Teuhidi i thjeshtësuar – Hyrje – 1

Allahu-45Teuhidi i thjeshtësuar

Abdullah ibn Ahmed El-Huvejl
Përktheu: Jusuf Kastrati

PARATHËNIA E DIJETARIT ABDULLAH EL-XHIBRIN
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit
Lavdërimi dhe falënderimi i takojnë Allahut, kurse paqja dhe bekimi i Allahut
qofshin mbi Muhamedin ?, mbi familjen dhe shokët e tij.
E lexova këtë libër të çmuar që titullohet “Teuhidi i thjeshtësuar”, të
përgatitur nga hoxha Abdullah Ibën Ahmed El-Huvejl dhe e gjeta se
përmbante përkufizimin e teuhidit dhe të ibadetit, vlerën e tij dhe shembuj
për lloje të ndryshme të ibadetit, që duhet t’i kushtohen vetëm Allahut. Në të
përmendeshin edhe llojet e shirkut dhe gjërat që e dobësojnë teuhidin. Për
këtë arsye, ne porosisim që ky libër të botohet dhe të shpërndahet, sidomos
në ato vende, ku për shkak të mosdijes dhe pasimit të verbër janë përhapur
shumë lloje të shirkut, duke shpresuar se, nëpërmjet këtij libri, Allahu do t’u
bëjë dobi atyre që ua do të mirën.
Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin me të Dërguarin e Allahut, Muhamedin ?,
me familjen dhe shokët e tij.
Abdullah Ibën Abdurrahman El-Xhibrin

PARATHËNIA E HOXHËS HALID EL-MUSLIH
Lavdërimi i takon Allahut, Zotit të botëve, ndërsa paqja dhe bekimi i Allahut qofshin me të Dërguarin e Allahut, Muhamedin ?, i cili u dërgua mëshirë për botët dhe me familjen dhe shokët e tij.
Kur e pashë thjeshtëzimin e shkencës së Teuhidit në këtë libër të quajtur “Teuhidi i thjeshtësuar” të autorit Abdullah El-Huvejl u gëzova shumë, sepse prej qëllimeve të fesë islame është që mësuesi t’ua shpjegojë nxënësve gjërat në mënyrë sa më të lehtë, ngaqë Allahu i Madhërishëm thotë: “Vërtet, Ne e kemi bërë Kuranin të lehtë për t’u kuptuar dhe kujtuar, prandaj, a ka ndonjë që të marrë këshillë?!” (Kuran, 54:22).
Ndërsa, i Dërguari i Allahut ? ka thënë: “Vërtet, ju jeni dërguar lehtësues e nuk jeni dërguar vështirësues.” (Buhariu nga Ebu Hurejra). Gjithashtu ka thënë: “Allahu nuk më ka dërguar si vështirësues e as ndërlikues, po më ka dërguar mësues dhe lehtësues.” (Muslimi nga Xhabiri).
Islami, kjo fe e bekuar është ndërtuar mbi lehtësimin e dijes dhe të zbatimit të saj dhe është e përgjithshme për mbarë njerëzimin.
Ajo që ka bërë vëllai ynë, hoxha Abdullah është një punë e mirë, e cila meriton falënderim, sidomos kur dihet se ai ka thjeshtuar shkencën kryesore, që është shkenca e Teuhidit, ku e mëson robi hakun e Allahut, me të cilin përmirësohet dunjaja dhe ahireti.
Lus Allahun të na japë sukses në fjalë dhe vepra dhe t’u bëjë dobi njerëzve me këtë mund të bereqetshëm.
Halid Ibën Abdullah El-Muslih
10.05.1424
5
PARATHËNIE
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit
Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve, kurse paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi Muhamedin ?, vulën e të gjithë pejgamberëve dhe të dërguarve dhe mbi familjen dhe shokët e tij.
Kjo është një përmbledhje praktike, e dobishme dhe gjithëpërfshirëse për çështjet dhe rregullat që kanë të bëjnë me shkencën e Teuhidit. Zoti nuk është i kënaqur me robin në qoftë se ai nuk e jetëson Teuhidin, madje nuk ia pranon asnjë vepër që e bën.
Në këtë përmbledhje të shkurtër kemi përfshirë rregulla dhe kategorizime të ndryshme, duke përmbledhur dhe kufizuar gjërat e ndara e të shpërbëra dhe duke ia mundësuar lexuesit ta radhitë në mendje këtë shkencë me lehtësi.
Meqë për të kuptuar një çështje duhet plotësuar dy kushte; të dihet realiteti i asaj çështjeje dhe të sqarohet e kundërta e saj, jam përpjekur të shpjegoj realitetin e Teuhidit, duke sqaruar parimet dhe llojet e tij dhe më pas duke shpjeguar të kundërtën e Teuhidit, që është shirku, duke e definuar atë dhe duke sqaruar llojet dhe normat e tija, sepse siç thotë një poet:
Hijeshinë e diçkaje
E kundërta e saj e dëshmon
Dhe kur shikon të kundërtën
Me lehtësi gjërat dallon.
Hijeshia dhe vlera e Teuhidit shfaqen vetëm atëherë kur e kuptojmë shëmtinë dhe rrezikun e shirkut.
6
Në këtë përmbledhje kam përfshirë edhe çështje tjera të ndryshme që kanë të bëjnë me shkencën e Teuhidit, të cilat patjetër duhet t’i dijë besimtari.
Jam munduar t’i radhis, t’i klasifikoj dhe t’i harmonizoj gjërat dhe njëherazi jam kujdesur t’i definoj shkurtimisht dhe të sjell shembuj dhe argumente për to, në mënyrë që ta bëj këtë libër sa më të lehtë për t’u kuptuar dhe për t’u mësuar.
Nuk e kam bërë librin të gjatë, që të mos jetë i bezdisshëm dhe as të shkurtë, që të mos jetë i mangët.
Nëse e kam qëlluar, atëherë është nga Allahu, e nëse kam gabuar, atëherë është nga vetvetja dhe shejtani.
Këtë libër e përmblodha duke u bazuar në librat e dijetarëve të vërtetë dhe e quajta “Teuhidi i thjeshtësuar”. Lus Allahun e Plotfuqishëm që të jetë i dobishëm dhe ta gjej në peshoren e veprave të mira Ditën kur do të dalim para Tij.
Përshëndetjet dhe selamet tona qofshin mbi të Dërguarin e Allahut, Muhamedin ? dhe mbi familjen dhe shokët e tij.
Abdullah Ibën Ahmed El-Huvejl
7
PËRKUFIZIMI I FJALËS “TEUHID”
– Kuptimi gjuhësor:
Fjala teu??d  rrjedh nga folja arabe ue??ade  që do të thotë njësoj (me njësue), por ka edhe kuptimin veçoj (me veçue).
– Kuptimi sheriatik:
Teuhidi është njësimi i Allahut të Lartësuar:
1. në të qenët Zot, që në arabisht quhet “teuh?d er-rub?bijje”
2. në adhurim, që në arabisht quhet “teuh?d el-ul?hijje”
3. në emrat dhe cilësitë e Tij, që në arabisht quhet “teuh?d el-esmai ue’?-?ifat”
8
LLOJET E TEUHIDIT
Teuhidi ndahet në tri lloje:
1. Teuhid er-rub?bijje
2. Teuhid el-ul?hijje
3. Teuhid el-esmai ue’?-?ifat
Përkufizimi i Teuhidit er-rub?bijje:
Teuhidi er-rub?bijje është njësimi i Allahut të Madhëruar në:
1. krijim  2. sundim  3. rregullim
Ose, thënë ndryshe:
Teuhid er-rub?bijje quajmë njësimin e Allahut në veprat e Tij.
Prej veprave të Tij janë: krijimi, furnizimi, dhënia jetë, dhënia vdekje, zbritja e shiut, mbirja e bimëve, e pemëve etj.
Argumentet Kuranore për këtë lloj të Teuhidit:

