U realizua me sukses seminari “Rruga drejt devotshmërisë” me hoxhë Enis Ramën

774Falenderimi i takon Allahun për begatitë që na i jep dhe për punët e mira që arihen, paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të dërguarin e Tij Muhamedin, familjen shokët dhe gjithë ata që e pasojnë rrugën e tij deri në ditën e gjykimit.

Sot Sh.Q. Horizonti Plus-Tetovë realizoj me sukses seminarin njëditorë me hoxhën Enis Ramën nga Mitrovica, me temë “Rruga drejt devotshmërisë”. Pasi që ishte seminar i mbyllur për nga natyra e tij me vllezër të ftuar, e bukura e tij ishte se vllezërit nga Tetova porse edhe nga qytetet tjera iu përgjigjen me kënaqësi këtij seminari ku morën pjesë mbi 120 persona për ta ndjekur këtë lloj seriali të seminareve të mbajtura nga hoxha Enis Rama porse kësaj radhë në Tetovë në restorantin “Ara”. Tema konsistoj në pesë ligjerata ku katër ishin shtjellim i temës dhe e fundit ishte pytje – përgjigje: 1. Në orën e parë u sqarua përkufizimi i kësaj fjalë në thëniet e dijetarëve dhe definimi i tij në aspektin terminologjik. 2. Në orën e dyte u sqarua gjykimi apo dispozita e devotshmërisë – takuasë përmes argumenteve nga Kurani dhe hadithi. 3. Në orën e tretë u sqarua vlera e devotshmërisë , mjetet që janë përmendur në ajete dhe hadithe për arritjen e saj.4 4. Në orën e katërt u shtjelluan frytet e devotshmërisë. 5. Në orën e pestë u bën pyetje – përgjigje nga të pranishmit të cilave hoxha ju dha përgjigjen e duhur me shpjegime adekuate. Në këtë seminar i cili është nisur me nijet që të bëhet tradicional – vjetor u shtrua edhe drekë për të pranishmit, duke e lutur Allahun që ti shpërblej që të gjithë nga kontribuesit e deri tek prezantuesit në të, e lusim Allahun që vllazërinë që u pa në ditën e sotme ta shohim edhe në të nesërmen në projektet e ngjajshme dhe e lusim Allahun që këto nisma të sjellin bereqet dhe hajr si në qytetin tonë ashtu edhe me gjërë me të vetmin qëllim që sa më shumë të shtohet vetëdija fetare mbi popullatën tonë e cila po shihet qartë se po tregon interesim të lartë ndaj fesë së Allahut dhe ndaj thirrjeve të tilla të cilat vetëm se e ndihmojnë shoqërinë tonë tja përcaktoj asaj agjendën e prioriteteve e ajo pa dyshim se në radhë të parë është devotshmëria apo rregullimi i raporteve me Allahun.7

Stafi i sh.q. Horizonti Plus – Tetovë

You may also like...