Si ta kontrollojmë vetveten pas muajit të Ramazanit – (I)

Foto-2

Falenderimet i takojnë Allahut xh.sh. Zotit të botrave kurse salavatet dhe selamet qpfshin mbi Muhamedin s.a.v.s. , pejgamberin më fisnik ndaj pejgambeëve tjerë dhe të të dërguarve tjerë , udhëheqsin e fytyrave të ndritura ditën e gjykimit , mbi shokët e tij dhe mbi gjithë ata që e ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit , e në vijim:

E lusim Allahun e madhëruar të na i pranon veprat tona të mira e të na mundëson që muajin e ramazanit ta arijmë për shumë vjet , që të na bëj Allahu nga ata të cilët ecin krenar me teshën e besimit (imanit) në jetën e tyrë reflektojnë lumturi dhe janë në shpirtrat e tyre të qetë.

Vëlla musliman do ti cekim tetë pika , ku do të ndalemi tek ata , unë bashkë me ty gjatë bajramit , kësaj feste madhështore duke pasur për qëllim ruajtjen e veprave që i kemi punuar gjatë muajit ramazanit edhe pas tij në shpirtrat tanë dhe ndoshta me këtë do të motivohemi shpirtërisht që të freskojmë imanin tonë dhe ta mbajmë në këtë gjendje edhe pas muajit të ramazanit të freskët e aktiv në rrugën e Allahut xh.sh.

Pika e parë: Llogaritja e vetvetes

Vëlla i nderuar do të ishte shumë meritë e madhe sikur çdo musliman si cili ka frikë Allahun xh.sh. të ndalet dhe ti bëj vetevetes një llogari pas mbarimit të këtij muaji të agjërimit , sepse llogaritja e vetvetes është një nga metodat më efikase dhe më të suksesshme për shërimin e zemrës dhe nxitjen e saj për në hajr (në vepra të mira). Pra neve sa u përshëndetëm më këtë muaj të bekuar , me ditët e tij të bukura , me netët e tij që na ofronin një qetësi shpirtërore , e përcollëm dhe kaloi mirëpo nuk dihet se a do ta arijme edhe vitin tjetër?

E përcollëm dhe kaloi ndërsa ne kemi mbetur të lidhur peng nga ajo të cilën e përcollëm , nga e mira e saj apo e keqja e saj që na iku e nuk e shfrytëzuam.

Vallë a dolëm nga ky muaj duke perfituar nga ai shenjat e devotshmërisë?

Vallë a e ushtruam veten tonë me durim , luftë me epshin duke bërë vepra të mira dhe duke u larguar nga të këqijat , duke pasur me këtë për qëllim kenaqsinë e Allahut xh.sh. dhe se a ia aritëm qëllimit në këtë drejtim dhe kështu ti a dorëzojmë shpirtrat tonë vetëm Allahut të botrave?

Vallë a mos i mëshiruam të varfërit pasi që edhe ne e shijuam urinë nga e cila vuan çdo i varfër qoftë ajo etje apo uri?

Vallë a u përpoqëm të bëjmë luftë me epshet tona dhe më shpirtrat tonë dhe a ia dolëm kundrejt tyre fitimtarë , apo mos vallë na fituan ata neve?

Vallë a aritëm ti mbrojmë zemrat tona nga shpirtligësia , smira (hasedi) , xhelozia , urrejtja , hidhërimi me vëllezërit tonë musliman që kështu me ta të hapim fleta të reja e të bardha duke i mbushur ata me dashuri , mëshirë , lidhje të fuqishme me njërio tjetrin e këshut me radhë! Apo edhe pyetje tjera që mund të na vin ndër mend pas këtij muaji të bgatshëm.

