Shuarja e nxehtësisë së fatkeqësisë – 2

1Shuarja e nxehtësisë së fatkeqësisë – 2

9 – Allahu i shpërblen durimtarët me më shumë se sa kanë vepruar, Allahu në Kuran thotë: ”Ajo që e keni pranë vetes është e përkohshme, e ajo që është te Allahu është e përjetshme. E Ne do t’ua japim atyre që ishin të durueshëm shpërblimin më të mirë të asaj që vepruan[1].

Betim nga Zoti i lartësuar, në të ka përforcim me shkronjën “lam” se me të vërtet Allahu do ti shpërblen durimtarët me veprën më të mirë të tyre, ndërsa një vepër e mirë shumfishohet dhjetëfish, deri në 700-fish, madje edhe me shumë se kaq, Allahu nuk e humb veprën e mirë të atij që e vepron, mirëpo ua fal edhe të këqijat e tyre që i kanë vepraur[2].

Sa bukur i rëndit vargjet Ebu Ja’la El-Museli ku thotë:

E kam nga përvoja sepse ditët janë përvojë

sepse durimi e ka përfundimin me rrezulltat të lavdëruar

pak janë ata njerëz që mundohen për diçka,

mirëpo kur ia bashkangjet asaj durimn arrinë shumë[3].

10 – Çfarë thuhet gjatë sprovave, shpërblimi i madh për to:

Nëna e besimtarëve Umu Seleme-Allahu qoftë i kënaqur prej saj, e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut-paqa dhe mëshira e Allahu qoftë mbi të, duke thënë: “Këdo që e godet ndonjë sprovë dhe thotë: Ne jemi të Allahut dhe tek Ai do të kthehemi, O Allah ma lehtëso këtë sprovë, dhe ma zavendëso me diçka më të mirë se kjo, vetëm se Allahu këtë person do ta shpërblen për këtë sprovë që e ka kapluar, si dhe do t’ja zavendëson me diçka më të mirë se ajo”. Umu Seleme-Allahu qoftë i kënaqur prej saj, vazhdon dhe thotë: Kur ndrojë jetë burri im Ebu Seleme, thash ashtu siç më porositi i Dërguari i Allahut, e luta Allahu që këtë të ma zavendëson me diça më të mirë. Porse thash në vete e kush mund ta zavendëson Ebu Selemen si bashkshortë i imi, mirëpo isha gabim, sepse Allahu ma zavendësoj atë me të Dërguarin e Allahut-paqa dhe mëshira e Allahu qoftë mbi të, dhe u martova me të.

Një version tjetër të këtij hadithi qëndron: “Çdo besimtarë që e kaplon ndonjë fatkeqësi dhe ai thotë çfarë e ka urdhëruar Allahu: Ne jemi të Allahut dhe tek Ai do të kthehemi, o Allah më shpërble për këtë fatkeqësi dhe ma zavendëso këtë me diçka më të mirë se kjo… ”[4]. Kurse në versionin e Ibnu Maxhes qëndron: “Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi, o Allah tek ti shpresoj që të më shpërblesh për këtë fatkeqësi, më shpërble për të dhe ma zavendëso me diçka më të mirë se kjo[5].

Ebu Musa el-Eshariu-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell se i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Kur të vdes fëmiju i një robit, Allahu u thotë melaikeve të Tij: A ja nxorët shpirtin fëmijës së robit Tim?- Ata thonë: Po.- A ja morët shpirtin loçkës së zemrës së tij?- Thonë: Po.- Thotë: E çfarë tha robi im?- Thonë:  Të falenderoj dhe tha: Të Allahut jemi dhe tek ai do të kthehemi. – Thotë Allahu: Ndërtojani atij një shtëpi në xhenet dhe emërtojeni atë shtëpi, “Shtëpia e falenderimit”[6].

Ibn Nasirudin Dimashkiu-Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

Caktimi rrjedh e në të ka mirësi të shumta,

për besimtarin që ka besim të fortë në Allahun

e jo për atë që është i pakujdesshëm,

poqëse atij i vjen ndonjë gëzim apo pikëllim,

në të dy rastet thotë falenderimi i takon Allahut[7].

