U botua libri “Akideja e ehlu sunetit dhe xhematit”

DSC_0310U botua libri “Akideja e ehlu sunetit dhe xhematit” nga autori Dr. Seid ibn Mufsir Ibn Mufrih el-Kahtanij (e botuar në gjuhën arabe për së pari herë në Meke Mukaremeh 8/7/1421 H), për ndryshe autori është doktor në akide në fakultetin e Daves dhe Usuludinit Universiteti Umul-Kura, e përkthyer nga hoxha jonë I nderuar Nexhat Ceka, nga shtëpia botuese “Guraba” – Gostivar, e redaktuar nga hoxha Ali Shaban – Tanusha.
Ky libër është edhe një kryevepër në një ndër lëmitë më të rëndësishme që u mungonte besimtarëve shqiptarë nga moti, për ta pas në sirtarin e tyre të botimeve dhe përkthimeve atë që është më e rëndëesishmja për ta, e ajo është si duhet të jetë besimi I drejtë I një suniu, pra pasuesit të rrugës së Muhamedit-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë me të, dhe të shoqëruesve të tij sahabëve.
Për ta pasur më të qartë vlerën dhe rëndësinë e librit mund ti hidhet një sy përbajtjes së saj e të shihet qartë se nuk ka temë për të cilën nuk është hapur debat, ka pasur keqkuptime, pa dituri etj etj, kurse libri I sqaron te gjithe temat dhe problematikat e besimit me argumente të sakta nga Kurani dhe hadithi të mbështetura gjithashtu edhe nga fjalët e dijetarëve të hershme dhe të vonshëm.
Gjithashtu për të pasur diçka më shumë kjo vepër kas aspekti I vlerës së saj do të sjellim edhe lavdërimin e dijetarit të njohur shejh Dr. Prof. Ahmed Sad Hamdan el-Gamidiju dhe vetë fjalët e autorit shejh el-Kahtanit – Allahu I ruajtë dhe na bashkoft me ta në xhenet.

