Sofra e Ramazanit – Tetove

Sofra e Ramazanit vazhdon me misionin e saj…

Edhe këtë vit si vitet e kaluara  (3 vite nen Sh.Q. Horizonti Plus) kete vit nen obrellen e shoqates humanitare “Agimi i Bamiresise” vazhdon per 5 – in vit radhazi sofra e Ramazanit me misionin e saj në Tetovë, përballë marketit Ramstorer tek shkolla e mesme e mjeksis , ku çdo natë në të  shtrohen dhe shperndahen me qindra iftare.

Kete vit pasi qe muaji i Ramazanit bie ne muajin qershor ne kohen e provimeve te studenteeve synimi i sofres eshte ndihma dhe te qenurit afer e kesaj kategorie njerezish – intelektualesh te ardhshem. Ku kete vit një iftar kushton 150 den – 2,5 euro, që me një kolektivitet të organizuar në këtë muaj të bujarisë tja arijmë qëllimit bashkarisht, duke u nisur nga citati profetik “Kush ushqen një agjërues e ka shpëblimin një lloj sikurse ai që ka agjëruar”.

Mos harojmë gjithashtu ti falenderojme publikisht të gjithë ata donatorë që prej para ardhjes së muajit të Ramazanit ishin prezent duke pyetur për të, pra ata sot janë bërë edhe pjesë e pandarë apo iniciatorët kryesorë për realizimin e saj, duke shpresuar se ajo nga viti në vit do të përmirësohet si në kuantitet ashtu edhe në kualitet.

Së fundi i falenderojmë portalet dhe dashamirët që përmes rrjeteve sociale që dhanë mundësinë që opinioni publik të njohtohet me këtë projekt human dhe bamirës.

Stafi organizues i “Sofrës së Ramazanit”.

You may also like...