Sinqeriteti me Allahun – Rrugë e lumturisë

SinqeritetiSinqeriteti me Allahun – rrugë e lumturisë 

I

Pasuria e robit besimtarë është duke ju nënshtruar Zotit të tij dhe duke ju drejtuat Atij. Të vepruarit me sinqeritet për Allahun është baza e fesë dhe kurora e veprës, adresa e qetësisë, ambicia më e lartë, drejtësia e mendjes, rruga e lumturisë, nuk arihet ndonjë çështje e as nuk ka bereqet vetëm se me qëllim të mirë dhe nijet.

Allahu e ka urdhëruar pejgamerin e Tij-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, për sinqeritet në shumë ajete ku thotë: “Adhuroje Allahun me sinqeritet në gjitha çështjet e fesë[1].Kurse në një ajet tjetër i drejtohet të Dërguarit të Tij dhe i thotë: “Thuaj (o Muhamed): Unë jam i urdhëruar ta adhuroj vetëm Allahun me sinqeritet në të gjitha çështjet e fesë[2].

Poashtu  thotë: “Thuaj: Vetëm Allahun e adhuroj me të gjithë çështjet e fesë duke qenë i sinqert me Të[3]. Pra përmirësimi i veprës është me përmirësimin e nijetit, përmirësohet nijeti kur përmirësohet (drejtohet) zemra.

Esenca e pranimit të veprave tek Allahu është e lidhur fortë me sinqeritetin ndaj Allahut dhe me pasimin e të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të.

Ibn Mesudi-Allahu qoftë i kënaqur prej tij thotë: “Nuk bën dobi fjala dhe vepra pa nijet, nuk vlen as fjala e as vepra e as nijeti vetëm se kur vjen në përputhshmëri me sunetin profetik”.

Nijeti është shumë i vlefshëm në anën e adhurimeve, derisa Ibn Xheuzi-Allahu e mëshiroftë thotë: “Janë shum pak ata që punojnë sinqerisht për Allah, sepse shumica e njerëzve duan të mburen me adhurimin e tyre”[4].

Ibn Rexhepi-Allahu e mëshiroftë thotë: “Syefaqësia e kulluar nuk del dot prej besimtarit, qoftë në namaz apo agjërim farz, mirëpo mund të shfaqet gjatë sadakasë obliguese, haxhit farz apo diçka tjetër prej veprave të cilat duken, janë të shfaqura, të cilat kanë edhe përfitim. Në këto vepra sinqeriteti është shumë i vlefshëm . Andaj syefaqësia s’ka dyshim se ia zhduk  muslimanitveprat si dhe veprues i saj e meriton dënimin nga ana e Allahut dhe hidhërimin e Tij”[5].

Madje nuk është e rastësishme që shumë dijetarë si imam Buhariu librin e tij “Sahihu Buhari”, Makdisiu librin e tij “Umdetul ahkam”, Begaviu në librin e tij “Sherhu suneh” dhe tjetrin “Mesabihu suneh”, Neveviu librin e tij “Erbeine nevevije” madje edhe disa dijetare të tjerë librat e tyre i kanë filluar me hadithin e nijetit: “Veprat janë sipas qëllimit”.  Apo thënë ndryshe kjo është shenjë nga ana e dijetarëve për rëndësinë e sinqeritetit në vepra.

Sufjan Etheuri-Allahu e mëshiroftë, thotë: “Nuk e kam shëruar diçka më të rëndë për mua se sa nijetin tim, sepse ajo më rrotullohet mua”. Vepra që kryhet pa sinqeritet për Allahun është mund i kotë, lodhje pa vlerë, vepër e papranuar. Allahu është i Pasur, i Lavdëruar dhe nuk i pranon veprat përveç se ata që janë për hir të Tij.

Ebu Umame el-Bahiliju-Allahu qoftë i kënaqur prej tij tregon: një njeri erdhi tek i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, dhe i tha: O i Dërguari i Allahut, personi i cili lufton për shpërblim dhe për emër si është puna e tij. i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të i tha: ”S’ka gjë për të”. – Personi ia përsëriti pyetjen tri herë, ndërsa i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, i tha tri herë: “S’ka gjë për të”. – Pastaj tha: “Me të vërtet Allahu i pranon prej veprave ata të cilat janë të sinqerta vetëm për Të dhe me to kërkohet fytyra e Allahut[6].

I Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të ka thënë: “Allahu ka thënë: “Unë jam më i Pasuri për të më përshkruar shok Mua, kush bën një vepër dhe më përshkruan në të dikend tjetër pos meje, e lë atë dhe shirkun e tij[7].

