Si ta kontrollojmë vetveten pas muajit të Ramazanit – (II)

Foto-3Falenderimi i takon Allahut, paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Tij, Muhamedin mbi familjen e tij të ndershme e të pastër, mbi shokët e tij besnik dhe fisnik dhe mbi të gjithë ata që ndoqën, ndjekin dhe do ta ndjekin në të ardhmen rrugën që skicoi i Dërguari ynë deri në ditën e gjykimit.

Në vijim…

Pika e pestë: Ti ke mundësi…

Muaji i ramazanit siç mund ta logjikojmë vëllezër ësht ai i cili na e bën të qartë se ne kemi mundësi të jemi të përqendruar ne fenë e Allahut pra të kapur fortë për litarin e Allahut xh.sh., kemi mundësi të largohemi nga të këqijat , të ruajmë namazet duke i falur ato pa perjashtim madje edhe me xhemat , si dhe mundemi të rrijmë pa duhan për një kohë shumë të gjatë nese je prej tyre që akoma nuk i ke thënë: Stop vetëshkatërimit! POR sa mund te përfitosh ti nga ky muaji i virtyteve varet prej teje!

Pika e gjashtë: Disa vepra të këqija të përhapura gjatë bajramit!

Përzierja e grave me burrat e huaj nëpër shtepia gjatë vizitave, në manifestime apo argëtime të ndryshme që organizohen posaqërisht për shkak të festës së Bajramit!

Përshëndetja e gravë të huaja për dore , kurse resulullahu s.a.v.s. siç dihet gjatë besatimit të tyre ndaj fesë islame që ishte një vepër tepër e madhe në islam, në krahasim nga burrat-sahabët atë e bënte vetëm duke u besatuar duke mos ua dhënë dorën siç bënte me sahabaët, madje në një hadith të tij për këtë ka thënë:” Më mirë për ndonjërin prej jush do të ishte që të shpohej nga koka me vide(gozhde) të hekurt se sa të prek dorën e ndonjë gruaje të huaj të cilën nuk e ka të lejuar(hallall).”(Shejh Albani e ka klasifikuar këtë hadith si të vërtetë në Sahihul-xhami nr.5045)

Gjithashtu resulullahu s.a.v.s. ka thënë:” Unë nuk i përshëndes për dore gratë.” Që do të thotë se kjo është një rregull për çdo besimtarë që pason synetin e resulullahut s.a.v.s. sepse siç dihet Allahu xh.sh. thotë në Kur’anin fisnik:” Ju shembullin tuaj e keni tek i dërguari juaj…”

Kurse nga Aisha r.a. transmetohet se ka thënë : I dërguari i Allahut asnjëherë nuk ka prek dorë të një gruaje të huaj për të.

Neglizhenca apo pakujdesia në faljen e namazeve gjatë ditës për shkak të vizitave në farefis apo në mbivlerësimin e namazit të Bajramit i cili është synet mbi atë të sabahut i cili është farzë etj.

Kalimi i kohës në dëfrim dhe argëtim të ndaluar haram duke gjykuar se është festë dhe se festa kështu duhet manifestuar sikurse e bëjnë jobesimtarët, kurse neve na ka mësuar resulullahu s.a.v.s. edhe në festat tona se si të sillemi e si pasoje duke qenë të pakujdesshëm ndaj përmendjes dhe falenderimit të Allahut xh.sh. që na mundësoj ta fillojmë dhe ta mbarojmë agjërimin gjatë ramazanit.

Harxhimet e tepërta siç janë ato në rroba një ditë përpara festës së Bajramit , apo edhe në dëfrime dhe argëtime të ndryshme të ndaluara , dhurata të ndryshmë në familje apo edhe më larg duke anashkaluar sadakul fitret që u takojnë të varfërve që edhe ata ta përjetojnë këtë ditë festë ngjajshëm me ne, me ushqim dhe pije e të gëzuar dhe të lumtur siç janë pjesa tjetër e besimtarëve.

A thua vallë kështu besimtari është falenderues ndaj begative të Allahut xh.sh., apo mos vallë kështu duhet ta përfundojmë këtë muaj , jo asesi kështu besimtari nuk mund të jetë falenderues ndaj Zotit tij Bujar, madje këto nuk janë dhe nga shenjat që tregojnë se atij besimtari i janë pranuar veprat e tij gjatë muajit të ramazanit, por kjo nga njëra anë është mohim i të miravë të Allahut xh.sh. e lusim Allahun xh.sh. që të na ruaj nga këto tradita të përhapura gabim në mesin tonë sepse besimtarë i vërtetë është ai besimtarë i cili gëzohet në festën e Bajramit duke e falenderuar Allahun xh.sh. ngase Ai xh.sh. ia mundësoj këtij të fundit plotësimin e agjërimit me sukses pa vështirësi, madje ai vazhdon duke e lutur Allahun xh.sh. i frikësuar që Ai ti ja pranon agjërimin e tij ashtu siç kanë vepruar sahabët – të parët tonë të mirë.

