Shtyllat – ruknet e namazit – 3

Namazi-43Shtyllat – ruknet e namazit :

Namazi i ka shtyllat e tij apo ndryshe thënë farzet e tij dhe në qoftë se njërën prej shtyllave nuk e kryen besimtari gjatë faljes së namazit të tij namazi i tij prishet. Shtyllat e namazit janë si në vijim :

1. Nijeti – është vendosja me zemër për ta falur namazin e caktuar, sepse i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë : ” Veprat janë sipas qëllimit dhe secilit i takon ajo çfarë ka pasur për qëllim.” nijetin e bën para se ti ngren duart ose duke marë tekbir “tekbirul ihram”, nuk prish punë në qoftë se e bën nijetin pak përpara se ti ngren duartë.

2. Tekbirul-ihram(fillestar) – bëhet duke e shqiptuar fjalën “Allahu ekber” pasi që ka thënë i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të : ” Çelësi i namazit është abdesti, ndalesa e tij është tekbiri kurse lejesa e saj është salami.”

3. Kijami (qëndrimi në këmbë) – kjo vlen në farze pasi që Allahu thotë në Kuran : ” Ruani namazet (duke i falur në kohën e vet) dhe namazin e mesëm dhe qëndroni në këmbë për Allahun me respekt.” Dhe fjala e të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, drejtuar Imran ibn Husejnit kur i thotë : ” Falu në këmbë, e në qoftë se s’ke mundësi atëherë ulur e në qoftë se ske edhe kështu mundësi atëherë mbështetur (shtrirë).”

4. Leximi i sures Fatiha në çdo rekatë – kjo qoftë ne namazet farz apo në ato nafile pasi që i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë : ” Nuk ka namaz ai i cili nuk e lexon suren Fatiha.”

5. Rukuja – me pajtimin e gjithë dijetarëve pasi që Allahu thotë në Kuran : ” O ju që keni besuar, bëni ruku dhe sexhde, adhuronie Allahun dhe bëni punë të mira që të shpëtoni.” Gjithashtu është edhe fjala e të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, kur e urdhëron personin që nuk është falë si duhet ta përsëris namazin ku ndërmjet tjerave i thotë : “…pastaj bjer në ruku derisa të qetësohesh në ruku…”

6. Ngritja prej rukuje –i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, në po këtë hadith të njeriut që nuk u fal siç duhet ka thënë : ” …pastaj çohu prej rukusë derisa të drejtohesh në këmbë…”

7. Drejtimi mirë gjatë qëndrimit në këmbë i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, në hadithin e njeriut i cili nuk u fal siç duhet thotë : ” Pastaj çohu prej rukusë derisa të drejtohesh në këmbë…” dhe hadithi tjetër i tij ku thotë : ” Allahu nuk shikon në namazin e një personi i cili nuk e drejton shpinën e tij ndërmjet rukusë dhe sexhdes së tij.”

8. Sexhdeja – për këtë është argument fjala e të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, që i thotë njeriut që nuk u fal siç duhet : ”…pastaj bjer në sexhde derisa të qetësohesh në sexhde…”

9. Ngritja prej sexhdes – pasi që i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të,po në hadithin e personit që nuk u fal siç duhet, thotë : ”…pastaj çohu prej sexhdes derisa të qetësohesh ulur…”

10. Ulja ndërmjet dy sexhdeve – i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ka thënë : ” Allahu nuk shikon në namazin e atij personi i cili nuk e drejton shpinën e tij ndërmjet rukusë së tij dhe sexhdes së tij.”
11. Qetësimi në ruku, sexhde, kijam dhe në uljen ndërmjet dy sexhdeve –i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ka thënë në hadithin e njeriut që nuk u fal siç duhet : ”…derisa të qetësohesh…” pra ia ka potencuar qetësimin në namaz gjatë rukusë, sexhdes, kijamit dhe gjatë uljes ndërmjet sexhdeve.
Qetësimi – tumenine, është qëndrimi në ruku, sexhde, kijam apo uljes duke u qetësuar në një interval kohorë aq sa të ketë mundësi të thotë : Subhane rabiel-adhim një herë kurse çfarë shton më shumë se një herë ajo është sunet.

12. Ulja në teshehudin e fundit bashkë me teshehudin (etehijatun) – Sa i përket teshehudit të fundit bazohemi në fjalën e Ibn Mesudit-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili thotë : para se të bëhet farz teshehudi thonim : Es-selamu ala-Allahi es-selamu ala xhibril ve mikaile, kurse i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, na tha : ” Mos thoni ashtu sepse Allahu është Eselamu, mirëpo thoni: Etehijatu lilahi vesalavatu vetajibatu eselamu alejke ejuhen nebiju ve rahmetullahi ve berekatuhu eselamu alejna ve ala ibadilahi-salihin eshhedu en la ilahe ilallah ve eshhedu ene Muhameden abduhu ve resuluhu.” Gjithashtu është edhe hadithi tjetër në të cilin thuhet : ” Kur të ulet dikush prej jush në namaz le të thotë: Etehijatu lilahi ve salavatu ve tajibatu…” Kurse sa i përket uljes ajo është shtyllë e namazit sepse teshehudi i fundit është shtyllë nga shtyllat e namazit.

13. Selami – i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë : ” Çelësi i namazit është abdesti, ndalesa e tij është tekbiri dhe lejimi i tij është salami.”

14. Rënditja ndërmjet shtyllave të namazit – p.sh. nuk mund të lexohet sureja fatiha para tekbirit fillestarë dhe nuk mundet që të shkohet në sexhde para se me shkuar në ruku, pasi që i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë : ” Faluni ashtu siç më keni parë mua duke u falur.” E në qoftë se prishet rënditja e farzeve të namazit dhe nuk falet ashtu siç është falur i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, duke e kryer njërën para tjetrës apo duke e lënë njërën pas tjetrës, namazi prishet.

Shkëputur nga libri “Pesë kushtet e fesë”
Redaktues: Shejh Abdullah ibn Xhibrin-Allahu e mëshiroftë
Përktheu: Nexhat Ceka

You may also like...