Veçoritë e muajit Shaban

Shaban-1Veçoritë e muajit Shaban

Quhet Shaban pasi që në këtë muaj arabët e kishin traditë të shpërndaheshin për të kërkuar ujë. Githashtu është thënë se njerëzit në këtë muaj kanë dla ënë shpella, disa kanë thënë se fjala “shaebe” ka kuptimin e shfaqjes së diçkaje ndërmjet muajve Rexheb dhe Ramazan, shumësi i saj është shabanat dhe shabijn.
Agjërimi gjatë muajit Shaban – Nga Aisheja (Allahu qoftë i kënaqur prej saj) transemtohet se ka thënë:” Agjëronte i Dërguari i Allahut në Shaban aq shumë sa që mendonim se nuk do ta prish aspak dhe disa herë nuk agjëronte aq gjatë sa që menodnim se nuk do të agjëroj aspak. Nuk e kam parë të Dërguarin e Allahut të agjëroj ndonjë muaj të tërin vetëm se muajin e Ramazanit dhe nuk e kam parë të Dërguarin e Allahut të agjëroj në ndonjë muaj aq shumë ashti siç e kam e kam parë të agjëroj gjatë muajit të Shabanit.”(Transmeton Buhariu nr.1833 dhe Muslimi nr.1956)
Kuptimi i hadithit – Kanë thënë shumica e dijetarëve prej tyre dhe Abdullah ibn Mubareku (Allahu e mëshiroftë) se: i Dërguari i Allahut nuk e ka agjëruar muajin Shaban të tërin, mirëpo e ka agjëruar shumicën e tij, për këtë është argument hadithi në Sahihul Muslim në të cilin thuhet:” Nuk e kam parë të Dërguarin e Allahut të agjëroj ndonjë muaj të tërin vetëm se muajin e Ramazanit.” Kurse në një transmetim tjetër të tij (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) thuhet:” Nuk kam vërejtur që i Dërguari i Allahut të agjëroj ndonjë muaj të plotë veç Ramazanit prej kur ka hyrë në Medine.” Kurse në transmetimin tjetër të Buhariut dhe Muslimit qëndron:” Nuk ka agjëruar i Dërguari i Allahut muaj të plotë veçse muajin e Ramazanit.” Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi gjithashtu edhe nga ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) se ai e urente të ajgëroj ndonjë muaj të plotë përveç muajit të Ramazanit.
Ibn Haxheri-Allahu e mëshiroftë, ka thënë: Agjëronte i Dërguari i Allahut në Shaban vullnetarisht më shumë se çdoherë , pra agjëronte shumicën e muajit Shaban.
Nga Usame ibn Zejd transmetohet se ka thënë: i thashë të Dërguari të Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të): Pse o i Dërguari i Allahut të shoh duke agjëruar gjatë muajit Shaban si në asnjë muaj prej muajve tjerë? – i Dërguari i Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) më tha:” Ky është muaj në të cilin njerëzit janë në gaflet (pakujdesi), ky muaj është ndërmjet muajve Rexheb dhe Ramazan në të cilin ngriten veprat tek Zoti i gjithësise e unë dëshiroj që veprat e mia të ngriten duke qenë unë i agjërueshëm.”(Nesaiu nr.2076 në Sahih Tergib ue Terhib fq.425)
Në një transmetim tjetër thuhet:” Muaji më i dashur tek i Dërguari i Allahut për ta agjëruar ishte muaji i Shabanit duke ia bashkangjitur Ramazanin.”(Transmetohet në Sahih ebu Davud nr.2076 2/461, Albani e konsideron Sahih)
Ibn Rexhepi ka thënë: Agjërimi gjatë muajit Shaban është më i vlefshëm se agjërimi në muajt e shenjtë dhe se agjërimi vullnetar më i vlefshëm është ai agjërim që është më afër muajit të Ramazanit, qoftë para tij ose pas tij. Pozita e këtij agjëirimi është sikur sunetet e forta para ose pas farzeve, të cilat janë plotësim i farzeve. E njejta është edhe me agjërimin para ose pas Ramazanit pra ashtu siç janë sunetet e forta, më të vlefshme se nafilet tjera në përgjithsi.