Lëvdatë

Falenderimi i takon Allahut, Zotit të botrave, bekimet dhe përshëndetjet qofshin mbi të Dërguarin e Tij fisnik.
Sa kaq:
Me të vërtet “Akideja” është bazë në të cilën qëndron ndërtesa e islamit, kur është baza e shëndoshë dhe e saktë, atëherë edhe ndërtesa po ashtu është e shëndoshë dhe e saktë, kështu që në shoqërinë islame nuk përhapet devijimi veçse nga shkaku i dobësimit të akides tek shumica e muslimanëve.
Për këtë arsye dijetarët islam nëpër kohëra vazhdimisht i kanë dhënë rëndësi të madhe mësimit të akides, e kanë sqaruar atë dhe i kanë dalë vazhdimisht në mbrojtje asaj.
Në këtë temë janë shkruar me dhjetëra apo me qindra libra të cilët qëllim të tyre e kanë pasur sqarimin e akides dhe qartësimin e saj, poashtu duke iu kundërvënë çdoherë kundërshtarëve të saj, shpikësve të cilët e njollosën akides me besime të kota ose patën keqkuptime në akide.
Metodologjitë në shfaqjen e akides janë të shumta në numër me mënyra prej më të ndryshmevetë shfaqjes, madje kjo mvaret e gjitha nga metodologjia e hulumtuesit dhe kuptimit të tij mbi akiden.
Ndërsa metodologjia e vetme ngel ajo selefije si referencë nga e cila duhet ti nënshtohen studijuesit e hakut të cilët kërkojnë të shpëtojnë.
Ndërsa i nderuari dr. Seid ibn Mufesir el-Kahtani dëshiroi që edhe ai të mer pjesë në këtë derë dhe të tubon tema të ndryshme që gjenden në shumë libra në një vend, duke përdorur metodat më të lehta për kuptim që i përshtatet çdo kalibrit të njerëzve që e lexojnë atë. Kështu që me një libër të vetëm ariti të përmbledh kajmakun e asaj çfarë ka nevojë ta din çdo besimtarë duke u bazuar në argumentet e Kuranit, sunetit, fjalët e dijetarëve duke iu larguar zgjatjes dhe duke u munduar të flet më shkurtimisht, ndonjëherë duke na ushqyer me disa ndodhira që i kanë ndodhur atij personalisht si dhe me debatet akademike me disa të cilët e kundërshtojnë selefin në metodologji dhe në akide-besim.
Në çdo aspekt autori-Allahu i dhashtë sukses, mundohet ti mbahet përpikmërisht metodologjisë së selefit, vendimeve të tij në ndonjë çështje ose gjatë kundërshtimit të argumentimit të kundërshtarit, pra (menhexhi) metodologjia selefije është ajo rrugë që e kanë trasuar dijetarët e selefit, kësaj rruge ia janë përmbajtur edhe imamët e shquar të medhhebeve, dijetarët eminent pas tyre e të tjerët pas tyre gjeneratë pas gjenerate. Kjo është rruga e saktë të cilën duhet pasuar dhe proklamuar, duhet dalë në mbrojtje të saj pasi që kjo rrugë mbështetet në argumentet e sheriatit të nxjera nga Kurani dhe suneti autentik. Prandaj dhe është thënë se nuk përmirësohet fundi i këtij umeti vetëm se me atë që është përmirësuar fillimi i tij-të parët tanë të mirë, kurse devijimi dhe përçarja në këtë umet ka ndodhur si pasojë e kundërshtimit mospasimit të të kësaj metodologjie.
Vepër e çdo thirrësi apo autori është që të ketë kujdes në këtë aspect, pra ti jap rëndësi akides në çdo fushë të thirrjes, në tribuna, në fjalime, në libra, në shkrime, seminare vetëm e vetëm për një qëllim, e ai është largimi i kundërshtimeve në këtë umet, bashkimi i fjalës së besimtarëve në një fjalë dhe bashkimi i xhemateve të ndryshëm në një.
Pasi që nuk ka mundësi që ky umet të përballet me armikun dh eta kryen obligimin e tij duke qenë i përçarë dhe në kundërshtim.
Qëndrimet e këtij umeti mund të bashkohen vetëm duke u pasuar rruga e selefus-salih – të parëve tanë të mirë dhe ndjekja e metodologjisë së tyre, mirëpo nga këto fjalë nuk duhet të kuptohet se nuk ka ixhtihad për të marrë qëndrime në çështjet bashkëkohore, pra të çshtjeve problematike të ditëve të sotshme, të cilat nuk kanë qenë të njohura në kohërat e selefit.
Madje mbetet obligim i dijetarëve të këtij umeti, thirrësve të saj të mundohen sa kanë mundësi, pra të japin mundin maksimal për ti sqaruar dispozitat e reja si dhe përkufizimin e qëndrimeve të sakta nën hijen e argumenteve sheriatike të cilat janë bazë e fesë në akide, në sheriat, e gjitha kjo nën hijen e rrugës se selefit e cila është nxitëse në inspirimin e tekstit si dhe në nxjerjen e dipozitës nga kuptimi i saj. Kur gabon muxhtehidi në konkluzën e tij nuk i meret kjo si e keqe dhe të shahet thënësi i saj, mirëpo polemizohet me të Brenda kritereve të vllazërisë islame, dashurisë së besimit duke qenë lakmues në bashkimin e umetit dhe forcimit të fjalës së saj.
Kjo është e tëra, për në fund e lus Allahun e Lartëmadhëruar që të na bën dobi me këtë libër dhe ta shpërblej autorin me shpërblimet e Tija, me të vërtet Ai është Gjithëdëgjuesi, Gjithëpranuesi i lutjeve, bekimet e Allahut qofshin mbi profetin tonë Muhamedin, familjen, shokët dhe pauesit e tij deri në ditën e gjykimit.

Dr. Prof. Ahmed Sad Hamdan el-Gamidiju
Profesor i Akides në studimet e larta postdiplomike
Univesiteti Umul-Kura – Meke Mukaremeh
21/7/1421 H

