Shpërndarja e mishit të kurbanave – Kurban Bajrami

Kurbani-2Falenderimi i takon Allahut paqa dhe mëshira e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij, familjen e tij, shokët dhe mbi gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit.

Këtë vit për herë të tretë siç është bërë edhe traditë për festën e Kurban Bajramit, Sh.Q. Horizonti Plus – Tetovë pas grumbullimit të kurbanave të mbledhur javën përpara festës së Kurban Bajramit, shpërndau edhe mishin e këtyre kurbanave. Ku pas prerjes së përreth 40 kurbanave të vegjël ata ishin të ndarë në 4 pako apo qese secili kurban dhe sipas listës që disponon vetë shoqata jonë, janë ndarë më shumë se 160 pako me mish në mesin e familjeve nevojtare të cilat i kanë takuar grupeve të ndryshme të nevojtarëve.

Duke i falenderuar të gjithë ata që kontribuan në këtë akt human duke u përmbushur edhe vetë suneti profetik i prerjes së kurbanit pët festën e Kurban Bajramit e lusim Allahun që këta kurban të prerë nijetet e tyre të jenë pranuar dhe të gjejnë shpërblimin tek Allahu ditën e gjykimit, me shpresë se kjo do të vlej si sensibilizim edhe më i fuqishëm për përhapjen e këtij suneti profetik për tu solidarizuar me nevojtarët dhe skamnorët në veçanti kur vin festat islame si Kurban Bajrami dhe Fitër Bajrami (përmes zekatul-fitrit).

Këtë nismë dhe akivitet e intervistoj edhe kanali jonë lokal Tv Art – Tetovë të cilit i jemi mirënjohës dhe falenderues duke i bërë thirrje edhe mediumeve tjera që këta iniciativa të cilat kanë të bëjnë me akte solidare dhe humanitare sa më shumë të evidentohen që sa më shumë të jetë ndikimi i jonë si shoqata apo insitutucione për ta zbutur sa do pak këtë gjendje të rëndë në të cilën po kalon shoqëria jonë në trevat shqiptare.

Stafi i Sh.Q. Horizonti Plus – Tetovë

You may also like...