Sunetet e abdestit (2) – 4

Abdest-5Sunetet e abdestit :

1. Të thënurit “Bismilah” – Kur të filloj të mar abdest duhet thënë “Bismilah” pasi që i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë : ” Nuk ka abdes ai i cili nuk e përmend emrin e Allahut në të.”

2. Përdorimi i misvakut ,i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të thotë : “Sikur mos e rendoja umetin tim do ti urdhëroja ta përdorin misvakun pas çdo marje të abdestit.”

3. Larja e duarve tre herë – Kjo në fillim të abdestit. Siç përcjellet në hadithin e Othmanit-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se kur ka marë abdest i ka larë duart tri herë, pastaj ka thënë:” E kam parë të Dërguarit e Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, duke marë abdest siç mora unë tash.”
4. Gargarja – Kjo do të thotë lëvizja e ujit në gojë, shpërlarja e gojës , kjo bazuar tek fjala e të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ku thotë : ” Kur të marësh abdest fut ujë në gojë .”

5. Futja e ujit në hundë dhe nxjerja prej saj – Kjo duke u bazuar në fjalën e të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ku thotë : ” Dhe teproje në futjen e ujit në hundë përveç se kur je i agjërueshëm.”

6. Fërkimi i mjekrës – Bazuar në fjalën e Amar ibn Jasirit-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili thotë : ” E kam parë të Dërguarit e Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, duke e fërkuar mjekrën e tij.”

7. Fërkimi në mes gishtërinjve të duarve dhe të këmbëve – Kjo duke u bazuar në fjalën e të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ku thotë : ” Kur të marësh abdes fërkoi gishtat e duarve dhe këmbëve tuaja.”

8. Larja e veshëve brenda dhe jashtë ( Kjo nga fjala e të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të : ” Veshët janë prej kokës.”)- Madje është transmetuar se i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, i ka larë veshët brenda dhe jashtë.

9. Larja e disa pjesëve të trupit tri herë (veç kokës dhe veshëve) – Pra është farz larja e pjesëve të trupit gjatë abdesit nga një herë,ndërsa tri herëshi është sunet.

10. Fillimi gjatë larjes me anën e djathtë. I Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, gjatë larjes së këmbëve dhe duarve ka filluar çdo herë nga ana e djathtë, madje ka thënë : ” Kur të vesheni dhe kur të merni abdest filloni nga ana e djathtë e juaj.” Si dhe fjala e Aishes-Allahu qoftë i kënaqur prej saj, e cila thotë : ” I Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, e donte fillimin me anën e djathtë gjatë mbathjes së nalleve të tij, gjatë krehjes, pastrimit dhe në të gjitha çështjet.”

11. Zgjatja e larjes së gjymtyrëve të trupit përtej të obliguarës gjatë abdestit – p.sh. duke e larë fytyrën ta zgjat larjen e saj, duke e lajtur pjesën e përparme të kokës. Duart ose këmbët, ti laj më lartë se sa që është e obligueshme, pra mbi bëryla duart dhe mbi zogj këmbët. Pasi që i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë:” Umeti im do të vijnë ditën e gjykimit me nur (dritë) në ato gjymtyrë me të cilat kanë marë abdest.” Thotë Ebu Hurejra-Allahu qoftë i kënaqur prej tij: Dhe kush ka mundësi gjatë abdestit ti tejkalojë gjymtyrët në larje le ta bëjë këtë.
12. Ta shqiptoj shehadetin pas abdesitit – Të thotë pas abdestit “La ilahe il-Allahu vahdehu la sherike leh ve eshhedu ene Muhameden abduhu ve resuluhu, Allahume xhealni mine tevabin ve xhealni minel-mutetahirin” sepse i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë:” Kush mer abdest, e plotëson abdesit siç duhet dhe pastaj thotë: Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut i Cili nuk ka shok dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Allahut, i happen tetë dyert e xhenetit dhe ai hyn në to nga cila derë të don.”

You may also like...