Fjala e të Dërguarit të Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të):” Ky është muaj në të cilin njerëzit janë në gaflet (pakujdesi), ky muaj është ndërmjet muajve Rexheb dhe Ramazan në të cilin ngriten veprat tek Zoti i gjithësise e unë dëshiroj që veprat e mia të ngriten duke qenë unë i agjërueshëm.” Ky hadith aludon në faktin se ky muaj gjendet ndërmjet dy muajve të vlefshëm, pra në mes muajit të shenjtë dhe muajit të agjërimit ku njerëzit duke u preukupuar me këto dy muaj e anashkalojnë muajin e Shabanit. Madje disa mendojnë se agjërimi në muajin Raxheb është më i vlefshëm se në muajin Shaban, por edhe pse Rexhepi është muaji i shenjtë realiteti është i kundërt.
Po ashtu hadithi i lartëpërmendur na bën të mësojmë se edhe pse disa gjëra njihen me vlera si pasojë e kohës apo vendit diçka tjetër mund të jetë më e vlefshme se ata nëse për të kanë ardhur argumente të sakta nga sheriati.
Në të njejtën kohë kjo është argument se është e preferuar që kur njerëzit janë të pakujdesshëm ndaj kohërave të vlefshme apo në ndonjë kohë në përgjithsi, shfrytëzimi i këtyre kohërave në adhurime na bën neve më të dashut tek Allahu i Lartësuar. Për këtë disa prej selefit e shihnin sit ë pëlqyer të faleshin në kohën mes akshamit dhe jatcisë sepse thonin: Kjo është ora e pakujdesisë. E njejtë me këtë është edhe përmendja e Allahut në tregje, pra është e vlefshme pasi që njerëzit në përgjithsi janë të pakujdesshëm dhe neglizhent në këto vende gjatë punës së tyre. Prandaj ringjallja e kohës me adhurim, kohë në të cilën njerëzit janë të pakujdesshëm ka disa dobi:
– Në këto raste e ruan veprën nga syefaqësia, sepse ruajtja e veprave vullnetare nga syte e njerëzve është shumë mirë e sidomos agjërimi i cili është secret mes robit dhe Zotit të tij, prandaj dhe për agjërimin kanë thënë se në të nuk ka syefaqësi. Disa prej selefit transmetohet se kanë agjëruar me vite të tëra pa e ditur një gjë të tillë askush. Kur dikush prej tyre dilte në treg merte me vete ushqim për të ngrën dhe kur largohej nga shtëpia e jepte sadaka, kështu që shtëpia e tij mendonte se ai atë e ka ngrën, kurse shokët e tij në treg ku punonin kujtonin se ai ka ngrën në shtepi. Gjithashtu disa prej selefit e shihnin të pëlqyeshme që atë ditë që agjëronin ta fshehin e të mos kuptohet agjërimi i tyre nga njerëzit e tjerë, transmeton ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) duke thënë: Kur të gdhiheni ajgërueshëm krehuni dhe zbukurohuni atë ditë. Ndërsa Katadeja thotë: Për atë të cilin agjëron është e pëlqyeshme të krehet e të mos duket i lodhur e i raskapitur nga agjërimi i tij.
– Gjithashtu adhurimet kur njerëzit janë në neglizhencë janë më të rënda për epshin, prandaj prej shkaqeve të vlerësimit të një vepre është lodhja e shpirtit gjatë tyre. Pasi që kur një vepër e kryejnë të gjithë ajo është më e lehtë, e kur shumica e njerëzve janë neglizhent dhe nuk të shoqërojnë në ndonjë vepër, ajo është më e rëndë, epshi nuk e don një gjë të tillë, don ti shoqërosh të tjerët në të cilën janë dhe vështirë e përballon veprën tënde në të cilën ti dallon nga të tjerët.
