Shoqata “NUN” me konvikt të ri për studentët në Tetovë

Konvikti-1Shoqata “NuN”- dega në Tetovë pardje bëri hapjen zyrtar të konviktit për studentë. Pas një periudhë mbi një dekadë të lehtësimit të kushteve për studime, ajo më në fund e kurorëzoi me një konvikt më të madh, që është i gatshëm për pranimin e  100 studentëve.

Themeluesi i shoqatës “NuN”, Bekir Halimi falendërojë donatorët për financimin e këtij projekti që do të jetë ndihmë e madhe për popullin shqiptar dhe studentët në veçanti. “Jemi falënderues ndaj Allahut për këtë begati dhe njëherit përgjegjës për edukimin e mirëfilltë të rinisë sonë. Ky objekt do të jetë në shërbim të studentit në mënyrë për ti lehtësuar jetën studentore”.

Donator kryesor ishte organizata “EuroSky”, ku një nga përgjegjësit e kësaj organizate tregoi se si ka shkuar puna e ndërtimit të konvikitit. Ai po ashtu u shpreh që ëshë i kënaqur që iu është mundsuar të bëjë një vepër kaq fisnike.

Konvikti është në afërsi të Universitetit të Shtulit. Shoqata “NuN”, që një kohë ka financuar një konvikt për 50 studentë, duke u ofruar falas banimin dhe ushqim për studentët banues.

/KohaIslame

You may also like...