Si bëhet agjërimi i gjashtë ditëve të muajit Sheval

1 - Pyetje-pergjigjetSi bëhet agjërimi i gjashtë ditëve të muajit Sheval

Pyetja: Si bëhet agjërimi i gjashtë ditëve të muajit Sheval?

Përgjigje: Falenderimi i takon Allahut paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të Dërguarin e Allahut mbi familjen dhe shokët e tij më pas:

Agjërimi i gjashtë ditëve të Shevalit është mustehab (i preferuar) dhe ky është mendimi i Shafiut, Ahmedit dhe Davudit si dhe ata që pajtohen me të.Bazuar në :
Imam Muslimi transmeton nga Ebu Ejub El Ensariu, radijall-llahu anhu, i cili tregon se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue sel-lem, ka thënë: “Kush agjëron Ramazanin, pastaj e përcjell me agjërimin e gjashtë ditëve të Shevalit, i regjistrohet sikur të kishte agjëruar tërë vitin”. (Transmeton Ahmedi dhe Muslimi dhe as-habu suneni ).
Lejohet agjërimi i këtyre ditëve pandërprerje rrjesht poashtu lejohet agjërimi i tyre ndaras në fillim të shevalit në mes dhe në fund.
Ibn Kudameja në „el-mugnij“ thotë:“ Nuk ka dallim a i agjëron(6 ditët e shevalit) rresht të gjashtat apo i ndan në fillim të muajit dhe në fund të tij, sepse në hadith ata ceken të përgjithshme dhe jo të caktuara. Poashtu me agjërimin e tyre agjëron 36, bashkë me ramazanin, ndërsa një vepër e mirë llogaritet sa dhijet andaj kjo i llogaritet same agjëruar tërë vitin 360 ditë“
Allahu e di më së miri.

Marrë nga: www.islamweb.net

Shqipëroi: Nexhat Ceka

You may also like...