Tefsiri i sures Fatiha

Kuran-28Eûdhu bil-lâhi minesh-shej?ânir-raxhim1

Surja Fatiha

Sure Mekije

Bismil-lâhir-ra?mânir-ra?îm. *

  1. El ?amdu lil-lâhi Rab-bil âlemîn. *
  2. Er-ra?mânir-ra?îm.*                                                         
  3. Mâliki jeumid-dîn. *
  4. Ij-jâke nea’budu ue ij-jâke nesteaîn. *
  5. Ihdina?-?irâ?al muste?îm.*       
  6. Sirâ?al-ledhîne enamte alejhim.

?ajril ma??ûbi alejhim ue le?-?ãl-lîn.*                                

 

  1. Me emrin e Allahut të Mëshirëshmit Mëshiruesit.
  2. Lavdia i takon plotësisht dhe vetëm Allahut, Zotit të botëve.
  3. Te mëshirëshmit, Mëshiruesit.
  4. Sunduesit të ditës së gjykimit.
  5. Vetëm ty të adhurojmë dhe vetëm tek Ti ndihmë kërkojmë.
  6. Na udhëzo ne rrugën e drejtë.
  7. Në rrugën e atyre të cilët i begatove,

jo në rrugën e atyre që merituan Zemërimin dhe as në rrugën e të humburve

Shpjegimi  i ajeteve

Bismil-lâhi *

Me emrin e Allahut

Pra filloj (leximin e Kuranit) me përmendjen dhe përkujtimin e të gjitha  emrave të Allahut (duke shpresuar begatitë dhe mirësitë e shumta që të sjell ky përkujtim). Themi : me të gjitha emrat e Allahut sepse fjala  emër (ism) ??? , edhe pse është në numrin njëjës, duke qenë se bën pjesë në grupin emëror “Pronë-Pronar”, sipas rregullave gramatikore të arabishtes, ai është përfshirës  i të gjitha emrave të Allahut. Pra grupi emëror: ??? ????  “Me emrin e Allahut” në  arabisht do të thotë.”Me të gjitha emrat e Allahut. 2

 

Allâh

Allahu  është i adhuruari. Është Ai, i vetmi që meriton të veçohet duke e adhuruar. Është Unik në të  merituarit e adhurimit , për shkak të cilësive hyjnore  me të cilat  është i cilësuar , cilësi këto që tregojnë se Ai është i përkryer dhe madhështor në çdo aspekt. 3

 

Er-ra?mânir-ra?îm. *

Te Mëshirshmit Mëshiruesit

Këto janë dy emra  që tregojnë se Allahu i lartësuar është posedues i mëshirës së gjerë, të madhe, e cila  ka përfshirë çdo gjë, ka prekur çdo gjallesë. Mëshirë  të cilën në formën e saj të plotë  e ka posaçëruar vetëm për  të devotshmit (mutekinët), pasuesit e denjë të të dërguarve  dhe profetëve të Tij. Vetëm këta do t’i përfshijë mëshira e Tij absolute (e plotë)   ?????(mu?la?a). Ndërsa të tjerët nuk do të shijojnë veçse një pjesë të saj . 4

Mësoje  se ndër rregullat themelore  konsensuale mes dijetarëve të parë (selef) dhe imamëve të drejtë është:  Besimi i drejtë në fushën  e  emrave dhe cilësive të Allahut  të lartësuar si dhe të dispozitave që lidhen me ato. 5 Kështu p.sh besojnë që :

Allahu i lartësuar  është:

  1. (Er-ra?mânu Er-ra?îm) ?????? ??????   I Mëshirshëm Mëshirues
  2. Është posedues i kësaj mëshire me të cilën është emërtuar dhe cilësuar (pra nuk është një emër pa kuptim )
  3. Besojnë që kjo mëshirë lë gjurmë dhe është ndikuese tek të tjerët. (Pra është një aftësi vepruese e gjurmëlënëse.).

 

Kështu pra të gjitha mirësitë, pa përjashtim, janë gjurmë të mëshirës së Tij, janë rezultat i kësaj mëshire gjurmëlënëse. Kështu besojnë në të gjitha emrat dhe cilësite e Tij .

