Synetet gjatë vizitës së xhamisë së Resulullahut s.a.v.s. në Medine

Xhamia profetikeSynetet gjatë vizitës së xhamisë së të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të

Vizita e xhamisë së të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, është sunet, pra e pëlqyeshme, mirëpo kjo vizitë nuk ka kohë të caktuar gjatë vitit, e as pas apo para haxhit, pra kjo vizitë nuk ka të bëj aspak me rritet e haxhit, e as që është ndonjë plotësim i tij. Andaj ai i cili e kryen haxhin dhe nuk i mundësohet ta vizitoj xhaminë e të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, haxhi i këtij personi është i plotë dhe i saktë, vizita e xhamisë së të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka disa sjellje-etike që do ti cekim shkurtimisht në vijim :

1. Ai i cili e viziton Medinen në këtë vizitë, le ta bën nijet për ta vizituar xhaminë e të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, duke u falur në të, ku këtu hyn edhe vizita e varrit të të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, e cila i bashkangjitet vizitës së xhamisë së të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të.

2. Kur të hyn në xhaminë e të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, hyn me këmbën e djathtë dhe thotë : “ Bismilah ve salatu ve selamu ala resulilah, Allahume gfirli dhunubi veftah li ebvabe rahmetik ” .

3. Falja e dy rekateve përshëndetje të xhamisë, e mira është që të falen në rauda e cila është ndërmjet minberit të të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, dhe shtëpisë së tij.

4. I afrohet varrit të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, qëndron në drejtim të tij me etikë dhe qetësi duke thënë : Es-selamu alejke ja resulallah (selami qoftë mbi ty o i Dërguari i Allahut, selami qoftë mbi ty o krijesa më e mirë e njërëzimit, selami, mëshira dhe bekimet qofshin mbi ty, mbi familjen tënde, mbi shokët e tu dhe mbi gjithë ata që të pasojën ty deri në ditën e gjykimit). Është mirë që që të dërgohen salavate mbi të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, duke thënë : O Allah dërgo salavat mbi Muhamedin, mbi familjen e tij, siç i ke dërguar ato mbi Ibrahimin dhe familjen e Ibrahimit, bekoje Muhamedin dhe familjen e tij ashtu siç e bekove Ibrahimin dhe familjen e Ibrahimit, Ti je i Lavdëruari i Madhëruari.
Dëshmoj se ti je rob i Allahut dhe i Dërguari i Tij, e ke kumtuar misionin, e ke çuar emanetin në vend. E ke këshilluar umetin, ke bërë xhihad për Allahun ashtu siç duhet, Allahu të shpërbleft për atë që ke bërë për këtë umet, ashtu siç nuk ka shpërblyer asnjë të dërguar tjetër.

5. Pastaj ec pak në të djathtë dhe i jep selam Ebu Bekër Es-Sidikut dhe lutet që Allahu të jetë i kënaqur me të, pastaj thotë : Es-selamu alejkum ja Ebu Bekër Es-Sidik (selami qoftë mbi ty o më i zgjedhuri i të Dërguarit të Allahut, shok i tij në shpellë, Allahu të shpërbleftë për atë që ke bërë për umetin e të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të).
Pas kësaj ec edhe pak para duke kaluar përpara varrit të Omer ibn Hatabit i jep selam, lutet që Allahu të jetë i kënaqur prej tij duke thënë : Es-selamu alejku ja Omer el-Faruk ve rahmetullahi ve berekatuhu, Allahu të shpërbleft për çdo gjë që ke bërë për umetin e të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, pastaj largohet.

6. Në qoftë se dëshiron ti lutet Allahut atëherë largohet nga varri i tij i ndershëm dhe kthehet kah kibleja dhe e lut Allahun çfarë të dëshiron dhe më këtë mbaron vizita e xhamisë së të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të.

7. E pëlqyeshme është që ai që vjen në Medine ta viziton mesxhidul-Kubanë, varezat Bekije dhe dëshmorët e Uhudit.

Shkëputur nga libri “Pesë kushtet e fesë”

Përktheu: Nexhat Ceka

You may also like...