Tërheqja e vërejtes nga bartja e fjalëve – Hutbe

HUTBE – TËRHEQJA E VËREJTJES NGA BARTJA E FJALËVE

” Dhe mos ju përul ti atyre që betohen (rrejshëm), e që janë të poshtër, lajkatarit dhe atë që transmeton fjalët për të keq.”
(Kalem: 10-11).

” Mjer për çdo përqeshës – shpifës, që grumbullon pasuri dhe e ruan, (për ardhmërinë e ëndërruar)
dhe mendon që ajo pasuri e tij, do ta bëjë të pavdekshëm!
Jo, jo! Mashtrohet!
Ai, me të vërtetë, do të hidhet (në) Hutameh (Skëterrë), i habitur;
E kush të tregon ty se ç’është el-Hutameh?
Ai është zjarri i ndezur i Zotit, i cili do të depërtojë deri në zemër.
Ai (zjarri) do të jetë i mbyllur mbi ta (si saç), në shtylla të gjata flakëruese.”
(Humeze: 1-9).

” Thuaj: “I lutem dhe mbështetem te Zoti i agimit që të më mbrojë nga sherri i të gjitha krijesave, dhe prej sherrit të natës kur kaplon terri, dhe prej sherrit të falltorëve që fryejnë në nyje (bëjnë magji), dhe nga sherri i ziliqarit kur e shfaq zilinë!.”
(Felek: 1-4).

” E, ata që i ofendojnë muslimanët dhe muslimanet, për atë që nuk e kanë bërë, (të tillët), në të vërtetë, i kanë ngarkuar vetes shpifje dhe mëkat të qartë.”
(Ahzab: 58).
Transmetohet nga Hudhejfe ibnul Jemani,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë:
” Nuk do të hyjë në Xhenet bartësi i fjalëve (ai i cili bartë fjalët në mesin e njerëzve).”
(Shënon: Buhariu: 6056, Muslimi: 105).

Transmetohet nga Ibn Mes’udi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë:
” Asnjëri nga ju mos më përcjellni diçka për njêri tjetrin(fjalë jo të mira, mëkate, etj), sepse un saherê që t’ju takojë juve dhe ata, dua t’u dal përpara me zemër të pastër(duke pasur mendim tê mirë për çdonjërin).”
(Shênon: Ebu Davudi: 4860, Tirmidhiu: 3893, 3894).

Transmetohet nga Ibn Abasi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se ka thënë: Kaloi pranë dy varreve i Dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ue selem!,- dhe tha:
” Këta dy janë duke u dënuar, por nuk janë duke u dënuar se kanë bërë diçka të madhe(mëkat të madh).
Njëri prej tyre nuk ishte i kujdesshëm gjatë urinimit(nuk mbrohej nga pika e urinês), kurse tjetri barte fjalë në mesin e njerëzve.”
(Shënon: Buhariu: 216, Muslimi: 292).

Autor: Muhamed Ahmed el Adeuiju.
Nga arabishtja: Suad B. Shabani.

You may also like...