Shtyllat e agjërimit (IV)
1. Imsaku – për ndryshë është abstenimi, largimi nga gjërat që e prishin agjërimin si: ngrënia, pirja, marëdhëniet intime etj.
2. Nijeti – është vendosja me zemër për agjërim, i bindur ndaj urdhërit të Allahut me të cilin i afrohet Atij, bazuar kjo në fjalën e të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të : “Veprat janë sipas qëllimit…”[1] Në qoftë se agjërimi është farz nijeti duhet bërë natën përpara imsakut. Duke marë për argument fjalën e të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të : ” Kush nuk e bën nijetin për të agjëruar natën, nuk ka agjëruar.”[2] Mirëpo nëse agjërimi është nafile – vullnetarë lejohet që nijeti të bëhet pas sabahut apo pas dite, mirëpo me kusht të mos ketë ngrënë diçka deri atëherë, kjo bazuar në fjalën e Aishes -Allahu qoftë kënaqur prej saj, e cila thotë : ” Hyri një ditë tek unë i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, dhe më tha: A ka diçka për të ngrënë? – I thashë : Jo. – Më tha: Unë jam agjërueshëm atëherë.”[3]
3. Koha – e cila përfshin ditën e muajit të Ramazanit, prej në lindjen e agimit – imsak e deri në perëndimin e diellit, bazuar na fjalën e Allahut : ” Hani e pini derisa qartë të dallohet peri i bardhë prej perit të zi në agim, e pastaj agjërimin plotësojeni deri në mbremje.”[4]
12 – Sunetet e agjërimit :
1. Syfyri – që është ngrënia dhe pirja në pjesën e fundit të natës me nijet për të agjëruar, kjo marë nga fjala e të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të : ” Çohuni në syfyr sepse syfyri ka bereqet, mirësi.”[5]
2. Vonimi i syfyrit deri në pjesën e fundit të natës – përdërisa nuk i friksohet lindjes së agimit bazuar në fjalën e të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të : ” Umeti im do të vazhdojë të jetë mirë, derisa e përshpejtojnë iftarin dhe e vonojnë syfyrin.”[6]
3. Përshpejtimi çeljes së iftarit sa të perëndojë dielli – kjo marë nga fjala e të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të : ” Njerëzit do të vazhdojnë në mirësi përderisa e shpejtojnë iftarin.”[7]
4. Ta çel iftarin në fillim me hurma rutab,ose temër(lloj hurme) ose ujë – vlera e tyre është sipas renditjes në hadithin e Enesit-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili thotë : ” I Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, çelte iftar me rutab (lloj hurme) para se të falet, e poqëse nuk kishte rutab e çelte me temër (lloj hurme) e poqëse nuk kishte temër atëherë pinte disa gllënka ujë.”[8]
5. Të bën dua gjatë agjërimit – sidomos përpara iftarit, kjo bazuar në fjalën e të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të : ” Tri njerëzve nuk u refuzohet duaja: Duaja e atij që i është bërë padrejtësi, duaja e udhëtarit dhe duaja e agjëruesit.”[9] Po ashtu Abdullah ibn Amr ibn Asi-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell se i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë : ” Për agjëruesit kur çel iftar ka një dua e cila nuk i refuzohet.” Abdullahu kur çelte iftar thoshte: O Allah të lutem ty me mëshirën tënde e cila përfshin çdo gjë të më falësh mua.[10]
13 – Mekruhet, (gjërat e urejtura) gjatë agjërimit :
Për agjëruesin ka disa gjëra që janë të uryera ti kryen besimtari të cilat mund të çojnë deri në prishjen e agjërimit edhe pse esenca është se gjërat e papëlqyera nuk e prishin agjërimin, e ata janë si në vijim :
1. Teprimi i të futurit ujë në gojë dhe hundë gjatë marjes së abdesit – kjo marë nga fjala e të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ku thotë : ” Fut ujë në gojë mirë gjatë abdesti përveç se kur je i agjërueshëm.”[11] Kështu nga frika që mos ti shkon uji poshtë në fyt dhe t’ia prish agjërimin.
2. Puthja për atë i cili nuk mund ta përmban veten nga epshi – e njejta vlen për prekjen, ledhatimet, përqafimet me gruan.
3. Shikimi me gruan tënde me sy epshi si dhe të menduarit për marëdhëniet intime.
4. Ta shijosh shijen e ushqimit pa nevojë madje edhe nëse nuk e çon teposhtë në fyt.
5. Përtypja e diçkahit nga frika se mos i depërton në fyt.
Dr. Seid el Vehf el-Kahtani
Përktheu: Nexhat Ceka
[1] Mutefekun alejhi.
[2] Transmeton Ebu Davudi, Tirmidhiu e të tjerë kurse hadithi është sahih.
[3] Transmeton Muslimi.
[4] Suretu Bekare,ajeti :187.
[5] Mutefekun alejhi.
[6] Transmeton Ahmedi kurse hadithi është sahih.
[7] Mutefekun alejhi.
[8] Transmeton Ahmedi, Ebu Davudi, Tirmidhiu kurse hadithi është hasen.
[9] Transmeton Bejhakiu në “Shuabul-iman” dhe të tjerë kurse hadithi është i saktë.
[10] Transmeton Ibn Maxhe, Busejriu në “Zevaid” thotë: Zinxhiri i hadithit është sahih.
[11] Transmeton Ebu Davudi, Tirmidhiu, Nesaiu e të tjerë kurse hadithi është sahih