Shehadeti – Dëshmia – 1

La ilahe ilallah-2Shtylla e parë e islamit
Shehadeti – Dëshmia “La ilahe il-Allah ve ene Muhameden resulullah”

Dëshmia se nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut – la ilahe il-Allah, është shtylla e parë prej shtyllave të islamit, pa dyshim se në të hyn edhe dëshmia se Muhamedi (paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) është i Dërguari i Allahut edhe pse nuk ceket shpesh,kurse ajo është prej çështjeve të fesë të patjetërsueshme e cila duhet ta din, pa përjashtim çdonjëri prej muslimanëve.

Do të flasim për këtë shtyllë të madhe në këto pika:

Një – Emrat e saj: janë të shumta që tregojnë për realitetin e saj dhe zbulojnë kuptimet e saj, e prej tyre “Kelimetu Teuhid”,”kelimetul-ihlas”,”kelimetu-shehadet”,”Shehadetul hak”, etj.

Dy– Shtyllat e saj, janë dy:
a – Mohim – është për qëllim pjesa ”La ilahe”, që do të thotë: Nuk ka të adhuruar që meriton të adhurohet”.
b – Pohim – është për qëllim pjesa ”il-Allah”, që do të thotë: përveç Allahut.

Kjo fjalë mohon të ketë të adhuruar tjetër përveç Allahut në këtë gjithësi, i Cili është i vetëm dhe nuk ka shok. Madje këto dy shtylla gjenden në shumë ajete Kur’anore që shpjegojnë shehadetin, prej tyre janë:

1 – Fjala e Allahut : ” Nuk ka dhunë në fe, është sqaruar e vërteta nga e kota, e kush mohon tagutin dhe beson Allahun, ai është kapur për lidhjen më të fortë e cila nuk ka këputje. Allahu është Dëgjues i Gjithëditur.”
Këtu në këtë ajet lidhja e fortë e ka kuptimin e shehadetit – La ilahe il-Allah, kështu është komentuar nga Ibn Abasi, Seid Xhubejri, Dahaku, Sufjani (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre).
Tagut:është çdo gjë të cilën njeriu e vlerëson përtej kufirit,qoftë në adhurim,ndjekje,bindje dhe kusht është të jetë i kaqur me të poqese është njeri.
Ajeti Kur’anorë argumenton këto dy shtylla dhe ato janë: Mohimi i tagutit dhe besimi në Allahun, e kjo është kuptimi i fjalës – La ilahe il-Allah.

2 – Fjala e Allahut : ” Ne dërguam në çdo popull të dërguar që tu thonë: Adhurojeni Allahun dhe largohuni tagutit Por, pati nga ata që All-llahu e udhëzoi dhe pati nga ata që ishte i gjykuar me humbje, pra udhëtoni nëpër botë dhe shihni se si ishte fundi i gënjeshtarëve?.

3 – Fjala e Allahut në gjuhën e Adit:” Thanë: A na erdhe ta na tregosh të adhurojmë vetëm Allahun e të braktisim atë çfarë adhuronin prindërit tanë, nësë je i vërtet në atë që thua sillna atë që na e premton. Gjithashtu përgjigje për Hudin (paqa e Allahut qoftë mbi të), fjala e Allahut : ” Edhe tek populli i Adit dërguam vëllaun e tyre Hudin, i cili u tha: O populli im adhuronie Allahun, sepse nuk keni të adhuruar përveç Tij.” e cila ndryshe don të thotë : fjalën La ilahe il-Allah. Në këtë kontekst flet edhe ky ajet:” Ne nuk dërguam asnjë të dërguar para teje e të mos i kemi shpallur atij se nuk ka të adhuruar pos Meje,e pra më adhuroni Mua.”
Pra i ka thirur në dëshmin se nuk ka të adhuruar tjetër pos Allahut dhe kuptuan prëj kësaj se Hudi (paqa e Allahut qoftë mbi të) i thiri në dy gjëra:

E para: “Të adhurohet Allahu i vetëm pa shok”, kjo është shtyllë e parë, pra pohimi.
E dyta: ”Të braktisin atë që adhuronin prindërit e tyre” kurse kjo është pjesa e dytë pra mohimi.

4 – I dërguari i Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) ka thënë:” Kush thotë La ilahe il-Allah dhe mohon atë çfarë adhurohet përveç Allahut, është e ndaluar pasuria e tij, gjaku i tij kurse llogaria e tij ështe tek Allahu”.
Në një transmetim të imam Ahmedit qëndron :” Kush e njëhson Allahun të vetëm pa shok dhe mohon çfarë adhurohet përveç Tij nuk lejohet pasuria e tij dhe gjaku i tij.” ky hadith përforcon pjesën e mohimit – nefji.

