Ushqeje një agjërues…

Ramazani-10Falendrimi i takon Allahut, Furnizuesit të përkryer, paqa dhe mëshira e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamedin, mbi familjen e tij, shokët dhe gjithë pasuesit e tij deri në ditën e gjykimit.

Ka thënë i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: ka thënë: “Kushdo që ushqen një agjërues, do të ketë shpërblimin e njëjtë sikurse të atij agjëruesi, pa i munguar asgjë nga shpërblimi.” (Tirmidhiu).

Është pyetur rreth organizimit të gostive, thirrjes së njerëzve, shpërndarjes së ushqimeve për bamirësi dhe të tjera përpjekje si kjo në Ramazan, dijetari i njohur Dr. Feuzani-Allahu e ruajtë ai është përgjigjur: “Pa dyshim se ofrimi i ushqimit në Ramazan ka mirësi shtesë për shkak të shenjtërisë së kohës dhe nevojës që agjëruesit kanë për ushqim.  i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Kushdo që ushqen një agjërues do të ketë shpërblimin e njëjtë sikurse shpërblimi i tij (agjëruesit)”, kështu që ofrimi i ushqimit në këtë muaj për nevojtarët është prej veprave më të mira, pasi që shpërblimi i bamirësisë në muajin e Ramadanit shumëfishohet më shumë se sa në muajt e tjerë.”(“El-Fetava libni Feuzan – Kitab ed-Davah)

Gjithashtu Muhamed bin Salih el-Uthejmin-Allahu e mëshiroftë, thotë: “Ata që kanë mundësi duhet të përpiqen që të ushqejnë ata që janë agjerueshëm (në iftar), ose në xhami ose në vendet e tjera. Kjo është kështu sepse kushdo që ushqen një agjërues, ai do të marrë të njëjtin shpërblim sikurse ai që agjëron. Kështu që nëse një person ushqen vëllezërit e tij që janë duke agjëruar, ai do të marrë të njëjtin shpërblim sikurse ata. Prandaj, ata që Allahu i ka begatuar me pasuri, duhet të përfitojnë nga kjo mundësi që të fitojnë shpërblime të mëdha. (“Su’alan fis sijam” fq.48)

Transmetohet nga Enesi, Allahu qoftë i kënaqur me të, i cili thotë: “I Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, erdhi që të vizitonte Sa’d ibn Ubaden, i cili i shërbeu me bukë dhe vaj të Dërguarin e Allahut. i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, hëngri dhe tha: “Vëzhguesit e agjërimit kanë bërë iftar me ty (ky është një përkthim literal, ndërsa kuptimi është: “Allahu të shpërbleftë që i shërbeve agjëruesit me ushqim që të bëjë iftar”) njerëzit e devotshëm ka ngrënë ushqimin tënd, kurse melekët dërgojnë bekime mbi ty.” (Ebu Davudi)

Ndërsa në komentarin e “Rijadus-salihin” shkruan kështu: “Fjala “Aftara” është informuese në natyrë, mirëpo është përdorur në kuptim të lutjes. Kështu që çka kuptohet këtu është: Allahu ju dhëntë shpërblimin e atij që angazhohet për (përgatitjen) e iftarit për dike, pra nënkupton, nxitjen e dikujt për mikpritje me mjetet e tij.

Mos harojmë për në fund se ndihma ndaj njëri tjetrit është edhe nga porositë e vet Allahut në librin e Tij, ku ai na drejtohet duke na thënë: …Ndihmohuni mes vete me të mira dhe devotshmëri, e mosni në mëkate e armiqësi. Kini dro dënimit të All-llahut, se me të vërtetë All-llahu është ndëshkues i fortë”. (Maide:2).

 Përktheu dhe përshtati: Nexhat Ceka

You may also like...