Të vjellët a e prishë agjërimin ?

Pyetje - pergjigjePyetje: Të vjellët a e prishë agjërimin ?

Përgjigje : Nëse njeriu vjellë qëllimisht, agjërimi i prishet ndërsa nëse e bën pa qëllim atëherë nuk i prishet agjërimi. Argumentë për këtë është hadithi që transmeton Ebu Hurejra-radijallahuhanu, se Resulullahu-sallallahu alejhi ue selem, ka thënë: ‘Kush vjellë me qëllim le ta kompensojë, e kujtë i vjen për të vjellë, ai nuk e ka detyrim ta kompensojë’.  Pra nëse të vjenë për të vjellë, nuk ta prishë agjërimin .
Nëse e ndjenë njeriu tollovitjen e lukthit dhe se do të nxjerë atë që ka në lukth, ti themi: Mos e pengo e as mos e nxit. Rri në gjendje normale, mos vill me qëllim e as mos e pengo sepse po të vjellësh me qëllim atëherë do ta prishësh agjërimin e nëse e pengon vjelljen atëherë e dëmton veten. Lëre nëse del pa dëshirën tënde , nuk të bën dëm as nuk ta prishë agjërimin.

Përgjigjet: Muhamed Salih el-Uthejmin
Përktheu: Sejfullah Sejfuli

You may also like...