Pika e dytë:”Adhuroje Zotin tënd deri sa të të vij vdekja”

Duhet që njeriu të jetë rob adhurues ndaj Zotit të tij Bujar në mënyrë të vazhdueshme i dorëzuar ndaj urdhërave të Tij , të jetë i vendosur në sheriatin e Tij , i përqendruar në fenë e përkryer të Tij , të mos devijoj nga rruga e vërtetë sikur dhelpra që intrigon dhe gënjen kundërshtarët e saj. Pra të adhuroj Allahun një muaj , e pastaj ta lej adhurimin e tij apo ta adhuroj Allahun në një vend i shtyrë nga rrethanat e ndryshme e në vend tjetër ta lej këtë adhurim , apo të bashkangjitet me një popull që adhuron Allahun e kur ta ndëroj atë vend apo atë shoqëri të distancohet edhe nga adhurimi i Allahut xh.sh. ne i themi jo këtij adhurimi njëherë e mirë! Por duhet të jemi të bindur se Zoti i muajit të ramazanit është edhe Zoti i 11 muajve tjerë dhe është i bindur dhe e din se Allahu është Zoti i të gjithë kohrave nga fillimi i njerëzimit në këtë botë e deri në perfundimin e tij e si pasojë ai çdo herë qëndron në fenë e Allahut i palëkundur deri sa ta takoj atë vdekje e ky është i kënaqur me Allahun xh.sh. dhe Allahu xh.sh. është i kenaqur prej tij.

Allahu xh.sh. thotë:” Ti (o Muhamed) përqendrohu dhe ji i vendosur ashtu siç je i urdhëruar , e bashkë me ty edhe ata që u penduan (nga idhurjtaria)” (Hud:112) , poashtu Ai xh.sh. thotë në Kur’an:” Drejtojuni Atij dhe vetëm prej Tij këkroni falje.”(Fusilet:6) Gjithashtu resulullahu s.a.v.s. ka thënë:” Thuaj: Besova Allahun dhe përqendrohu në të.”(transmeton Muslimi)

Në qoftë se muaji i ramazanit ka mbaruar , agjërimi vullnetar nuk mbaron , siç është agjërimi i gjashtë ditëve të muaji pasardhës Shevval, dita e hënë dhe e enjte, ditët e bardha (ditët me datë 13,14,15 të çdo muaj hënor siç ka ardhur për këto ditë hadithi i resulullahut s.a.v.s.), dita e ashuras , dita e arafatit etj.

Në qoftë se namazi i natës gjatë ramazanit mbaroi , mos të harojmë se namazi i natës është synet dhe i ligjshëm edhe pas ramazanit , pra çdo natë të vitit. Siç thotë Allahu xh.sh. në Kur’an për njerezit që falin namaz natë çdo herë:” Ata ishin të cilët flenin pak gjatë natës.”(Dharijat:17)

Në qoftë se sadakul fitri mbaroi , Zekati obligativ është përsëri valid apo në fuqi , gjithashtu nuk përjashtohet sadakaja vullnetare edhe në muajt tjerë., pra dyert për sadaka vullnetarë janë të hapura çdo herë ,e njejta vlen edhe për xhihadin ndaj epsheve dhe nefseve tona me gjithë kategoritë e tij.

Leximi i Kur’anit nuk është enkas vetëm për muajin e ramazanit porse muslimani duhet që të hartoj një planprogram të vazhdueshëm për leximin e tij vazhdimisht , madje edhe çdo ditë qoftë edhe një faqe vetëm e vetëm që ajo vepër të jetë e vazbdueshme sepse siç ka thënë resulullahu s.a.v.s.”Veprat më të dashura tek Allahu janë ato që janë të vazhdueshme qofshin ato edhe të pakta.

Gjithashtu edhe për veprat e mira , ata bëhen në çfarë do lloj kohe të vitit qoftë , për këtë shkak vëlla i dashur përpiqu për të bërë vepra të cilat të mbajnë afër me Allahun xh.sh. në çdo kohë dhe periudhë dhe ki kujdes ruaju nga përtacia dhe dembellëku , e në qoftë se nuk mundesh të bësh vepra të mira vullnetarë në mënyrë të vazhdueshme atëherë bën çmos që mos i lesh edhe obligimet e urdhëruara nga ana e Allahut xh.sh. , siç janë: Pesë kohrat e namazit duke i falur ata në kohën e tyre mundësisht me xhemat në xhami duke mos i anashkaluar edhe obligimet tjera të detyrueshme.

Mos haro vëlla i dashur se mëkatet që të ishin të ndaluara gjatë ditëve të agjërimit ato janë të ndaluara në çdo kohë , ditë apo natë qoftë, duek filluar nga fjalët apo shprehjet e këqija , duke vazhduar me ushqimin haram , pirjen haram , shikimin në haram , dëgjimin haram etj.