 

Të njëjtën gjë themi për emrin :      ( Alîm) ????   I Ditur

  1. Ai është i Dijshmi
  2. Posedon dije (pra nuk është thjesht një emër pa domethënije ).
  3. Me anë të kësaj dije është i gjithëditur për gjthçka, di gjithçka.

 

(?adîr ) ???? I  Plotfuqishëm

  1. Është i Plotfuqishmi.
  2. Posedon pushtetin për të bërë gjithçka.
  3. Me  këtë pushtet ndikon dhe lë gjurmët që dëshiron  mbi gjithçka, dhe arrin gjithçka që dëshiron.

 

El ?amdu lil-lâhi                                                                              ?  ?

Lavdia i takon vetëm Allahut.

   (El ?amdu) ?????– është lavdërimi i Allahut të lartësuar për shkak të cilësive të përkryera dhe të veprave të Tij të mrekullueshme, të cilat karakterizohen  dhe e kanë piknisjen nga drejtësia  dhe bamirësia e Tij. Pra, vetëm Atij  i takon lavdia e plotë në të gjitha këndvështrimet .

 

Rab-bil âlemîn *                              ?  ?

Zotit të botëve

    (Er-rabb) ????– është Kujdestari që kujdeset  për të gjithë botët (âlemîne)  ???????? fillimisht duke i krijuar ato, pastaj duke u krijuar atyre  të gjitha kushtet  e nevojshme për ekzistencën e tyre. Pëkujdeset  duke i furnizuar ata me ato mirësi të mëdha, të cilat nëse nuk do të ishin, nuk do të mund të ekzistonin fillimisht, apo të vazhdonin ekzistencën (në vazhdimësi). (Krijesat) Nuk shijojne ndonjë mirësi që të mos e ketë piknisjen prej Allahut (Mëshiruesit të lartë e të lavdëruar).

Përkujdesja e Allahut të lavdëruar për krijesat e Tij është dy llojesh:

  1. Terbijetun  am-meh .  ????? ????    Përkujdesje e përgjithshme
  2. Terbijetun  ?â?-?ah    ????? ???? Përkujdesje e posaçme .

*  Përkujdesja e përgjithshme  konsiston në krijimin  e krijesave dhe të furnizimit të tyre, si dhe në udhëzimin  e tyre në ato gjëra te dobishme, nëpërmjet te cilave  rregullohet vazhdimësia  e tyre në këtë jetë (dynja)

*  Ndërsa përkujdesja e posaçme, sikurse e ka edhe emrin, është specifike vetëm për të zgjedhurit, për të dashurit e Tij. Ai përkujdeset që  t’i edukojë dhe t’i brymosë ata me besim (imân). U jep sukses që ta arrijnë imanin dhe gjithmonë synon  që t’ua përsosë  atë.  Përkujdeset që gjithmonë të mbajë larg , gjithçka që qëndron mes tyre dhe imanit,  dhe që i pengon ata  për ta arritur atë. Me fjalë të tjera, kjo është përkujdesja për dhenien  sukses  në arritjen e çdo të mire  dhe në largimin (e ruajtjen) nga çdo e keqe.

Ndoshta është pikërisht kjo, arsyeja  e fshehtë, që shumica e lutjeve të drejtuara Allahut të lartësuar nga profetët, është bërë duke përmendur emrin e Tij (Rabb)????  Zot (Kujdestar, Krijues, Furnizues, Administrues). Sepse të gjitha kërkesat e tyre  kanë të bëjnë me Rububijen , përkujdesjen e Tij të posaçme.

Nga sa u tha më sipër, kuptohet që fjala e Allahut (Rab-bul âlemîne)?????????? Zoti ibotëve,  vërteton faktin që Allahu  i lartësuar është Unik, Absolut, në aspektin e Krijimit, Administrimit  dhe bamirësisë ndaj krijesave të Tij. Ai është Unik, Absolut ne pa nevojshmërinë e Tij ndaj të tjerëve, ndërkohë që të tjerët  janë pafundësisht  të varfër dhe nevojtarë,  të nevojshëm  ndaj Tij nga çdo aspekt dhe konsideratë.

 

Mâliki jeumid-dîn. *                                                       ?  ?    ?

Sunduesit të ditës së gjykimit.

     (El-mâlik) ??????   Mbretëruesi, Sunduesi, Poseduesi.

