Si pastrohet i sëmuri (me ujë) – VI

Abdest-5Si pastrohet i sëmuri :

 

  1. Obligohet i sëmuri të pastrohet me ujë dhe të mer abdest prej “hadethit” të vogël, prishësit të abdestit dhe të lahet nga “hadethi” i madh, pra nga xhunubllëku.

 

  1. Në qoftë se nuk mund të pastrohet me ujë për shkak të pamundësisë ,apo frikës së shtimit të sëmundjes apo vonimit të shërimit atëherë mer tejemum.

 

  1. Tejemumi meret : Duke i rënë dheut të pastër me dy duar, me një të rënë,pastaj fërkohet fytyra e pastaj fërkohen duart njëra me tjetrën, e në qoftë se nuk ka mundësi të mar tejemum vetë, atëherë i jep tejemum tjetërkush duke i ra me duar dheut të pastër dhe me to fërkon fytyrën e të sëmurit, më pas ia fërkon duart e të sëmurit, e njejta vlen në qoftë se nuk mund të mer abdest vet, pra i jep abdest tjetërkush.

 

  1. I lejohet të mar abdest për muri apo diçka të pastër që përmban pluhur, e në qoftë se muri është me ngjyrë dhe jo me përbërje nga toka nuk mer tejemum me të, përpos në qoftë se ka pluhur.

 

  1. Në qoftë se muri nuk ka pluhur dhe nuk posedon diçka çfarë ka pluhur, nuk prish punë ta mbaj një mindil me dhe me vete apo ene që të mar tejemum me të.
  2. Në qoftë se mer tejemum për namaz, vazhdon të jetë me tejemum deri në namazin tjetër dhe nuk e përsërit tejemumin për namazin e ardhshëm sepse nuk ka diçka çfarë ia ka prishur tejemumin, kurse është e pëlqyeshme të mar tejemum për çdo namaz.

 

  1. Obligohet i sëmuri ta pastroj trupin e tij prej fëlliqësirave, e në qoftë se nuk ka mundësi atëherë falet ashtu në gjendjen si është ,si dhe namazin e ka të plotë dhe nuk ka nevojë ta përsëris.

 

  1. Obligohet i sëmuri ti pastroj rrobat e tij prej fëlliqësirave, apo ti nxjer dhe të vesh rroba të pastërta, e në qoftë se nuk ka mundësi atëherë falet ashtu siç është, namazin e ka të plotë dhe nuk ka nevojë ta përsëris.

 

  1. Obligohet i sëmuri të falet në vend të pastërt,e në qoftë se është në shtrat të ndyrë me fëlliqësirë e lanë atë apo e ndëron shtratin e tij, e në qoftë se nuk ka mundësi falet në gjendjen ashtu si është dhe namazin e ka të plotë në rregull dhe nuk ka nevojë ta përsëris.

 

Shkëputur nga libri “Pesë kushtet e fesë”
Redaktues: Shejh Abdullah ibn Xhibrin-Allahu e mëshiroftë
Përktheu: Nexhat Ceka

 

You may also like...