Tre : Kuptimi i vërtet i shehadetit

Kjo fjalë përmban kuptime të pandashme njëra prej tjetrës siç vijon:

A – Të veçohet me adhurim(ibadet) vetëm Allahu , definicionin e adhurimit do ta cekim më vonë,prej llojeve të adhurimit është afrim tek Ai duke i bërë dua vetëm Atij, argument për këtë janë:

1 – Fjala e Allahut : “ Thuaj unë e adhuroj vetëm Zotin tim dhe nuk i bëj atij asnjë shok.”

2 – Fjala e Allahut : “ Thuaj sikur të kishte zota tjerë përveç Tij sikundër thonë ata atëherë do të kërkonin rrugë për tia marë fronin Atij (Arshin).”

3 – Fjala e Allahut : “ Të tillët (zotat) që këta po lusin (pos Allahut) kërkojnë afrim tek Zoti i vërtet, shpresojnë në mëshirën e Tij dhe i frikësohen dënimit të Tij, vërtet dënimi i Zotit tënd është për të pasur frikë.”

4 – Fjala e Allahut : “ Dhe prej argumenteve të Tij është nata dhe dita, dielli dhe hëna, mos i bëni sexhde diellit e as hënës, mirëpo bëni sexhde Allahut i Cili i ka krijuar ata në qoftë se jeni që vetëm atë e adhuroni.”
5 – Fjala e Allahut : “ Thuaj: Me të vërtetë namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë për Allahun, Zotin e bëtrave.”

6 – Fjala e Allahut : “ E kush i dorëzohet vetëm Allahut dhe është bëmirës, Ai është kapur për lidhjen më të fortë dhe vetëm tek Allahu është përfundimi i çështjeve.”

B – Distancimi nga Shirku dhe ithtarët e tij :

Kur robi e njeh Allahun nuk e mer askënd tjetër për të dashur pos Allahut dhe pa dyshim se kjo sjell rregullin tjetër që besimtari nuk i miqëson armiqtë e Allahut, argumentet për këtë janë të shumta si në vijim:

1 – Fjala e Allahut : ” Dhe kur i tha Ibrahimi babait të tij dhe popullit të tij: Unë me të vërtet distancohem prej asaj që ju adhuroni, përveç atij i Cili më krijoi. Ai do të më udhëzoi. Dhe ai (Ibrahimi) e la të përjetshme atë fjalë (besimin në një Zot) ndër pasardhësit e vet me shpresë që ata të kthehen prej rrugës së gabuar në rrugën e drejtë.”

2 – Thotë Allahu në gjuhën e dashurit të Tij, Ibrahimit (paqa e Allahut qoftë mbi të) : ” Ai tha: A po shihni se çfarë po adhuroni? Ju dhe prindërit tuaj të mëparshëm. Në të vërtetë, ata (që adhuroni ju) janë armiq të mij, përveç Zotit të botëve (nëse përveç idhujve adhuroni edhe Atë).

3 – Fjala e Allahut : “ Thuaj: O ju pabesimtarë unë nuk e adhuroj atë që ju adhuroni. As ju nuk e adhuroni atë që unë e adhuroj. Dhe as unë nuk do të adhuroj atë që ju adhuroni. As ju nuk do të adhuroni atë që unë e adhuroj. Ju keni fenë tuja e unë kam fenë time.”

4 – Fjala e Allahut : “ Nuk gjen një popull që e besojnë Allahun dhe ditën e fundit e të dojë atë që e kundërshton Allahun dhe të dërguarin e tij edhe në qoftë se janë ata baballarët e tyre, fëmijët e tyre, vëllezërit e tyre ose të afërmit e yre. Ata janë të cilët Allahun në zemrat e tyre e skalitur besimin dhe i ka forcuar me shpirt nga ana e tij dhe do ti fut në xhenete nën të cilët rrjedhin lumejt, në to ato janë përgjithmonë, me ta Allahu është i kënaqur dhe ata janë të kënaqur me Allahun, ato janë partia e Allahutme të vërtet partia e Allahut janë të shpëtuar.”

5 – Fjala e Allahut : “ O ju që keni besuar mos i merni për miq pabesimtarëte ti leni besimtarët, a doni ti sillni Allahut argument të qartë kundër vetes.”

