U intesifikua kontributi për Sirinë në ditët e fundit

21124Falenderimi i takon Allahun për begatitë që na i jep dhe për punët e mira që arihen, paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të dërguarin e Tij Muhamedin, familjen shokët dhe gjithë ata që e pasojnë rrugën e tij deri në ditën e gjykimit.

Si pasojë e përhapjes së lajmit për mbledhjen e ndihmave për në Siri, qytetarët në shumë pika të qytetete të ndryshme donuan dhe ndihmuan duke sjellur rroba dhe artikuj të ndryshëm për refugjatët e Sirisë. Një ndër pikat më të frekuentushme në qytetin e Tetovës ishte edhe shoqata jonë Horizonti Plus, e cila pothuajse tërë ditën a pasur fluks të ndihmave të ardhura nga banorët e qytetit po edhe nga rethina e qytetit, e cila ishte me të vërtet diçka që na bëri përshtypje dhe e shtoj vullnetin e djemve të cilët nuk përtonin tërë ditën të presin ndihma.

Kjo edhe njëherë tregoj se shqiptarët e trojeve tona nuk e haruan një vend të haruar nga bota e civilizuar, një vend i cili i ngjante vendeve tona në luftën e Kosovës dhe konfliktit të Maqedonisë ne vitin 2001, nuk haruan se edhe këto vende atëherë ngritën zërin për ne dhe na ndihmuan me ndihmat e tyre me aq sa patën mundësi, e kjo sot ishte koha e shlyerjes së një borxhi të vogël edhe pse ai është shumë i vogël në krahasim me atë se sa kemi mundësi, porse edhe kjo është për tu lavdëruar sepse sensibilizimi dhe përgjigjja ndaj thirrjes ishte e madhe.
DSC_0123
Allahu ju shpërbleft juve banor të qytetit tonë dhe e lusim Allahun amaneti juaj të mbrij në vendin e duhur në kohën sa më të shkurt të mundshme qëta plotësojmë obligimin tonë që e morëm karshi jush, Allahu na e lehtësoft dërgimin e ndihmave drejt Sirisë!

Stafi i sh.q.Horizonti Plus – Tetovë

You may also like...