Parathënie

Falenderimi i takon Allahut Zotit të botrave, lavdërimet dhe bekimet qofshin mbi profetin me fisnik, zotëriun e të dërguarve, pejgamberin tonë Muhamedin mbi familjen e tij, shokët e tij dhe mbi gjithë ata që e trasuan rrugën e tyre, ndoqën sheriatin e tij, thirrën në umetin e tij deri në ditën e fundit.
Më pas:
Me të vërtetë çështjet e akides dhe usuludinit në islam janë prej çështjeve më të rëndësishme me të cilat janë marrë dijetarët e ehli sunetit dhe xhematit në vendimet e saj, përpilimin e tyre, recensimin e tyre, sqarimin e tyre që të mos ngatërohen njerëzit në këto çështje, e të bien në dekadencë, devijim, epshe. Me çfarë janë mashtruar shumë njerëz kur janë larguar nga rruga e drejtë në rrugën e argumentimit në çështjet e akides, në të cilat duhet të mbështetemi në Kuran dhe sunet në çdo tekst të këtyre dyjave ndërsa referenca e ynë të jenë çdoherë këta të dyja dhe çdo mosmarveshje ta kthejmë në këta tekste, duke u bazuar në kuptimet e tyre sipërfaqësore që përputhet me qëllimin e sheriatit në kuptimin e selefus-salih.
Këta rregulla e kanë mbrojtur ehlu sunetin dhe xhematin, të mos bie në devijim, kështu që ata e mbrojtën akiden, i menjanuan të këqijat nga ai, e mbajtën flamurin e saj dhe ia ruajtën këtij umeti fenë e tyre. i kundërshtuan gjithashtu devijimet abnormal të cilat zgjatën kokën e tyre për tu bërë shkak për përçarje dhe grupacione. Këta binin në kundërshtim në atë çfarë ishin pajtuar xhemati i besimtarëve si p.sh. havarixhët, rafiditë, kaderit, murxhit pastaj kur u shtua ndarje ndërmjet këtyre grupeve ndodhi madje mospajtimi dhe përçarja edhe më e madhe, ku si shkak i kësaj ishte se bazimi në argument u bë vetëm në atë logjik duke u distancuar haptas nga tekstet sheriatike. Derisa ndodhi edhe ajo për të cilën na ka lajmëruar i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, se ky umet do të ndahet në 73 grupe, që të gjitha do të hyn në zjarrë përpos njërit grup, kur e pyetën sahabët se kush është ai grup i shpëtuar, ai ua ktheu duke u thënë: “Kush i përmbahet rrugës në të cilën jam unë dhe shokët e mij sot”.
Ky është grupi i shpëtuar, e ata janë ehlu suneti dhe xhemati për të cilën Allahu premton se do të jenë ngadhnjimtarë në rrugën e tyre, thotë i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të: “Një grup nga umeti im çdoherë do ti mbahet rrugës së Allahut, ato nuk mund ti dëmton ai i cili i përgënjshtron ata e as ai i cili i tradhëton ata deri sat ë vjen urdhëri i Allahut, e ata vazhdojnë në rrugën e tyre”.
Ehlu suneti dhe xhemati e kanë akiden e pastër, burimin e ëmbël të cilën jam munduar ta tuboj në këtë libër dhe të sjelli vendime në mënyrën më të lehtë me tekste të thjeshta. Shpresojmë se ndoshta ia arijmë qëllimit nga shkaku se e kam shkruar këtë libër. Nevojën për përpilimin e këtij libri e kam hasur kur u kërkua nga unë në verën e vitit 1419 H të mar pjesë në kursin e dijes e cila u mbajt në qytetin Abha. Ku u kërkua nga unë të jap mësim në lëndën e akides, atëherë nxënësit e pranishëm vendosën që unë tua caktojë një libër që ta mësojnë i cili i përmbledh çështjet e akides në përgjithësi në formën e shkurtër, të forcuar me argument sheriatike prej Kuranit dhe sunetit. Në fillim formova skeletin e librit pastaj kam bërë shtesa të shumta që libri të jetë gjithëpërfshirës i më shumë çështjeve akaidike në metodologjinë që e kam cekur në njohtimin me titullin e këtij libri ku e pash të arsyeshme ta emëroj me titull “Akideja e ehlu sunetit dhe xhematit nën hijen e Kuranit dhe sunetit”, ky libër përmban në vete parathënien, njohtim me librin si dhe 13 kaptina ku në çdo kaptinë ka studime të shumta.
Nga Allahu shpresoj ta pranoj këtë vepër nga unë, ta bën atë të sinqertë vetëm për fytyrën e Tij Fisnike, të më bën dobi mua me atë që kam shkruar në ditën kur do të jem i varfër dhe do të kem nevojë për të, të më dal mua për çdo lëshim, të më fal mua mëkatin tim, Ai është më të vërtet Gjithëdëgjuesi dhe Gjithëpranuesi i lutjeve.
Bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tonë Muhamedin, familjen e tij, shokët e tij dhe gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në ditën e fundit.

Dr. Seid ibn Mufsir Ibn Mufrih el-Kahtanij
Meke Mukaremeh 8/7/1421 H
Doktor në akide në fakultetin e Daves dhe Usuludinit
Universiteti Umul-Kura

You may also like...