Si është dispozita lidhur me freskimin për agjëruesin?
Pyetje: Si është dispozita lidhur me freskimin për agjëruesin?
Përgjigje: Të freskuarit e agjëruesit është e lejuar dhe ska gjë të keqe. Resulullahu-salallahu, alejhi ve selem, kur ishte i etur apo kishte nxehte derdhte mbi koken e tij ujë, duke qenë agjërueshëm. Po ashtu ibn Omeri, radijallahu hanu, lagte rrobat e tij me ujë duke qenë agjërueshëm për ta lehtësuar nxetësinë e madhe apo etjen. Të lagurit nuk ndikon gjë në agjërim, sepse nuk është që e cila arrin në lukthë.
Përgjigjet: Muhamed Salih el-Uthejmin
Përktheu: Sejfullah Sejfuli