(El-mâlik) është i cilësuari me cilësinë embretërimit (sundimit), cilësi kjo, e cila  i jep të drejtën për të urdhëruar dhe për të ndaluar, për të shpërblyer dhe  për të ndëshkuar, për të vepruar mbi të nënshtruarit, mbi mbretërinë dhe  pasurinë e Tij, në të gjitha aspektet dhe  përmasat që i lejon mbretërimi dhe pushteti i Tij absolut.

Mâliki jeumid-dînSunduesit të ditës së gjykimit.Allahu i madhëruar,në këtë fjalë,ka përmendur pushtetin, sundimin dhe mbreterimin e Tij në ditën e gjykimit, e cila është dita e kijametit, dita në të cilën njerëzit do të shpërblehen sipas asaj që kanë paraqitur, të mirë apo të keqe. Ai e përmendi pushtetin e Tij në ditën e gjykimit, sepse atë ditë, krijesave do t’u shfaqet  i kthjellet dhe i pastër , pushteti, mbreterimi, sundimi i Allahut. Ate ditë, ato (krijesat) do ta shohin të plotë  dhe të kthjellët, mbretërimin, drejtësinë dhe urtësinë e Krijuesi. Atë ditë do të zhduket ç’do lloj pushteti e mbretërimi  nga duart e krijesave,  dhe i gjithë pushteti do të jetë qartësisht në dorë të  Krijuesit,  edhe pse kështu ka qenë gjithmonë , dhe Ai ka qenë  është dhe do të jetë  gjithmonë, Sunduesi dhe  Mbretëruesi  i ditës së gjykimit  dhe i të gjitha ditëve të tjera.

Atë ditë përpara Tij do të jenë të barabartë mbretërit dhe ata poshtë tyre, skllevërit dhe të lirët. Të gjithë do të jenë të përulur  të nënshtruar  ndaj madhështisë së Tij , sy ulur para Krenarisë së Tij. Të gjithë do të jenë në pritje të gjykimit të Tij, duke shpresuar shpërblimin (mëshirën) e Tij, të friksuar nga ndëshkimi (zemërimi) i Tij.

 

Ij-jâke nea’budu ue ij-jâke  nesteaîn *                  ?  ?  ?  ?

Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm  tek Ti mbështetje (ndihmë) kërkojmë.

Pra: Të posaçërojmë vetëm Ty  në përkushtimin e adhurimeve  dhe për kërkimin e ndihmës, mbeshtetjes, mbrojtjes. Kjo kuptohet në këtë mënyrë sepse në fjalinë “Ty  të adhurojmë, dhe tek Ti mbështetemi” përemri vetor, në rasën kallëzore Ty dhe Ti  janë vendosur në renditjen e fjalisë, përpara foljes (kallëzuesit) ,dhe kjo e vë theksin tek përemri  dhe e posaçëron atë  duke i dhënë fjalisë  këtë kuptim:

Ty të adhurojmë       =   Vetëm Ty të adhurojmë .

Tek ti mbeshtetemi  =   Vetëm Tek Ti mbështetemi.

Pra vetëm Ty (o Allah) të adhurojmë  dhe nuk adhurojmë  askënd tjetër veç Teje . Mbështetjen dhe ndihmën  e kërkojme veç tek Ti, tek askush tjetër.

Në këtë ajet ka përmendur adhurimin, përpara mbështetjes dhe kërkimit të ndihmës, edhe pse mbështetja dhe kërkimi i ndihmës është një adhurim në vetvete. Pra ka përmendur atë çka është përfshirëse e të gjitha adhurimeve, përpara asaj që është një adhurim i posaçëm (mbështetjen). Këtë e ka bërë për t’i dhënë përparësi  hakut të Allahut (adhurimit), kundrejt hakut të robit  (mbështetjes dhe kërkimit të ndihmës nga Allahu i madhëruar dhe Bujar) .

(Ibadeti )???????  ( Adhurimi ):  është një fjalë përfshirëse e të gjitha  atyre punëve  dhe fjalëve të dukshme  apo të pa dukshme, të cilat i do Allahu dhe është i kënaqur me to.

(Istiâne)?????????   (Mbështetja, kërkimi i ndihmës) :  është  kërkimi i ndihmës prej Allahut  për të arritur një të mirë  dhe për t’u ruajtur  nga një e keqe, duke qenë  plotësisht i bindur dhe i qetë  që kjo ndihmë do të të ofrohet.

