj dituri prej jush me këmbët e mia që të arijë bereqetin e dijes dhe që të transmetoj me zinxhir të lartë hadithet prej jush. – më tha:
– Allahu të bëftë ty dhe mua të punojmë vetëm për kënaqësinë e Allahut dhe çdo hap i yni të jetë vetëm për Allahun, si dhe qëllimet tona të jenë të drejtuar vetëm nga Allahu. Sikur të më njihje mua si duhet nuk do të më kishe dhënë as selam e as që do të ishte ulur pranë meje…m pas filloi të qajë një kohë të gjatë, derisa filluan të qajnë edhe ata të cilët ishin të pranishëm në atë tubim përeth tij.
Më vonë kur u qetësua tha: O Allah na mbulo me mbulesën Tënde të bukur. – kurse mua më tha:
O biri im a e din ti se edhe unë kam udhëtuar me këmbë bashkë me babain tim në kërkim të haditheve të të dërguarit të Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) prej në Hera deri në Davevdij, pastaj në Bushenxh, kursë në këtë kohë mosha ime ishte jo më shumë se dhjetë vjeçare. E babai im mi vendoste në duar nga dy gurëz dhe më thonte mbaj këta kurse unë nga friga i ruaja duart e mia. Kur unë ecja ai më vërente me kujdes, kur më shihte se jam lodhur më urdhërnte ta hidhja njërin gurë e kjo më lehtësonte shumë, pastaj vazhdonim se ecuri derisa e shihte përsëri babai se jam lodhur dhe më pyeste se a ajm lodhur. E unë nga friga i thoja se nuk jam lodhur. Kurse ai më thoshte:
– Ke ecur mirë? – pastaj unë shpejtoja një kohë në të ecur, pastaj filloja prapë të eci ngadalë, atëherë ai më urdhëronte ta hedhi gurin tjetër dhe përsëri vazhdoja së ecuri. Por jo pas shumë kohe lodhesha përsëri dhe babai më merte në krah dhe duke ecur takonim bujq e banorë të asaj krahine të cilët i thonin babait tim që ti ndihmojnë duke më mbajtur edhe ata mua, derisa të arinte në Bushenxh kurse babai im ua kthente duke u thënë se a nuk ka për të ndodhur, pra të hype në kafshë, porse në kërkimin e haditheve të të dërguarit të Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) do të eci vetëm se në këmbë, kurse kur lodhje duke më mbajtur më hypte mbi supe dhe krejt këtë mundim në këmbë vetëm se në shenjë respekti për hadithet e të të dërguarit të Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) duke shpresuar me këtë shpërblim nga ana e Allahut. Ndërsa sot ska mbetur kush nga gjenerata ime veçse unë, derisa delegat të dijes kanë bërë udhëtim për tek unë. Pastaj urdhëroi Abdulbaki ibn Abdul-Xhebar el-Herevijun të na shërben me ëmbëlsira por unë i thashë:
– Të lexojmë një kapitull të Ebil-Xhehmit është më e mirë për mua se sa të ha ëmbëlsira. – atëherë ai buzëqeshi dhe tha:
– Kur vjen ushqimi ikën biseda. Urdhëroi të na shërbehet neve me një pjatë plot më ëmbëlsira dhe pasi hëngrëm unë e nxora një pjesë të librit dhe kërkova prej tij të ma sjell origjinalin. Pasi që ma solli më tha:
– Mos u frigo as mos kërko, sepse prej mua kanë dëgjuar shumë njerëz prandaj lutju Allahut për shpëtim. Pastaj ia lexova pjesën e librit të cilën e kisha me vete dhe kam ndejtur afër tij dhe nën nevojat e tij derisa vdiq në Bagdad ditën e martë të muajit Dhulhixhe.

Përktheu: Nexhat Ceka
Marrë nga libri “Ku jemi ne nga morali i Selefit  të parëve tanë të mirë”

You may also like...