– Në një hadith të transmetuat nga Muakel ibn Jesari thuhet:” Adhurimi në kohë fitnesh është sikur ai i cili bën hixhret për tek unë.”(Transmeton Muslimi nr.2984) Pasi që njerëzit në këto kohra jepen pas epsheve e si pasojë përmbajtja e vetes dhe preukupimi me adhurim është një vepër e rëndë.
Kështu dijetarët kanë mendime të ndryshme rreth asaj se çfarë është shkaku që i Dërguari i Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) agjëronte shumë në muajin e Shabanit:
1 – Nuk ka pasur mundësi të agjëron tre ditë çdo muaj pasi që ka qnë në udhëtim apo i zënë me obligime tjera, e si pasojë i kompenzonte në Shaban. Kjo edhe sepse i Dërguari i Allahut e kishte zakon që kur e bëntë një vepër vullnetare përqendrohej në të, pra e bëntë të vazhdueshme siç ka thënë edhe vetë në hadithin e njohur:” Vepra më e dashur tek Allahu është ajo vepër që është e vazhdueshme qofte ajo edhe pak.” E kur i iknin ndonjë herë veprat vullnetare ai i kompenzonte ato me vonesë.
2 – Disa kanë thënë se gratë e tij i agjëronin kaza ditët e muajit të Ramazanit të kaluar që nuk i kishin agjëruar, e si pasojë ai i shoqëronte ato në agjërim. Pasi që për këtë transmetohet se vet Aisheja (Allahu qoftë i kënaqur prej saj) e ka vonuar agjërimin kaza deri në muajin Shaban pasi që ka qenë e zënë me të Dërguarin e Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) gjatë vitit.
3 – Po ashtu është thënë se në këtë muaj njerëzit janë të pakujdesshëm dhe ky mendim është më i sakti duke u bazuar në hadithin e cekur të Usames ku thuhet:” Ky është muaji në të cilin njerëzit janë në gaflet (pakujdesi), ky muaj është ndërmjet muajit Rexhep dhe muajit Ramazan…”(Transmeton Nesaiu, Sahih Terhib ue Tergib fq.425)
Po ashtu kur hynte muaji i Shaban i Dërguari i Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) agjëronte nafile ose nëse kishte ditë të agjërimit për kompenzim i kompenzonte ato fillimisht e më pas agjëronte vullnetarisht. Kjo ishte madje edhe praktika e tij edhe me namazet nafile, siç dihet kur të Dërguarit të Allahut i ikte nga lodhja namazi i natës ai e falte atë në kohën e duhasë me numër çift rekatesh. Gjithashtu edhe Aisheja (Allahu qoftë i kënaqur prej saj) i agjëronte ditët e pa agjëruara po në këtë muaj, pasi që gjatë kohës tjetër ishte e zënë me të Dërguarin e Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të). Kjo është një vërejtje për rikujtim, pra kujdes secilit që i ka mbet ndonjë ditë pa e agjëruar nga muaji i kaluar i Ramazanit duhet ti agjëroj përpara se ta hy Ramazani i ardhshëm sepse në këtë mënyrë quhet se ai nuk i ka agjëruar ditët. Pra secili prej nesh duhet ti mbaj mend dhe ti kompenzoj ditët e pa agjëruara sepse nuk lejohet vonimi i agjërimit pas ramazanit tjetër përpos në raste specifike (p.sh. si rasti kur nuk mund të agjëron deri sa të vi muaji tjetër i Ramazanit si shtatzënia, sëmundjet e ndryshme etj). Pasi që nëse ndodh që një person të mos arij ti kompenzoj ditët e pa agjëruara deri në hyrjen e muajit të ardhshëm të Ramazanit, ai obligohet ta kryen këtë kompenzim duke ushqyer një të varfër për çdo ditë ky është mendimi i Malikut, Shafiu dhe imam Ahmedit.
