Varja e gurëve apo diçka e tillë, me qëllim të mbrojtjes nga mësyshi dhe smira

Pyetje - pergjigje - agjerimiPyetësi:

-Isha në vizitë te gjyshi im dhe vërrejta se ata e varnin një lloj guri në murë, duke besuar se e ndalon mësyshin dhe ky gurë quhet shtatë sy, kështu që ia sqarova gjyshës time se kjo është shirk (1) dhe se është obligim që të mbështetemi te Allahu dhe të mos kërkojmë mbrojtje prej dikujt tjetër, por ajo nuk pranonte këshillën time dhe pas një kohe, pa dijen e saj, e mora dhe e theva, ndërsa ajo deri sot nuk e din se kush e ka larguar prej aty, andaj a kam mëkat pse kam vepruar kështu pa dijen e saj, duke e ditur se ajo do të hidhërohet nëse e kupton këtë gjest, ose a kam shpërblim?

Përgjigje:

-Ja ke qëlluar, Allahu të shpërbleftë me të mira, mos i trego, shumë mirë që e ke këshilluar, elhamdulilah, ja ke bërë të qartë dhe e ke këshilluar dhe ska nevojë që ta informosh se kush e ka larguar atë sepse kjo i ngjan hajmalive të cilat u lidhen fëmijëve apo tjerëve,  e kjo konsiderohet shirk i vogël, sepse besojnë se ky gurë bën dobi duke larguar mësyshin dhe smirën, por kjo nuk ka bazë, sepse kjo është prej llojeve të hajmalive që u lidhen fëmijëve, duke besuar se ajo i largon xhinët dhe kjo konsiderohet shirk i vogël dhe prej sendeve të ndaluara, sepse kjo (varja e gurit) i ngjan këtyre (hajmalive), kështu që ja ke qëlluar me këtë vepër.

Por nëse dikush beson se ky gur apo hajmalia, ka ndikim pa lejen e Allahut, ose sjell dëm apo dobi, atëherë konsiderohet shirk i madh, por në përgjithësi njerëzit besojnë se kjo është shkak për largimin e mësyshit dhe smirës dhe kjo është diçka e kotë e pabazë, pa marrë parasyshë ndonjë hajamli apo ndonjë gur të tillë.

Shejh AbdulAziz bin Baz –Allahu e mëshiroftë!-

Përktheu dhe përshtati:

Mujdin Xh. Xhaferi

05.03.2013

13.05.1434 H

You may also like...