Vëlla i dashur ki kujdes dhe përqendrohu në fenë e Allahut në çdo kohë sepse askush prej nesh nuk e din se kur do ti vi vdekja prandaj për këtë ka thënë resulullahu s.a.v.s.”Më i mënçuri prej besimtarëve është ai i cili e përkujton vdekjen sa më shpesh.”Pse? Sepse kjo ndjesi dhe ky argument i pakontestueshëm të bën çdo herë të bësh vepra të mira, në çdo kohë dhe në çdo vend.

Gjithashtu ki kujdes që mos të të takon meleku i vdekjes duke bërë mëkate apo duke qenë në haram , e si pasojë të ringjallesh në ditën e gjykimit në atë gjendje pra duke bërë mëkatë , gjë që më pak nga gjithë gjërat do të kishe dëshiruar të të ndodh atë ditë të madhe kur do japish llogari përpara Allahut të Madhëruar, siç ka shpejguar për këtë resulullahu s.a.v.s. në hadithin e tij të vërtetë.

Pika e tretë: Kujdes , kujdes

Kujdes vëlla i dashur dhe ki frikë Allahun xh.sh. që mos grisësh teshën tënde të bukur të devotshmërisë që e kë qëndisur gjatë kohë në muajin e ramzanit apo ta thesh premtimin që ia ke dhënë Allahut xh.sh. në fillim të muajit të ramaazanit se do ndalohesh nga gjynahet dhe mëkatet e vazhdueshme njëherë e përgjithmonë! Apo thënë ndryshe të mundohesh ta mbash në kembë ndërtesën e vepravë të mira që e kë ndërtuar gjatë muajit të ramazanit edhe pas tij duke e ndërtuar akoma me të tjera , e jo të ndalohesh së ndrërtuari atë akoma, madje akoma edhe me keq ta prishësh atë me gjynahe dhe mëkate.

Ki kujdes vëlla i dshur që mos ndodh që leximin e këndshëm të Kur’anit ta zavendësosh me dëgjimin e e zërit të shëmtuar të shejtanit (muzikën) dhe me shikimin e filmave të ndryshëm serial që servohen sot në veçanti në vendet e muslimaneve me tendencë të caktuar që të zhveshin totalisht muslimanët nga edukata e tyre islame.

Ki kujdes që mos ta bojkotosh Kur’anin pas muajit të ramazanit sepse ai është manuali ytë në këtë jetë , pra shoku yt më i mirë për ti tejkaluar gjithë situatat e palakmueshme që të dalin në jetëm tënde, madje edhe në kohrat e mira në jetë ai të këshillon çdo herë për më të mirën…këtë vëlla mos e haro asnjëherë!

E për fund vëlla i dashur mos haro asnjëherë se në këtë botë nuk je për gjë tjetër vetëm se për të adhuruar Allahun xh.sh. sepse ishte Ai xh.sh. pikërisht që ti hapi dyert e të udhezoj në këtë fe të përkryer , e ta mundësoj ta arish këtë muaj të begatë të ramazanit e ta agjërosh atë pa asnjë vështirësi…

Pika e katërt: Shenjat e pranimit të agjërimit…

Dije vëlla i dashur Allahu qoftë mbrojtësi yt çdo herë , e pa dyshim se Ai xh.sh. është më i mëshirshëm për robin e vet se sa nëna për fëmine e saj të posalindur , prej shenjave të pranimit të veprave tua në muajin e ramazanit e në veçanti të agjërimit është vazhdimi i këtyre veprave të mira apo përmbajtja nga mëkatet edhe pas muajit të begatë të ramazanit kurse shenjë veprat tua nuk janë pranuar tek Alalhu i madhëruar janë të kthehesh në mekatë përsëri pa asnjë dallim nga ajo që ke vepruar përpara muajit te agjerimit siç kanë thënë dijetarët e islamit. Prandaj vëlla bëj pyetje vetes tënde se cilit grup don që ti takosh apo vetem medito pas ca kohësh pas ramazanit në gjendjen tënde se në cilën rrugë ke marë e ecësh! E për këtë thotë Allahu xh.sh. në Kur’an:” Por këtë nuk mund ta arrij kush perveç atyre që kanë virtyt të lartë.”(Fussilet:35)

Përgatiti: Nexhat Ceka

You may also like...