Preokupimi  me adhurimin e Allahut  dhe me kërkimin e ndihmës  prej Tij , ështe ajo që siguron lumturinë  e perjetëshme, dhe sigurinë  nga çdo e keqe. Nuk ka asnjë mundësi shpëtimi  veç preokupimit  me këto dy të rëndësishmet.

Asgjë nuk mund të quhet adhurim “ibadet”  nëse nuk plotëson dy kushte:

  1. Të synohet me të, kënaqësia e Allahut.
  2. Të jetë e argumentuar nga tradita e profetit a.s  (pra ta ketë këshilluar dhe përshkruar ai ).

Në përmendjen e (istiânes) (mbështetjes, kërkimit të ndihmës), pas përmendjes së adhurimit(ibadetit) , qëndron një e fshehtë tjetër. Fakti që adhuruesi,  në adhurimet e tij,  gjithmonë ka nevojë për ndihmën e Atij  të cilin e adhuron, sepse nëse Allahu nuk e ndihmon,  ai nuk do të ketë kurrë mundësi të vazhdojë adhurimin e Allahut,  duke zbatuar urdhrat  dhe duke iu larguar ndalesave. Pastaj thotë i  madhëruari (duke i mësuar  adhuruesit si të  luten ):

Ihdina?-?irâ?al muste?îm.*                                    ?   ?  ?

Na udhëzo në rrugën e drejtë

Pra Na i trego, na udhëzo dhe na jep sukses, për të vazhduar  në rrugën e drejtë, në rrugën e qartë  që të çon tek Allahu i lartësuar dhe tek xhenetet e Tij. Në këtë mënyrë ne kërkojmë udhëzimin dhe suksesin prej Allahut të madhëruar për dy gjëra:

  1. Për njohjen e të vërtetës (hakut)
  2. Dhe për të punuar me të (pra sipas asaj që presupozon ajo njohuri e vërtetë).

Ne kërkojmë prej Allahut, udhëzimin në rrugën e drejtë dhe udhëzimin përgjatë kësaj rruge. Kështu pra, kërkesa për udhëzimin dhe dhënien sukses, bëhet fillimisht për të hyrë në këtë rrugë,  dhe pastaj për të qenë i vazhdueshëm, i qëndrueshëm në këtë rrugë. Udhëzimi për të hyrë në rrugën e drejtë, është udhëzimi për të kuptuar dhe pranuar Islamin, dhe për të braktisur  çdo fe tjetër. Ndrësa udhëzimi  përgjatë kësaj rruge,  konsiston në dhënien sukses për të njohur imtësitë e kësaj feje si dhe për  të punuar sipas asaj që presupozojnë  dispozitat e saj.

Kjo lutje është nga lutjet  më gjithpërfshirëse dhe më të dobishme  për robin. Pikërisht  për këtë arsye, u bë e detyrueshme  që ai të lutet me të  në çdo rekat namazi që e fal për Allahun , si dhe për shkak të nevojës së tij  imediate  në këtë aspekt .

Kjo rrugë e drejtë është pikërisht dhe vetëm :

 

Sirâ?al-ledhîne enamte alejhim.                           ?  ?  ?   ?

Rrugën e atyre të cilët i begatove.

Rruga e profetëve, të sinqertëve (sidikinëve), dëshmorëve  dhe të mirëve (?âli?îne)

?ajril ma??ûbi alejhim.                                ?  ?  ?

Jo në rrugën e atyre që merituan zemërimin.

Pra rruga e drejtë nuk është rruga që ndoqën të mallkuarit  dhe ata që merituan zemërimin e Allahut, të cilët e njohën të vërtetën  dhe më pas e braktisën atë,  sikurse vepruan jehudët dhe shembëlltyrat e tyre.

 

Ue le?-?ãl-lîn. *                                                           ?  ?

dhe as në rrugën  e të humburve

Pra rruga e drejtë gjithashtu  nuk është as rruga që ndoqën të humburit  të cilët e braktisën, e shpërfillën të vërtetën  nga përhumbja dhe padituria e tyre, sikurse vepruan krishterët dhe shembëlltyrat e tyre.

