Të parët tanë në frikën e tyre ndaj Allahut – 1

Selefi-101 – Të parët tanë në frikën e tyre ndaj Allahut dhe kujdesi i tyre se janë nën mbikqyrjen e Tij

   1 – Ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) shpesh thoshte: Çdo njërit prej jush i kalon nata dhe dita kurse exheli (vdekja) i afrohet, veprat tuaja janë të regjistruara, kurse vdekja vjen papritmas, ai i cili mbjell diç te mirë shpreson të korrë me gjithë qejf, kurse ai i cili mbjell keq prêt të korrë pishmanllëk, prandaj çdo njëri do të korri atë që e ka mbjellur. Për këtë arsye nuk mund ta përshpejtosh hisen e të ngadalshmit e as hisen e punëtorit për derisa nuk e ka caktuar Allahu, prandaj kujt nuk i bie ndonjë e keqe Allahu atë e ka ruajtur, të devotshmit janë zotërinj, fukahatë (dijetarët) janë udhëheqës, ndejtja me to është shtim i diturisë.

   2 – Tregon el-Kasiu: Na ka treguar ebu Jemani nga Hariz ibn Uthmani e ky nga ebu Hasen Umran ibn Nemran se ebu Ubejdeja vëzhgonte nëpër ushtri dhe thoshte: Ndoshta dikush i ka teshat e pastërta mirëpo e ka fenë e ndytur, të njollosur. Ndoshta dikush është bujar ndaj vetes së tij mirëpo nuk ia din vlerën asaj, prandaj shpejtoni bëni vepra të mira për të këqijat që i keni bërë.

   3 – Ibn Shevedhebi tregon se kur i është afruar vdekja ebu Hurejres (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) filloi të qante, dikush i tha:

   Pse po qanë ? – ai i tha:

   Rruga e gjatë, largësia e shpëtimit, përgatitja e pamjaftushme dhe friga nga përfundimi i keq janë ato që më bëjnë të qaj, pasi që akoma nuk e di a do hidhem në zjarrë apo do të mëshirohem e do të futem në xhenet.

   4 – Ibn Suri transmeton se Ibn Sirini (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: Unë e di shkakun pse kam mbetur borxhli nga mëkati im, kur i thash një personit: O muflis – i falimentuar. Pastaj vazhdon ibn Suri dhe thotë:

   I thashë ebu Sulejman Edaranit (Allahu e mëshiroftë) për këtë fjalë të Ibn Sirinit, e ai ma ktheu: Kanë patur aq pak mëkate sa që e kanë hetuar nga ju vin të këqijat, kurse mua dhe ty na janë shtuar aq shumë mëkatet sa që nuk e dim se nga na vijnë të këqijat.

   5 – Ibn Xhabiri ka thënë: Më ka treguar xhaxhai im Jezidi nga Ata el-Horasani se ka thënë:

Unë nuk ju këshilloj për dunjanë sepse ju jeni të kujdesshëm e vraponi pas saj, mirëpo ju porosis të keni kujdes për ahiretin, prandaj shfrytëzojeni vendin i cili kalon shpejt për vendin e përjetshëm. Konsiderojeni dunjanë si vend të huaj, sepse një ditë do ta leni atë, bëhuni sikur e këni shijuar vdekjen, sepse do ta shijoni. Dijeni se ahireti është diçka në të cilën do të vendoseni, dhe pasha Allahun do të vendoseni në të përgjithmonë. Ahireti është shtëpia e të gjithë njerëzve, prandaj nuk njeri i cili mer rrugën për udhëtim vetëm se mer me vete furnizim, prandaj ai i cili në udhëtim i ka pregatitjet me vete është i lumtur, ndërsa ai i cili nuk i ka pregatitjet pendohet keq. Kur del dielli i fortë nuk ka ku të strehohet, kur ti pihet ujë nuk gjen dot as për tu freskuar më të, udhëtimi në dunja është i përkohshëm ndërsa i mençur është ai njeri i cili punon për udhëtimin e tij të përjetshëm.