6 – Fjala e Allahut : “ O ju që keni besuar mos i zini miq jehuditë e as krishterët ata janë miq të njëri tjetrit, e kush prej jush i miqëson ata, ai është prej tyre, vërtet Allahu nuk i udhëzon popullin zullumqarë.”

C – Të mos mer besimtari gjykues tjetër përveç Allahut të gjykohet tek Ai :
Ku i mer dispozitat e sheriatit,hallallin dhe haramin prej tij,ndërsa hallalli është atë çfarë e ka lejuar Allahu në legjislacionin e Tij kurse harami është atë çfarë Allahu e ka ndaluar në legjislacionin e Tij, e islami është feja të cilën e ka zbritur Allahu si shpëtim për njerëzit, në librin e Tij apo përmes gojës së të dërguarit të Tij (paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), argument për këtë është fjala e Tij:

1 – Fjala e Allahut : ” A përveç Allahut të kërkojnë gjykues? Ai është i Cili ka zbritur librin e qartë dhe ata të cilëve ua kemi dhënë librin e din se Ai është i zbritur prej Zotit tënd dhe mos u bë prej të dyshimtëve.”

2 – Fjala e Allahut : “ E ata morën priftërinjtë jehudi dhe murgjit krishter zotëra pos Allahut dhe Mesihun të birin e Merjemes dhe nuk ishin të urdhëruar vetëm se ta adhurojnë një Zot të vetëm, nuk ka të adhuruar veç Tij, larg të metave është Ai nga ajo çfarë ata i shoqërojnë.”

3 – Fjala e Allahut : “ A mos kanë ata ortakë (zota ose idhuj) që u përcaktuan atyre fe të cilën nuk e urdhëroi Allahu, po sikur të mos ishte fjala vendimtare (e Allahut) do të kryhej dënimi mbi ta dhe me të vërtet zullumqarët kanë dënim të dhimbshëm.“

4 – Fjala e Allahut : “ A nuk i ke parë ata të cilët pretendojnë se besuan atë çfarë të ka zbritur ty dhe çfarë ka zbritur para teje, duan që të gjykohen te taguti dhe ishin të urdhëruar që të mohojnë atë dhe shejtani dëshiron që ti humbë në një humbje të largët. E kur u thuhet atyre ejani në atë çfarë ka zbritur Allahu dhe tek i dërguari i tij i sheh munafikët se si ta kthejnë shpinën. E si po do të jetë gjendja kur ata i kaplon ndonjë fatkeqësi e shkakktuar nga vete duart e tyre e pastaj vijnë te ti (për tu arsyetuar), betohen në Allahun: Ne nuk deshëm vetëm se pajtim dhe afrim. Ata janë për të cilët e di Allahu çfarë mbajnë në zemrat e tyre po ti hiqu prej tyre dhe këshilloj ata (terhiqua vërejtjen) dhe thuaju fjalë që lënë përshtypje në veten e tyre. Dhe nuk kemi dërguar ndonjë pejgamber vetëm se me urdhërin e Allahut të respektohet. E sikur ata të vini te ti pasi që kanë dëmtuar veten e tyre e të kërkojnë falje te Allahu edhe i dërguari të kërkoj ndjesë për ta do ta gjenin Allahun pranues të pendimit të tyre dhe mëshirues. Për Zotin tënd jo, ata nuk janë besimtarë (të asaj që të zbriti ty as të asaj para teje) derisa të mos zgjedhin ty për të gjykuar në atë konflikt mes tyre, e pastaj (pas gjykimit tënd) të mos ndiejnë pakënaqësi nga gjykimi yt dhe (derisa) të mos binden sinqerisht.”

5 – Fjala Allahut : “ Ne e kemi zbritur Teuratin në të ka udhëzim dhe nur (dritë) sipas tij gjykuan të dërguarit të cilët iu dorëzuan atij edhe atë që ishin jehudë, rabinët dhe udhëheqësit dijetarë e fesë sepse atyre iu ishte besuar mbrojtja e librit të Allahut dhe ishin dëshmitarë për atë. Prandaj mos u frikësoni prej njerëzve por më kini frigë vetëm Mua, e mos i shitni ajetet e Mia për pak çmim dhe kush nuk gjykon me atë që ka zbritur Allahu mu ata janë pabesimtarë.”

 

Mblodhën dhe përgaditën :
Disa nxënës të dijes

Kontrolloi dhe shkroi parathënien dijetari
Abdullah ibn Abdurahman El-Xhibrin

Përkthue dhe përshtati:
Nexhat Ceka

You may also like...