Kjo sure edhe pse e shkurtër, ka përmbledhur mes rreshtave të saj  atë që asnjë sure në Kuran  nuk e ka së bashku. Ajo ka përmendur dhe sqaruar  të tre llojet e teuhidit:

  1. Teuhidin Rububije 4*7 të cilin e kuptojme  nga fjala e Allahut të madhëruar :

Rabul âlemîn. ?? ????????    Zoti i botëve              ……)

  1. Teuhidin uluhije 23* i cili mund të përkufizohet si: Njehsimi, unifikimi, konsiderimi i Allahut si i vetmi që meriton adhurimet tona. Kjo kuptohet nga fjala e Allahut të madhëruar :

       (Allâh )  ????   që në kuptimin e saj gjuhësor  d.m.th  I adhuruar

(Ij-jâke neabudu.)/ Vetëm ty të adhurojmë.

  1. Teuhidin esmau ue sifat. 126* Pra unifikimin e Allahut në meritueshmërine e emrave dhe cilësive të Tij absolute.

E thënë me fjalë të tjera ky lloj teuhidi konsiston në pohimin apo pranimin  e faktit që Allahu i lartësuar është i emërtuar me emra  të bukur, dhë është  i cilësuar  me cilësi të përkryera, emra dhe cilësi të cilat Ai i ka pohuar  për vetveten  dhe të cilat i ka deklaruar për Të , Profeti i Tij.

Ky pohim bëhet natyrshëm e me thjeshtësi,  larg çdo keqinterpretimi, dhe duke mos u përpjekur  të mohohet ndonjë emër apo cilësi e Tij. Bëhet duke u larguar  nga (tea?îl) mohimi i cilësive, nga (temthîl)  krahasimi i tyre me cilësitë e krijesave, si dhe nga   (teshbîhu ) përngjasimi, përafrimi apo shembëllimi  me diçka tjetër. Për këtë, sikurse dhe u përmend,   tregon fjala (?amd)     ???dhe kuptimet e saj.

Gjithashtu kjo sure  është argument edhe për vërtëtsinë e institucionit të profecisë gjë të cilën e kuptojmë nga fjala e Allahut të madhëruar :

(Ihdina?-?irâ?al  muste?îm.) Na udhëzo në rrugën e drejtë.Sepse  udhëzimi në rrugën e drejtë nuk mund të realizohet pa ekzistencën e profetëve, të zgjedhurve të Zotit, dhe pa shpalljet e Zotit.

Kjo sure flet edhe për shpërblimin dhe llogarinë që i pret krijesat për punët që patën kryer. Ky kuptim merret nga fjala e Allahut të madhëruar:

       (Mâliki jeumid-dîn.) Sunduesit të ditës së gjykimit.

Dhe llogaria e shpërblimi, atë ditë, do të jetë me drejtësi, sepse fjala (din) do të thotë  (shpërblim me drejtësi).

Kjo sure vërteton bindshëm besimin e drejtë  në fushën e përcaktimit të Allahut dhe gjithashtu pohon faktin që robi është i lirë të veprojë. Ndryshe nga çka thonë grupet e humbura, të ashtuquajtura Kaderie apo Xhebrie, të cilët ose e zhveshin robin nga çdo lloj kompetence  dhe mundësie veprimi, ose i japin  atij pavarsi, mundësi dhe fushë veprimi  absolute dhe të pavarur prej dëshirës dhe vullnetit  suprem  të Allahut të madhëruar.

Madje në ketë sure kundërshtohen të gjitha grupet e humbura e kjo përfshihet në fjalën e Allahut të madhëruar:

(Ihdina?-?irâ?al muste?îm) Na udhëzo në rrugën e drejtë.   Sepse rruga e drejte është e  ndërtuar mbi dy shtylla:

  1. Njohje e së  vërtetës.
  2. Puna me të.

Dhe dihet se çdo grup i humbur, është i tillë  sepse ka neglizhuar në  njërën prej dy të rëndesishmeve .

Kjo sure ka nxitur gjithashtu edhe për sinqeritet në adhurimin  ndaj Allahut  dhe në kërkimin e ndihmës e mbështetjes vetëm prej Tij. Kjo kuptohet nga fjala e Allahut të madhëruar:

(Ij-jâke neabudu ue ij-jâke nesteîn.) Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm tek Ti ndihmë kërkojmë.

Përktheu: Othman Agolli

Marrë nga libri “Tefsiri i S’adit”

 

You may also like...