Urtësia e legjislimit të xhihadit – 2

ShehadehStudimi i katërt:Urtësia e legjislacionit të xhihadit:

Allahu i Lartësuar e ka sqaruar qëllimin dhe pikësynimin e xhihadit në rrugë të Allahut duke thënë:” Luftoni ata derisa të mos mbetet idhujtari (besim i kotë), e i tërë adhurimi të bëhet vetëm për Allahun. Po nëse ata ndalen (i japin fund mosbesimit), Allahu është mbikëqyrës për atë që veprojnë”.[1] Po ashtu thotë:” Vritni ata derisa të zhduket fitneja dhe të aplikohet feja vetëm për Allahun. E në qoftë se ndalen (nga propaganda dhe lufta), atëherë lereni armiqësinë, përveç atyre që janë zullumqarë”.[2] Prej këtu nxiret përfundimi se urtësia dhe qëllimi i aprovimit të xhihadit është për këto arsye:

Një: Ngritja e fjalës së Allahut, bazuar në hadithin e Ebu Musa el-Eshariut-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili përcjell se erdhi një njeri te i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, dhe i tha: O i Dërguari i Allahut, një person lufton për plaçkë luftë, një tjetër për tu përmendur, tjetri për tu treguar, cili prej këtyre është në rrugë të Allahut? – Tha:” Kush lufton që fjala e Allahut të jetë më e larta ky është në rrugë të Allahut”.[3]

Dy: T’ju dilet në ndihmë atyre që u është bërë padrejësi, thotë Allahu në Kuran:” Ç’keni që nuk luftoni për Zotin dhe për (t’i shpëtuar) të paaftit: Nga burrat, nga gratë e nga fëmijët, të cilët luten: “Zoti ynë! Nxirrna nga ky fshat (Meka), banorët e të cilit janë mizorë. Jepna nga ana Jote shpëtim e ndihmë![4]

Tre: Revanshizmi mbi armikun dhe ruajtja e islamit, thotë Allahu në Kuran:” Muaji i shenjtë (i këtij viti) është për muajin e shenjtë (të vitit të kaluar), e shenjtëritë (shkelja e tyre) janë masë ndëshkuese. Pra, kush ju sulmon juve, kthenia sulmin atij edhe ju po në atë masë dhe kini frikë nga Allahu e ta dini se Allahu është me të devotshmit”.[5] Gjithashtu në suren Haxhxh thotë:” (U lejuan të luftojnë) Ata, të cilët vetëm pse thanë: “Allahu është Zoti ynë!” u dëbuan pa kurfarë të drejte. E sikur Allahu të mos i zbrapste disa me disa të tjerë, do të rrënoheshin manastirët, kisha, havrat e edhe xhamitë që në to përmendet shumë emri i Allahut. E Allahu patjetër do ta ndihmojë atë që ndihmon rrugën e Tij, se Allahu është shumë i fuqishëm dhe gjithnjë triumfues”.[6]

Studimi i pestë: Llojet e armiqve në xhihad:

Armiqtë që duhet luftuar në xhihad janë të shumëllojshëm, edhe atë:

1. Xhihadi mbi pabesimtarë, munafikët (hipokritët), renegatët (felëshuasit).[7]

2. Xhihadi mbi të rebeluarit, kryengritësit të cilët duan ta rëzojnë sistemin, shtetin, kalifetin apo pushtetin e muslimanëve duke e keqëkomentuar fenë, si dhe të cilët kanë fuqi përgaditje, pra duke bërë nxitje kundër shtetit dhe me forcë.[8]  Bazë e kësaj që po themi është fjala e Allahut:” Nëse dy grupe besimtarësh tentojnë të luftojnë ndërmjet vete, ju pajtoni ata, e në qoftë se ndonjëri prej tyre e sulmon tjetrin, atëherë luftonie atë grup që vërsulet me pa të drejtë, derisa t’i bindet udhëzimit të Allahut, e nëse kthehen, atëherë me drejtësi bëni pajtimin ndërmjet tyre, mbanie drejtësinë, se vërtet Allahu i do të drejtit. S’ka dyshim se besimtarët janë vëllezër, pra bëni pajtim ndërmjet vëllezërve tuaj dhe kinie frikë Allahun, që të jeni të mëshiruar (nga Zoti)”.[9]