 

11Për atë i cili bën durim kur i vdes i dashuri më i afërt i tij, ka shpërblim të madh, madje shpërblimet e xhenetit në këto rethana mund të fitohen lehtë porse duke shpresuar bindshëm në shpërblimet që i ka premtuar Allahu. Ebu Hurejra-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, transmeton se i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahu qoftë mbi të, ka thënë: “Allahu i Lartësuar thotë: Kur ndonjërit nga robrit e mi ia mar më të dashurit në sipërfaqen e tokës dhe ai shpreson në shërblimin Tim, atij si shpërblim ia fali xhenetin[8]. Fjala e Allahut “si shpërblim” e ka për qëllim sevapin, ndërsa fjala “kur ia marr të dashurin e tij” ai është i dashuri më i pastër për të si: Fëmiju, vëllau dhe çdo kënd që e dashuron njeriu ndërsa “marje” është për qëllim marja e shpirtit, pra vdekjen, fjala e tij-paqa dhe mëshira e Allahu qoftë mbi të, “pastaj ai shpreson në shpërblimin tim, atëherë e fitom Xhenetin” këtu për qëllim është, ai i cili bën durim për atë që e ka humbur dhe shpreson që Allahu ta shpërblen me shpërlime për durimin e tij, ndërsa shpresa është të pret shpërblimin e Allahut sinqerisht.

Pjesa argumentuese nga hadithi është: “safiji” të dalluar që është më i përgjithshëm se sa fëmiju apo dikush tjetër, ndërsa këtë shpërblim e fiton ai të cilit i vdes dikush më i dalluar tek ai dhe ai shpreson nga Allahu[9].

E kam dëgjuar Ibn Bazin-Allahu e mëshiroftë, duke thënë: “Safiji” është i dashuri i tij si: fëmija, babai, nëna, apo gruaja e tij[10].

12- Njerëzit më të sprovuar janë pejgamberët e Allahut,pastaj ata që i pasojnë më shumë ata, pastaj ata që vinë pas tyre e kështu me rradhë, bazuar në hadithin e Musab ibn Sadij-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili transmeton nga babai i tij se ka thënë: O i Dërguari i Allahut cilët njerëz sprovohen ma shumë?- Tha: ”Pejgamberët, pastaj ata të cilët i pasojnë ata, pastaj të tjerët e kështu me rradhë, njeriu sprovohet sipas asaj se sa është i fortë në fe, poqëse është i fortë në fe i shtohen sprovat, poqëse është më i dobët në fe sprovohet sipas forcës që e ka në fe, kështu që Allahu e sprovon robin e tij derisa ta bën atë që të ec pa mëkate mbi tokë[11].

Këta ma shumë sprovohen me belatë dhe fatkeqësitë e mëdhaja sepse janë të parët, poashtu edhe umetit të tij do ti vinë sprova diçka nga këto, kështu që atij që e godasin më shumë sprova bëhet ma i përulur dhe më i nënshtruar ndaj Allahut, fjala e tij “pastaj ata që vinë pas tij” e ka për qëllim njerëzit më të mirë që vinë pas profetëve, prandaj sa më shumë njeriu që i afrohet Allahut sprovat i ka më të rrenda, kështu që ta ketë shpërblimin më të madh. Fjala “poqëse është në fenë e tij i mirë“ d.m.th. i fortë në fe “i shtohen sprovat” në numër dhe lloj “kështu që nuk ndalen sprovat për të” d.m.th. janë të pashmangshme, vin njëra pas tjetrës[12].

Ajo që e sqaron dhe e qartëson më shumë këtë fenomen është hadithi i Ebu Hurejres-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili përcjell se i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Ndodh që njeriu ta arij pozitë tek Zoti i tij, jo me veprën e tij, porse atë Allahu e sprovon pandërprerë në atë që ai e urren derisa ai ta arrin atë pozitë[13].

