Si të jemi të suksesshëm në thirrjen islame

10SI TË JEMI TË SUKSESSHËM GJATË THIRRJES(DAVETIT) NË ISLAM!

Pyetje;
Cilat janë kushtet e realizimit të thirjes(davetit) së suksesshme në Islam!?

Përgjigje;
Falënderimi i takon vetëm Allahut, xhele ue ala, ndërsa përshëndetjet tona qofshin mbi Muhamedin alejhi selam, familjen e tij dhe shokët e tij.

Dhe më pas;
Prej kushteve të suksesit në thirrjen islame janë edhe; Pajisja me diturinë e sheriatit, njohja e gjendjes së atyre që i thirrë në islam, si dhe thirrësi duhet të jetë syçel dhe me argumente të qarta gjatë thirrjes së tij.

Allahu xhele ue ala, thotë;

Thuaj: “Kjo është rruga ime, unë thërras (në besimin) e Allahut, duke pasur argumente të qarta, unë dhe çdonjëri që më pason mua.”
(Jusuf: 108 ).

Njashtu, prej kushteve të realizimit të thirrjes së suksesshme është edhe gradualiteti gjatë thirrjes, duke filluar nga gjërat më me rëndësi, mu ashtu siç e urdhëroi Pejgamberi salallahu alejhi ue selem, Muadhin radijAllahu anhu kur e dërgoi në Jemen.

Pra, kur Pejgamberi salallahu alejhi ue selem e dërgoi Muadhin radijAllahu anhu në Jemen i tha atij;
” Vërtetë ti je duke shkuar tek nje popull, të cilët janë ithtarë të librit (të krishterë) andaj le të jetë gjëja e parë në të cilën ti i thërret ata: Dëshmia se nuk zot të adhuruar me meritë(me të drejtë) përveq Allahut xhele ue ala, dhe se unë jam i dërguar i Allahut.
Nëse të respektojnë në këtë(që i thërret) ,atëherë mësoi ata se Allahu ua ka obliguar lëmoshën,e cila mirret nga të pasuritë e tyre dhe iu shpërndahet të verfërve të tyre.
Nëse (edhe ) në këtë të respektojnë(të përgjigjen) atëherë merrë prej tyre dhe ke kujdes nga pasuritë e çmuara tek ata.
Poashtu ke kujdes nga duaja e atij që i është bërë padrejtesi, sepse në mes saj (duasë) dhe Allahut nuk ka perde (pengesë)”.
(Mutefekun alejhi; Buhariu dhe Muslimi).

Prej kushteve të realizimit të thirrjes së suksesshme në Islam, është edhe urtësia gjatë thirrjes, këshilla e butë dhe e mirë, largimi nga ashpërsia, të shikuarit e kohës dhe vendit të përshtatshëm gjatë periudhës së thirrjes.

Njëra prej kushteve kyçe në suksesin e thirrjes në islam është edhe sabri apo durimi gjatë thirrjes.
Patjetër, thirrësi islam duhet të pajiset me durim, qoftë të durojë gjatë thirrjes apo edhe gjatë momenteve kur dikush e ofendon apo synon ta pengojë thirrjen e tij.

Dhe, po e përmbyllim me këtë kusht;
Thirrësi Islam duhet të jetë në përputhje me atë që thërret.
Pra, mos të bie ndesh me thirrjen e tij.
Thërret njerëzit në ndonjë punë, ndërsa vetë nuk e praktikon atë apo e neglizhon në tërësi.
Le ta dijë mirë thirrësi islam se njerëzit nuk duan shumë fjalë, por ata duan të shohin praktikë tek thirrësi.
Pra, tek populli vlenë më shumë puna sesa fjalët e shumta.

Allahu xhele ue ala, thotë;
” Vallë, a po i urdhëroni ju njerëzit që të bëjnë të mira, e veten po e harroni, ju që e mësoni Librin?
A nuk po mblidhni mend?”
(El Bekare: 44 ).

Ka edhe kushte shumë të tjera për t’u realizuar një thirrje e suksesshme në Islam, mirëpo ne në këtë shkrim do të mjaftohemi me këto kushte.

Allahu e dinë më së miri.

Burimi;
Islamweb
rubrika: fetvatë

Koha e fetvasë;
15.10.1427hixhrij
07.11.2006

Nr. i Fetvasë; 78403

nga arabishtja;
Suad B. Shabani

You may also like...