Ta instalojmë Vetë-Iniciativën

H.Enis Rama-5

Enis Rama

Ta instalojmë Vetë-Iniciativën…

Ne të gjithë jemi të pajtimit se muslimanët duhet të ndihmohen në mes veti, në këtë vend dhe kudo qoftë, por ne jemi përgjegjës për këtë vend dhe e dim se në këtë vend nuk i kanë punë ashtu siç duhet dhe faji ose problemi nuk është vetëm jashtë, por duhet ta kemi parasysh qe faji dhe problemi gjendet edhe tek ne, pra ne mesin tonë. Mirëpo nuk dua të flas per fajtorin ose problemin por dua të flas për atë që jemi gjithë unik, situata jonë nuk është e favorshme në shumë aspekte ndoshta cënohen edhe të drejtat tona, nganjëherë me fajin tonë, nganjëherë me fajn e dikujt tjetër por sidoqoft nuk i kemi punët në rregull, pra ky është realiteti jonë!
Dhe përballë këtij realiteti ne shohim një inferioritet ose thënë ndryshe një indiferencë të paparë të muslimanëve, mendojnë se vetëm dikush tjetër e ka për obligim ta rregulloj këtë realitet që po na shohin sytë tonë, mendojnë se për ta rregulluar ose për ta ndryshuar këtë realitet, duhet kjo dhe kjo dhe kjo..!
O vëlla i nderuar mos kushtëzo, bëje atë që ke mundësi ta bësh , Allahu I Madhëruar do ta jep atë që nuk ke pasur mundësi ta bësh, dije se kjo është rregull!
Ai i cili i shfrytëzon mundësit që i ka sot, ia jep Allahu nesër ato mundësi që nuk i ka sot!

Dëshirojmë që çdo musliman dhe çdo muslimane të instalon në veten e tij, një mekanizëm ose një mjet që quhet VET INICIATIVA, mos të pres që dikush ta tërheq, ose të mos pres që dikush t’ia bëj gati gjithçka, por le të thotë unë dua vet diçka të bëj për fenë e Allahut Fuqiplotë.
Dijetarët islam kur e kanë definuar Vetiniciativën kanë thënë kështu:
‘’Ajo është një lëvizje e besimtarit dhe një shpejtim i tij drejt punëve të mira, e cila nuk buron nga askush përveç se nga vetja e tij, nga brendësia e tij dhe këtë e bën pasi që të jetë plotësuar tek ai kriteri i sigurt dhe i besueshëm për të vlerësuar veprimin se a është i mire apo i keq.’’

Prandaj nga ne kërkohet që ti kemi veprimet tona të kordinuara me interesin fetar që i ka rregullat e veta prandaj duhet që çdo kush të ketë iniciativa, mirëpo para se të sheh kjo iniciativë dritën e bardhë duhet që të legjitimohet nga njerëzit e dijes,  Pejgamberi alejhi selam kështu i mësonte shokët e tij. Njëherë Pejgamberi alejhi selam u tha shokëve të tij ma sjellni ju nga shtëpitë e juaja mënyrën se si ju bëni rukje (shërim me Kuran) sepse në kohën e injorancës është përdor në forma të ndryshme dhe prandaj Pejgamberi alejhi selam ka kërkuar që ti shoh format dhe menyra e shokëve të tij se si bëjnë rukje, ato ia kanë sjell dhe ia kane prezentuar. Pastaj Pejgamberi alejhi selam ka filluar ti sheh dhe ka thënë kjo bën, kjo s’bën, kjo duhet të përmisohet pak, kjo shumë e kështu me radhë…
Andaj vëlla i nderuar dhe ti gjeje një njeri të dijshëm, një hoxhë të dijshëm dhe prezantoja atij inciativat e tua dhe pasi që ai ti legjitimiton vazhdo o vëlla i nderuar me atë iniciativë që posedon!
Kur është ndezur zjarri i fort për ta djegur Ibrahimin alejhi selam një bretkosë ka mbushur gojën e saj me uj që ta fik zjarrin e Ibrahimit alejhi selam , ajo e ka ditur që me atë ujë nuk ka mundësi te fiket ai zjarr, por ka pasur për qëllim dhe ka dashur të na tregoje se unë e dua këtë njeri të mirë dhe unë e kam një obligim përball këtij njeriu të mirë dhe ajo që kam mundësi ta bëj përballë këtij është që një pike uji ta hedh në atë zjarr!
Asnjëher mos thuaj nuk kam mundësi ose duhet të jem në pozitë ose autoritativ e me pas hapsirë ose të kisha qen si filani të kisha kaq pasuri, atëherë do veproja, MOS THUAJ KËSHTU!

Diçka tjetër me rëndësi është që të mos i imponojmë dikujt tjetër iniciativa, sepse dera e iniciativave është e madhe, njëri bën diçka është mirësi falë Allahut, tjetri bën diçka tjeter edhe kjo është mirësi falë Allahut e rëndësishme është që çdo kush të jetë në hajër (mirësi).

Njëherë ka ardhur dikush tek Imam Maliku (Allahu e meshiroftë) dhe i ka thënë:
O hoxhë nuk të shoh se je duke u falur natën gjatë, falesh po shumë shkurt jo gjatë!
Imam Maliku ka thënë: Ti ke kohë për t’u falë natën o vëlla, unë atë kohë që ti falesh duhet ta plotësoj me leximin e librave, ngase pas namazit të sabahut kam ligjëratë e duhet që t’ua shpjegoj, ndërsa ty nuk të prêt askush tek dera për t’ju mbajtur ligjëratë, dhe më pas ka vazhduar duke i thënë:
Unë e shoh që ty ta ka hap Allahu një dyer të hajrit që të falesh tërë natën por edhe ajo dera të cilen ma ka hap mua është hajër, andaj të dytë jemi në hajër!
Nuk ka nevojë që të luftojmë e të përçahemi duke imponuar projekte, e rëndësishmja është që projektet të jenë legjitime dhe të hajrit në dobi të muslimanëve pastaj çdo kush le ta bëj atë që është e mundshme!

Në fund vëllezër musliman nga kjo kuptojmë se nuk duhet muslimanët që në emër të projekteve të armiqësohen, e rëndësishme është që të kemi iniciativa, të legjitimohen këto iniciativa dhe të jemi në hajër, të duhemi dhe të bëjmë lutje për njëri tjetrin, të bëjmë lutje për një hoxhë, për një thirrës edhe në qoftë se kanë gabime, thuaj: O Zot udhëzoj, o Zot ruaj o Zot jepju hajër. Ky shpirt i unitetit na bën që të duhemi pastaj të kemi sukses në të gjitha projektet e tjera, por jo të kushtëzohemi duke thënë ose kështu ose s’ka ndryshe, larg këtyre kushtëzimeve të kemi inciativa. Këto inciativa siç e cekëm më lartë të legjitimohen nga dituria e shëndoshë fetare, pra nga Kur’ani dhe Sunneti dhe pastaj në këtë menyrë të gjithë të jemi në hajër!

E lus Allahun e Larte?suar te? te? begatoje? ty dhe mua duke na udhe?zuar ne? te? ve?rtete?n.

Shkëputje nga tribuna e njohur “Zgjohu” e hoxhës Enis Rama.
Pershtati: Hoxhë Amar Dauti.

You may also like...