13- Kush sprovohet me më shumë belaja e ka shpërblimin më të madh dhe më të plotë, kjo bazuar në hadithin e Enesit-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili përcjell se i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Shpërblimi më i madh arrihet me kaplimin e sprovave të mëdha, si dhe kur Allahu e do një popull Ai i i sprovon ata, kush pajtohet me të për ta ka kënaqësi, ndërsa kush hidhërohet për to, për ata ka hidhërim[14].

Qëllimi i nxitjes për të bërë durim në sprova është pas ndodhjes së tyre, dhe nuk e ka për qëllim ti kërkon sprovat, sepse jemi të ndaluar të kërkojmë një gjë të tillë, pra ai i cili është i pajtuar me atë që e ka sprovuar Allahu, për këtë fiton kënaqësinë e Allahut me shpërblim nga Ai, ndërsa kush hidhërohet d.m.th, e urren sprovën që vjen nga Allahu dhe del prej kontrolle dhe nuk është i kënaqur me caktimin e Allahut, për këtë njeri ka hidhërim nga Allahu dhe dënim të dhimbshëm, sepse kush bën keq dënohet për të[15].

Gjithashtu durimi është shkëlqim, siç ka thënë i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Durimi është shkëlqim[16]

Me shkëlqim është për qëllim drita e cila ka një nxehtësi si nxehtësia e diellit, të kundërtën e hënës e cila vetëm shëndrit pa nxehtësi, për derisa durimi është diçka e rëndë për shpirtin, i cili e mundon shpirtin, është burgim, përmbatje nga epshi, atëherë kjo jep shkëlqim[17].

Për këtë arsye Allahu e di më së miri, durimtarëve ju jep shpërblim pa hesap dhe kjo me mëshirën e Allahut.

Shkëputur nga libri “Shuarja e nxehtësisë së fatkeqësive”

Autor: Seid ibn Alij ibn Vehf El-Kahtani

Përktheu: Nexhat Ceka

 

[1] Nahl:96.

[2] Tefsir Ibn Kethir fq.753 , Tefsir Es-Sadij fq. 449.

[3] Shiko: Sabrul-xhemil të autorit Selim Hilali fq. 15-16.

[4] Transmeton Musilmi nr. 918.

[5] Transmeton Ibn Maxhe nr.1598 , këtë hadith shejh Albani e ka vërtetuar në librin “Sahih ibn Maxheh” 1/267, esenca e hadithit është në sahihun e Muslimit.

[6] Transmeton Tirmidhiu nr. 1021.

[7] Berdul Ekbad inde fakdil-Evlad fq.17.

[8] Transmeton Buhariu nr.6424

[9] Fethul bari” Ibn Haxheri 11/242-243

[10] Këto fjalë i kam ndëgjuar nga ai në “Takrir ala Sahih el-Buhari”, hadithi me nr.6424 në sabahun e ditës së diell me datë: 14/10/1419 H në xhaminë El-Kebir në Rijad.

[11] Transmeton Tirmidhiu nr. 2398, dhe thotë se Hadithi është i mirë dhe i saktë, transmeton Ibn Maxheh nr. 4023, shejh Albani e ka bë këtë hadith të mirë në “Sahih et-Tirmidhi” 2/565 , dhe në “Sahih Ibn Maxheh”, 2/371 dhe në “Silsilet Ehadith es-Sahiha” nr. 143.

[12] Tuhfetul-Ahfedhij, Mubarekfuri, 7/78-79.

[13] Trasmeton Ebu Jala ibn Hiban, Shejh Albani e bën këtë hadith të mirë në “Silsiletu haditha es-Sahiha nr. 1599.

[14] Transmeton Tirmidhiu nr,2396, Ibn Maxheh nr. 4031, shejh Albani hadithin e bën të mirë në “Sahih sunen et-Tirmidhi” 2/564 , “Sahih Ibn Maxheh” 2/373 , si dhe në “Silsiletu ehaditha es-sahiha” nr. 146.

[15] Tuhfetul Ahvedhij, Mubarekfuri 7/77.

[16] Transmeton Muslimi nr. 223.

[17] “Xhamiul-Ulumi vel-Hikem” të Ibn Rexhebit, 2/24-25.

You may also like...