   6 Bekr ibn Abdullah ka thënë: Kur ta shohësh dikënd i cili është ma i madh se tij në moshë thuaj vetvetes: Ky ma ka kaluar mu në iman e vepra të mira dhe është më i mirë se unë. Kur të shohësh dikënd më të rijë se tij në moshë thuaj vetvetes: Kam bërë më shumë mëkate se ky, prandaj ky është më mirë se unë. E kur ti shohësh moshatarët, shokët e tu duke të respektuar thuaj vetvetes: Kjo është begati e cila vjen nga ata, e kur të shohësh se nuk të respektojnë thuaj vetvetes: Kjo vjen si pasojë e mëkateve të mia.

   7 – Kasim Ibn Muhamed tregon: Ishim njëherë në udhëtim me Abdullah ibn Mubarekun (Allahu e mëshiroftë) kurse në mendjen time çdoherë qëndronte dhe thosha se me çfarë vepre na e ka kaluar ky njeri dhe është bërë kaq i njohur në mesin e njerëzve? Kur është për tu falur edhe ne falemi si ai, e në qoftë se ai agjëron edhe ne agjërojmë sikurse ai, në qoftë se ai lufton edhe ne luftonim në krah të tij, në qoftë se ai bën haxh edhe në bënim haxh bashkë me të. Kështu që një ditë prej ditëve kur ishim në rrugë për në Sham, erdhi nata dhe në ndaluam në një vend për të ngrënë darkë dhe për të fjetur.

   Pasi që u shua feneri pas pak kohe kur shumica prej nesh flejtën, dikush u çua për të gjetur diçka që ta ndez atë përsëri dhe kur u ndez feneri e pam Abdullah ibn Mubarekun të zgjuar, mjekra e të cilit ishte e lagur plotësisht nga lotët e tij. Atëherë thash me vetvete: Me siguri është kjo frikë e tij ndaj Allahut me të cilën na e ka kaluar. Pasi që çdoherë kur ai veçohej nga njerëzit përkujtonte dhe meditonte mbi ditën e gjykimit, e si pasojë qante pandërprerë gjatë natës.

   8 – Murveziu thotë: i thashë imam Ahmedit (Allahu e mëshiroftë): Si u gdhive? – me tha:

  Si mund të zgjohet një njeri që Allahu kërkon prej tij ti kryen obligimet ndaj Tij, i Dërguari i Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) prêt prej tij që ta pason sunetin e tij, dy melek kërkojnë nga unë ti përmirësoj veprat e mia, epshi im dëshiron që unë të devijoj, iblisi dëshiron të bie në imoralitet, meleku i vdekjes prêt lejen për të ma marë shpirtin kurse familja ime kërkon të kujdesem për kafshatën e tyre.

   9 – Ibn Hubejki tregon: Më tha mua Hudhejfe el-Murashij: Prej katër gjërave ki kujdes: Sytë e tu, gjuhën tënde, epshin tënd dhe zemrën tënde. Kujdesu çdoherë që syri yt të mos sheh në haram, kujdesu që gjuha ytë të flet vetëm atë që e ken ë zemër, kujdesi që zemra yte të mos uren askënd prej muslimanëve, të mos ndjek të metat e tyre dhe kujdesu që epshi yt mos të të mar përpara. Dije se sikur mos ti posedosh këto cilësi atëherë mer dhe hidh mbi kokën tënde rërë. (Kjo tek arabët do të thoshte se ai njeri nuk ka asnjë farë vlere).

   10 – Tregon Kadi Hysejn për hoxhën e tij Kafalin se shpesh në ligjeratat e tij qante, pastaj e ngrinte kokën lartë dhe thoshte: Sa të pakujdesshëm jemi në atë të cilën kërkohet prej nesh.

Përktheu: Nexhat Ceka
Marrë nga libri “Ku jemi ne nga morali i Selefit  të parëve tanë të mirë”

You may also like...