Shtohet edhe një magjistër i Shkencave të IT-së nga Tetova – Artrim Qamili

P.Mustafa QamiliFalenderimi I takon Allahun paqa dhe mëshira e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij, familjen e tij, shokët dhe gjithë pasuesit e tij deri në ditën e gjykimit.

Shkencave të teknologjive të infomracioneve dhe komunikimit u shtohet edhe një punëtor shkencor. Fjala është për Artrim Qamilin inzhinjer i diplomuar i Elektronikës dhe Teknologjive të Informatikës, i cili më shumë sukses mbrojti tezën e magjistraturës me titull “Optimizimet multiobjektive të infrakstrkturës si shërbim (ISSH) në një ambient dinamik heterogjen të cloud-it”, në mjediset e Universitetit “FON” në Shkup. Punimi në fjalë studion dhe shqyrton mundësinë për përmirësime të shfrytëzimit sa më efikas të cloud-platmofrmës., një tekonologji kjo relativisht e re, trendi momentalisht dhe e veçantë, në të i kushtohet rëndwsi integrimit të smartphone-ve dhe Tablet PC-ve në cloud. Duke përdorur teknologji koherente pa tel (wireless) me bashkëpunim të lartë si teknologji qasëse ndaj resurseve që i ofron cloud-i. Me këtë synohet që pajisjeve në fjalë tu ofrohen karakteristika dhe performance të larta kompjuterike, tipike për desktop, mainframe apo edhe superkompjuterët. Më pas elaborohen teknika dhe algoritme të ndryshme të implemetimit të cloud-it në bazat e distribuara të të dhënave në hapsira të gjëra gjeografike, procesime efikase me ngarkesa të mëdha të punës në cloud ambiente, përmirësime të virtuelizimit në cloud dhe të tjera.

Siguria në cloud, përparësitë ekonomike dhe ekologjike të cloud ndaj IT-së klasike, standartizimet, impakti i cloud-it në botën bashkëkohore dhe e ardhmja e tij, janë gjithashtu temë diskutimi në punimin në fjalë. Duke qenë e para e këtij lloji në Maqedoni që merret me këto lëmi specifike të cloud-it, komisioni në fjalë dha vlerësim të lartë për hulumtimet e kryera në punimin në fjalë, duke e konsideruar atë një burim të rëndësishëm reference për hulumtime tjera të këtij lloji në regjion dhe më gjërë. Pas pyetjeve të parashtruara, në fund komisioni unanimisht ia dha Artrim Qamilit titullin “Magjistër i shkencave të teknologjive të informacioneve dhe komunikimit”. Komisioni përbëhej nga Prof. Zoran Gacevski – kryetar (dekan i Fakultetit të Informatikës), prof. Dr. Sime Arsenovski (prorektor i Universitetit, njëherit edhe mentor i Artrimit) si dhe Doc.Dr. Sllavko Çunkurski. Përndryshe Artrim Qamili për shkak të suksesit të treguar gjatë studimeve dhe mesatares tejet të lartë të tij në fakultetin e Elektroteknikës dhe IT-së në Shkup, iu dha bursë për studime mastër në FON, Ai gjithashtu është asistent në USHT ndërsa është edhe bursist i Republikës Turke për studime të larta në universitetin me renome të Stambollit “Yildiz Teknik Universitesi”.

E lusim Allahun e madhëruar që shembujt e tillë ti shtoj në mesin e besimtarëve dhe t’ju jap sukses në të ardhmen prej të cilëve pritet pregatitja e kuadrove dhe studentëve të rinjë në këto fusha si në aspektin profesional ashtu edhe në atë moral dhe lutja jonë e fundit është falenderimi i takon Allahut për suksesin e vllezërve tonë musliman në të gjitha fushat.

Marrë nga Tv 2

Përshtati: Stafi i sh.q.Horizonti Plus – Tetovë

You may also like...