Domosdoshmëria e sinqeritetit në islam në të gjithë veprimtarin tonë…

Nuk është qëllimi i islamit të bësh sa më shumë vepra dhe kjo të mjafton si e tërë; Mirëpo është vaxhib-obligim që vepra të jetë e pastër  sinqerisht vetëm për Allahun dhe veprat e shumta të jenë në përputhshmëri me sunetin e të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të. Këtë e ka përmbledhur Allahu në fjalën e Tij u thotë:

Dhe nuk ishin të urdhëruar për tjetër vetëm se ta adhurojnë Allahun me sinqeritet që të largohen nga çdo besim i kotë, ta falin namazin, ta japin zekatin e kjo është fe e drejtë[8]. Ky ajet e ka përbledhur në vete sinqeritetin me faljen e namazit dhe dhënien e zekatit.

Nëse vepra kryhet pa besim të shëndoshë e hedh pronarin e saj në zjarrë. Allahu në Kuran thotë: ”E Ne ua kthejm veprat që i vepruan dhe ua bëjmë hi e pluhur[9].

Fudajl ibn Ijadi-Allahu e mëshiroftë, për fjalën e Allahut: “Ai i Cili e ka krijuar jetën dhe vdekjen, për t’ju provuar se kush prej jush është më vepërmiri, Ai është Ngadhnjyesi, Mëkatfalësi[10]  thotë: “vepër më të sinqert për të dhe më të qëlluar”. –I thënë: O Ebu Alij çfarë është vepër më të sinqert për të dhe më të qëlluar? –Fudajli-Allahu e mëshiroftë tha: “Vepra kur është e sinqertë por nuk është e saktë (d.m.th. jo sipas sunetit) nuk pranohet, kur është e saktë sipas sunetit mirëpo nuk është e sinqertë nuk pranohet derisa të jetë me sinqeritet dhe me saktësi sipas sunetit profetik. Sinqeriteti është të jetë për Allahun kurse  e qëlluar është të jetë sipas sunetit të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të”.

II

Si ta kuptoj se jam i lumtur?

Kush i ka tri gjëra është i lumtur realisht: Falenderimi për begatitë, durimi ndaj sprovave dhe kërkimi i faljes për mëkatet.

Ibn Kajimi-Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Kur njeriu e falenderon Allahun për begatitë e tij, bën durim në fatkeqësi, kur bën mëkat kërkon falje nga Allahu, ather këta tri çështje janë titull i kënaqësisë së robit, shenjë e shpëtimit të tij në dunja dhe në ahiret, prandaj nga këto të mos shmanget rrobi kurrë dhe asnjëherë[11].

Kur ti kuptosh këto gjëra e llogarit veten tënde për neglizhencën që ke, i stërmadhon lëshimet tua, ke frikë nga Krijuesi yt për rrahjet e kota të zemrës tënde jashtë bindjes ndaj Krijuesit tënd, i haron mirësitë e tua ndaj Krijuesit, të gjitha këta tregojnë se shpirti e kërkon jetën e lumtur.

Ibn Kajimi-Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Shenjë e lumturisë së njeriut është që veprat e mira të tija ti len pas shpine, e të këqijat e tij ti mban para syve, ndërsa shenjë e pafatsisë, dështimit të njeriut është që njeriu ti mban para syve të tij veprat e mira, ndërsa të këqijat e tij ti hedh pas shpine[12].

I lumtur është ai i cili i friksohet Krijuesit të tij, bën vepra të mira, falenderon Allahun për mirësitë e tij dhe ata i shfrytëzon në respekt ndaj Tij. Fatkeqësitë i përballon me durim dhe shpreson në shperblimin e Allahut si dhe e mban zemrën e tij të hapur në bindje ndaj Allahut, se Ai do ta pastron me këto gjëra dhe do t’ja ngrit gradat e tij në xhenet, kërkon falje nga Allahu për mëkatet e tij dhe pendohet, bie pishman për veprat e këqija që i ka punuar.

[1] Zumer:2.

[2] Zumer:11.

[3] Zumer:14.

[4] “Sajdur-Hatir” fq. 251.

[5] “Xhamiul-ulumi vel hikem” 79/1.

[6] Transmeton Ebu Davudi, Nesaiu.

[7] Transmeton Muslimi.

[8] Bejine:5.

[9] Furkan:23.

[10] Mulk:2.

[11] Vabilu sajib fq. 6.

[12] Miftahu daru seade 2/310.

You may also like...