Arxhefeti-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, transmeton se i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë:” Do të ndodhin fitne e fitne (sprova) andaj kush dëshiron ti përçaj muslimanët e këtij umeti kur ata janë bashkë, atij personi hiqjani kokën me shpatë kushdo qoftë ai”.[10]

3. Mbrojtja e jetës, (shpirtit), familjes (nderit), pasurisë – në këtë lloj njerëzit që duhet luftuar janë edhe vjedhësit apo plaçkitësit e rrugëve.[11] Seid ibn Zejdi-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell se i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë:” Kush vritet për mallin e tij ai është shehid, kush vritet për familjen e tij (nderin) është shehid, kush vritet për fenë e tij ai është shehid, kush vritet për gjakun e tij është shehid”.[12]

Abdullah ibn Omeri-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i ka thënë: Halid ibn Asit: A nuk e di ti se i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë:” Kush vritet për mallin e tij është shehid”.[13]

Muhariku-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë: Një njeri erdhi tek i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, dhe i tha: Vjen ndonjë njeri tek unë për të ma marur mallin tim? – i tha-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të:” Lute për Allahun të largohet?” – i tha: E poqëse nuk mer vesh e nuk largohet? –  I Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të:” Atëherë mundohu ta largosh me besimtarët që i ke rreth teje”. – i tha: E në qoftë se nuk ka rreth meje askush nga besimtarët? – i tha-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të:” Kërko mbrojtje prej sulltanit”. – i tha: E në qoftë se sulltani nuk mund të mbrin (shpejt tek unë)? – i tha:” Lufto për mallin tënd derisa të bëhesh shehid i ahiretit ose ta mbrosh mallin tënd”.[14]

Ebu Hurejra-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell dhe thotë: Erdhi një njeri te i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, dhe i tha: O i Dërguari i Allahut, poqëse vjen dikush të ma mer mallin tim? – Tha:” Mos ja jep mallin tënd”. – i tha: E nëse ai më lufton (sulmon)? – i tha :” Sulmoje, luftoje edhe ti.” – i tha: E nëse më vret? – i tha:” Atëherë ti je shehid”. – i tha: E nëse unë e vras atë? – i tha:” Ai është në zjarrë (xhehenem)”.[15]

Shkëputur nga libri “Xhihadi në rrugë të Allahut” (Dispozitat e tij në islam)

Autori : Dr. Seid ibn Alij ibn Vehf el-Kahtani

Përktheu: Nexhat Ceka


[1] Enfalë:39

[2] Bekare:193

[3] Transmeton Buhariu nr. 2810, Muslimi nr. 1904

[4] Nisa:75

[5] Bekare:194

[6] Haxhxh:40

[7] Shiko më gjërësisht në “Zadul mead” 3/100, “El-mugni” Ibn Kudame 12/264.

[8] Shiko “El mugni” 12/237

[9] Huxhurat:9-10

[10] Transmeton Muslimi nr. 1852

[11] Shiko “El-mugni” Ibn Kudame 12/474, “Mexhmul fetava” shejhul islam Ibn Tejmije 34/241

[12] Transmeton Ebu Davudi nr. 4772, Nesaiu nr. 4099, 4100, teksti i tij, Tirmidhiu shkurtimisht me nr. 1418, Ibn Maxhe shkurtimisht me nr. 2580, Ahmedi me tekstin e tij me rënditjen e Ahmed Shakirit 3/118, nr. 1651, 1653, Tirmidhiu thotë: Hadithi është hasen-sahih (I mirë i saktë) njëashtu zinxhirin e këtij hadithin e ka saktësuar Ahmed Shakiri në vëndin që u cek më parë, po ashtu e ka saktësuar Albani në “Sahihu Nesai” 3/858.

[13] Transmëton Muslimi nr. 141

[14] Transmeton Nesaiu nr. 4086, Ahmedi në “Musned” gjendet teksti i tij 5/294-295, këtë hadith e ka bërë të saktë Albani në “Sahih Nesai” 3/856.

[15] Transmeton Muslimi nr. 140

You may also like...