Vetëm Atij i përket Krijimi dhe Urdhërimi.?1

Allahut i përket sundimi i qiejve dhe i Tokës.?2

Thuaj: “Kush ju ushqen nga qielli dhe Toka? Kush mundëson të dëgjuarit dhe të parit? Kush mund të nxjerrë të gjallën nga e vdekura dhe të
1 Suretu el-a’rafë, 54.
2 Suretu al-‘imran, 189.
9 – vdekurën nga e gjalla? Kush i drejton gjërat?” Ata do të thonë “Allahu”. E ti (o Muhamed) thuaj: “Atëherë, përse nuk e keni frikë Atë?”?3

Përkufizimi i Teuhidit el-ul?hijje:
Teuhidi el-ul?hijje është njësimi i Allahut në veprat e robërve të Tij.
Prej veprave të robërve të Tij janë: namazi, agjërimi, haxhi, mbështetja, betimi, frika, shpresa, dashuria etj.
Argumentet Kuranore për këtë lloj të Teuhidit:

Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.?4

Adhuroni Allahun dhe mos i shoqëroni Atij asgjë (në adhurim).?5

Ne nuk kemi nisur asnjë të dërguar para teje, që të mos i kemi shpallur se: “S’ka zot tjetër përveç Meje, andaj më adhuroni (vetëm) Mua!”6

Përkufizimi i Teuhidit el-esma’ ue sifat:
Teuhidi el-esma’ ue’?-?ifat është përshkrimi i Allahut me emrat e Tij të bukur dhe cilësitë e Tij të përsosura, me të cilët e ka përshkruar Ai Vetveten dhe me të cilët e ka përshkruar i Dërguari i Tij, Muhamedi ? (paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të) pa i përshkruar formë dhe pa bërë shëmbëllim, shtrembërim a mohim.
3 Suretu Junus, 31.
4 Suretu edh-dharijat, 56
5 Suretu en-nisa, 36.
6 Suretu el-enbija, 25.

10 – Argumentet Kuranore për këtë lloj të Teuhidit:

Asnjë send nuk është si Ai; Ai është Dëgjuesi, Shikuesi.?7

Allahu ka emrat më të mirë, andaj thirreni me ta dhe hiquni nga ata që bëjnë shtrembërime me emrat e Tij. Ata kanë për t’u shpërblyer (me dënim) për veprimet e tyre.?8

7 Sureja esh-shura, 11.
8 Sureja el-a’rafë, 180.

E shkëputur nga libri “Teuhidi i thjeshtësuar”

Autor: Abdullah ibn Ahmed El-Huvejl
Përktheu: Jusuf Kastrati

You may also like...