Umeti po jeton etapën e fitores, krenarisë dhe përqendrimit

D.Sefer el-HavaliDr. Sefer el-Havali: Umeti po jeton etapën e fitores, krenarisë dhe përqendrimit

Dr. El-Havali, Allahu e shëroftë, ka theksuar se Umeti Islam po realizon një fitore të rëndësishme dhe po bën një avancim cilësor në çdo fushë, duke u ballafaquar me tre projekte gjigande, projektin e kryqëzatave, atë shiit dhe të fundit, atë laicist.

Ai sqaroi se projekti i parë është ai i kryqëzatave në Afganistan, i personifikuar në synimet: fshirjen e identitetit islam, vjedhjen e pasurive, kontrollimin e shtrirjes së gazit, përhapjen e krishterimit, prishjen e moralit, ndryshimin e edukimit… por – elhamdulilah – jemi duke parë dështimin e këtij projekti, zmbrapsjen dhe shpalljen e humbjes. Amerika sot po bën marrëveshje me talebanët për të gjetur një dalje të sigurt që atje.

Pastaj përmendi se projekti i dytë manifestohet me batinitë e fëlliqur shiit. Ky projekt po zgjatë tri dekada me radhë për të gëlltitur tri shtete arabe që arritën në duar të këtyre mexhusëve, pra Irakun, Sirinë dhe Libanin. Tashmë ky projekt nuk është duke u zgjeruar por duke u tkurrur dhe zmbrapsur. Qeveria shiite nuk po gjen forcën që të ruajë “rajonin e gjelbër” pas sulmit ndaj burgjeve dhe qendrave të policisë. Rajonet sunite tashmë po dalin nga sundimi i Al-Malikit (shiit). Në Siri, pra, fortifikata më e rëndësishme dhe lidhja më e fortë me persianët, pushteti alevit po zmbrapset me shpejtësi dhe po humbë pikat e tij më strategjike në Ladhikije, në Banijas dhe në Tarsus. Kurse në Liban, çdo ditë e më shumë Hizbulatit po i ngushtohet rrethi, ajo tash ka brengën ta sigurojë veten dhe nahinë e tij.

Ndërsa projekti i tretë është projekti laicist, ku episodi më i fortë po shfaqet në Egjipt. Konflikti mes islamistëve dhe puçistëve nuk është për parlamentin apo për mandatin e kryetarit apo për përfaqësimin partiak, ai është konflikt për identitetin e Egjiptit dhe rolin e Islamit në hartimin e sistemit politik, ekonomik, shoqëror dhe edukativ. Prandaj, beteja do bëhet shumë e fortë dhe e rrezikshme, por s’ka dyshim se fitorja do të jetë në anën e Umetit, fesë dhe identitetit të tij. Ajo fitore nuk do përkufizohet në kufijtë e Egjiptit por do jep frytet e saja edhe në Palestinë në veçanti.
Allahu, kur dëshiron diçka i sjellë shkaqet. Ajo që po përjetojmë është punë e Zotit për t’i plotësuar kushtet e fitores. Çështja e Allahut do fitojë.

Përktheu: Omer Berisha

Marrë nga: eduaAllahun.com/fb

You may also like...