Veçoritë dhe cilësitë e metodologjisë së ehlu sunetit dhe xhematit

2 – Imazhe-25Veçoritë dhe cilësitë e metodologjisë së ehlu sunetit dhe xhematit

Ehlu suneti dallohet me veçoritë e tij cilësitë e tij, prej më të rëndesishmëve janë:

1. I kushtojnë rëndësi të madhe Kur’anit librit të Allahut duke e mësuar atë përmendësh, duke e lexuar, duke medituar rreth tij, duke u marë me komentimin e tij, punojnë sipas tij, dhe e kanë si ligj të tyre, gjithashtu i kushtojnë rëndesi te madhë haditheve të Dërguarit te Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi te) duke pasur parasysh cilat hadithe janë sahih (autentik) dhe cilat janë të dobta apo thënë shkurt punojnë më hadithe të verteta, madje i japin rendesi edhe kuptimit të hadithit ndërsa diturinë e tyre e pason vepra.

2. Hyrja në fe plotësisht, besimi në të gjithë librat e zbritur nga Allahu xh.sh. dhe mosndarja e fesë apo pranimi i diçkaje rreth saj dhe mohimi i një pjesës tjetër, apo të zgjedhja e çështjeve sipas epsheve.

3. Ndjekja (e sunetit), largimi nga bidati (shpikjet në fe), bashkimi dhe largimi nga perçarja.

4. Pasimi i rruges së selefus-salih (të parëve tanë të mirë) si dhe imamëve të rruges së drejtë qofshin prej sahabëve apo atyre që kanë ardhur pas tyre dhe e kanë pasuar rrugën e tyre.

5. Mesatarja në besim përballë grupacioneve ekstremiste dhe atyre që janë neglizhentë, kurse në vepra dhe karakter janë në mes neglizhentëve dhe ekstravagantëve.

6. Insistojnë çdoherë që ti bashkojnë muslimanët në rrugen e të vërtetës dhe i luftojnë të gjitha shkaqet të cilat çojnë drejt përçarjes dhe grupacioneve.

7. Thirrja e përgjithshme e plotë gjatë thirrjes në fenë e Allahut në çeshtjet e akides, dispozitave, adhurimit, sjelljes, karakterit etj.

8. Maturia dhe drejtësia, duke e mbrojtur çdo herë fenë e Allahut e jo epshin e tij, partinë e tij apo grupin e tij, dhe për këtë arsye nuk e teprojnë në dashuri dhe në urrejtje. Nuk i nënçmojnë njerëzit e mirë, duke i respektuar për mirësitë e tyre kurse në anën tjetër nuk i bejnë të pagabueshem imamët prej dijetarëve të këtij umetit, por prej secilit prej tyre i meret fjala dhe i lihet perveç të Dërguarit të Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi te).

9. i pranojnë mendimet e ndryshme të muxhtehidëve në çështjet ku ka vend për polemikë, duke qenë të matur në dialog siç i ka mësuar Allahu dhe i Dërguari i Tij (paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi te).

10. i peshojnë cështjet ndërmjet dobive dhe dëmit, e dinë se sheriati ka ardhë për ti përhapur dobitë dhe t’i anashkaloj (largon) dëmet, dhe se largimi i dëmeve ( të këqijave) ka përparësi nga sjellja e të dobishmeve.

11. Ithtarët e bidateve janë rangje rangje dhe veprojnë me ta duke parë në atë se sa afër sunetit apo larg sunetit tij janë.

12. Bëjnë dallim në gjykim për bidatçit-njerëzit e risive në përgjithësi në mëkatet e tyre, kufër, apo fisk, gjithashtu bëjnë dallim në gjykim për bidatçiun në persona, derisa ta kuptojnë mirë qëndrimin e tij dhe t’ja bëjnë të qartë argumentet.

13. Nuk i bëjnë tefsik (mëkatar), tekfir (mosbesimtarë) dikënd prej dijetarëve të muslimanëve në qoftë se ai ka bërë ixhtihad (ka dhënë mendimin e tij për ndonjë cështje) të gabuar apo komentim të gabuar, posaçërisht në çeshtjet në të cilat ka mendime të ndryshme tek dijetarët.

14. Flasin rreth bidatit dhe e shpjegojnë atë, gjithashtu i këshillojnë bidatçitë, dhe i paralajmërojnë të tjerët të kenë kujdes nga bidati duke e përhapur sunetin.

15. Grupacionet të cilët janë ithtarë të kibles dhe vin në kundërshtim me sunetin për ta vlenë kërcenimi më zjarr dhe humbje, dispozita  për ta në përgjithësi është si për mëkatarët tjerë prej muslimanëve, perveç atyre që e fshehin kufrin në zemër.

16. Prej cilësive të ehlu-sunetit janë pajtimi në kuptimet e tyre dhe kanë qendrime të përaferta edhe në qoftë se janë në largësi të mëdha vendore apo kohore, kjo nga shkaku se e marin fenë e tyre prej një burimi të njejtë.

Për më shumë shiko në librat:

–          ”Bazat e Ehlu synetit dhe xhematit në akide”-Nasër el-Akl,

–          ”Menhexh Ehlu sune vel xhemah fi tekvimi rrexhul”-Ahmed Esavuan,

–          ”Meusuatul-Mujesere fil-edjan vel-medhahib vel-ahzab elmuasireh”-Dr.Mani Ez-Xhuneni

Shkëputur nga libri “Akideja e Ehlu-Sunetit dhe Xhematit”

Autor: Dr. Seid el-Mufsir el-Kahtani

Përktheu: Nexhat Ceka

You may also like...