Ndërsa nga shenjat e pranimit të veprës është ta shohësh robin në gjendje më të mirë para veprimit të asaj vepre dhe të shihet në të vullnet për të respektuar urdhërat e Allahut xh.sh. e për këtë Allahu xh.sh. thotë në Kur’an:” Nëse falenderoni do tua shtojmë të mirat.”(Ibrahim:7) E kjo do të thotë do tua shtojmë të mirat materiale dhe shpirtërore e kjo nuk përjshton edhe shtimin e imanit-besimit qe rezulton me shtimin e veprave të mira.

Për këtë shkak kur robi është falenderues ndaj Zotit të tij ashtu siç duhet do ta shohim se si Allahu xh.sh. do ti ndihmon atij për ë bërë vepra të mira dhe të jetë i bindur ndaj tij në të njejtën kohë e bën që ai të ketë sukses në largimin nga mëkatet e selefët-të parët tonë të mirë për këtë, pra për shukrin-falenderimin kanë thënë se shukri është lënia e mëkateve.

Pika e shtatë: Muslimanët dhe festa e Bajramit

Përkujto vëlla i dashur veten tënde madje bashkë dhe për familjen tënde se ti jeton me ata një jetë në paqë, liri e siguri. Kujto vëllezërit e tu në skaje të ndryshme të botës për të cilët festa e bajramit nuk ua kalon shijen e mërzisë dhe nuk ua shëron plagët e pashëruara që i kanë goditur ata në mënyra të ndryshme, madje disa prej tyre janë në gjendje shumë të rënde për të cilën nuk di gjë veçse Allahu xh.sh. Disa prej tyre nuk e njohin në jetë e tyre fjalën”liri”, dikush prej vëllezërve tonë apo motravë tona mundet që me vite vuajnë nga uria, etja, sëmundja apo edhe nga mungesa e kushteve minimale jetësorë si pasojë e luftërave të vazhdueshme që bëhen në vendet e tyre, madje disa prej tyre jetojnë porse ato në sytë e njerëzve janë si një plaçkë e cila nuk ka kurfarë vlere, as nuk ruhen premtimet që u jepen e as nuk nuk kanë ndonjë të drejtë për tu ankuar për veshtirësitë e tyre…Tani ti krahasohu me ta, ku je ti me ata?! Prandaj duhet medituar rreth mirësive me të cilat ty të ka furnizuar Allahu xh.sh., vallë a nuk duhet të jesh mirënjohës?!

Pika e tetë: Kush gëzohet me Bajramin?

Vërejmë se si të gjithë gëzohen me rastin e festës së Bajramit por vallë kush e meriton sinqerisht të kënaqet me të? Festa e Bajramit o ti i nderuar nuk është për atë i cili është veshur me rroba të reja e as për atë i cili ka tubuar shumë pasuri dhe atë ditë atë e demonstron në mënyra të ndryshme por është për atë i cili ishte i bindur ndaj Allahut xh.sh. dhe vazhdon po në të njejtën mënyre edhe në ditën e Bajramit dhe ka për qëllim që të vazhdoj në këtë mënyre edhe pas ramazanit.

Gjithashtu është për atë person i cili për të nuk ka dallim koha sepse ëai gjithnjë mundohet të jetë i pregatitur për vdekjen , është për atë person i cili shpëtoi me kënaqësinë e Mëshiruesit dhe ariti kulminacionin e kënaqësive shpirtërore në muajin që kaloi përmes adhurimeve e kjo e bën të mundur që fytyra e tij të duket e bukur dhe fisnike në këtë botë e në veçanti në ditën e premtuar me shpresë të Allahu xh.sh., pra në ditën e gjykimit.

E lusim Allahun xh.sh. që të na bëj të shohim me sytë tonë festa shumë më të mira se ky Bajram në të ardhmen si për neve ashtu edhe për gjithë muslimanët në mbarë botën , e lusim Allahun xh.sh. të na i pranoj veprat tona, të na bëj banorë të xhenetit Firdeus e të na mbroj nga ndëshkimi në zjarrin e xhehenemi.

Përfundim: Shpejto në punë të mira e gjatë bajramit e të jesh midis shpresës dhe frikës, duke mos haruar se çdo herë duhet medituar se a na janë pranur veprat tona të mira, e duke mos haruar ditën kur do të dalim përpara Allahut xh.sh. për të dhënë llogari, e atë ditë nuk do të ketë që më të rëndësishme për neve se sa veprat e mira e të sinqerta për Allahun xh.sh, atë ditë kur disa fytyra do të jenë të ndriçuara e disa të nxira, disa të lumtur e disa të dëshpëruar, disa presin shperblimin e premtuar e disa presin ndëshkimit e merituar, disa janë të lumtur e disa të hidhëruar…

Paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi Muhamedin s.a.v.s. mbi familjen e tij, shokët e tij dhe mbi gjithë ata që pasuan, pasojnë dhe do të pasojnë rrugën e tij deri në ditën e gjykimit.

Përktheu dhe përshtati: Nexhat Ceka

You may also like...