Po ashtu nga dobitë e agjërimit në muajin Shaban është se kjo lloaritet si një provë për Ramazanin e mëson trupin me agjërim, që kur të hy muaji i Ramazanit mos ti vjen besimtarit rëndë agjërimi, pra ai prapregatitet që ta pret atë aktiv, më padurim madje dhe i “ambientuar” me agjërimin.
Pasi që muaji Shaban llogaritet si hyrje para muajit të Ramazanit, preferohet që gjatë këtij muaji të bën disa gjëra që janë karakteristike për muajin e Ramazanit. Ku përveç agjërimit e shpeshton leximin e Kuranit, dhënien e sadakësë, namazet nafile, namazet me xhemat, mundohet ta fal namazin e natës nëse nuk është praktike e tij gjatë gjithë vitit apo e shton nëse veç e fal edhe jashtë muajit të Ramazanit. Selme ibn Suhejli tregon: Thuheshte muaji Shaban është muaji i lexuesve të Kuranit. Edhe Habib ibn ebi Tahbit kur hynte muaji i Shabanit thoshte: Ky është muaji i lexuesve të Kuranit. Ndërsa Amr ibn Kajs el-Mulai kur vinte muaji i Shabanit e mbyllte shitoren e tij dhe veçohej duke lexuar Kuran.

Agjërimi në fund të muajit Shaban
Amr ibn Husejn (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) tregon se i Dërguari i Allahut i ka thënë një njeriut:” A ke agjëruar nga fundi i këtij muaji diçka?” – tha personi: Jo. – i tha i Dërguari i Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të):” Në krye të çdo muaji agjëro pak.” Në një transmetim të Buhariut: Mendoj Ramazani. Ndërsa në transmetimin e Muslimit:” A ke agjëruar diçka nga fundi i Shabanit?” (Transmeton Buhariu 4/200, Muslimi nr.1161)
Dijetarët kanë mendime të ndryshme në komentimin e fjalës “serar”, më i njohuri është se e ka kuptimin e fundit të muajit. Thuhet sirar dhe serar, pra fundi i muajit sirar sepse hëna humbet në ato ditë. Dikush mund të thotë se ebu Hurerta tregon se i Dërgauri i Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë:” Mos agjëroni para Ramazanit një apo dy ditë para tij përpos ndonjërit prej jush që ka e ka pasur agjërimin traditë (dmth vazhdimisht), ai le të agjëron.”(Transmeton Buhariu nr.1983, Muslimi nr.1082) Atëherë si mundet ti bashkojmë hadithin enxitjes dhe ndalesës në lidhje me agjërimin në fund të muajit? Përgjigja është se: Shumica e komentuesve të hadithit thuajnë se personi që ka pyetur të Dërguarin e Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) e ka paur traditë agjërimin, apo ishte zotuar për një gjë të tillë e si pasojë i Dërguari i Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) urdhëroi që ta kompenzon atë. Po ashtu në këtë çështje ka edhe mendime tjera bdërsa agjërimi në fund të muajit Shaban ka tre gjendje:
1 – Të agjëron me nihet Ramazani duke marë më të sigurtën në lidhje me fillimin  tij (pra kur nuk është i sigurt kur fillon muaji i Ramazanit) – kjo është haram e ndaluar.
2 – Të agjëron me nijet të zotimit apo kompenzimit që i ka mbetur prej muajit të kaluar të Ramazanit apo si kefaret – dëmshpërblim – shumica e dijetarëve e lejojnë një gjë të tillë.
3 – Të agjëron me nijet nafile – e shohin të papëlqyeshme ata të cilët urdhërojnë ta dallohet muaji Shabani prej muajit të Ramazanit. Mirëpo po që se ajo ditë bie në ditën në të cilën ai akonisht e ka agjëruar (p.sh. hënë ose të enjte, nëse e ka traditë të agjëron në këto dy ditë), Maliku në këtë rast bën lehtësim ndërsa Shafiu, Euzaiu, imam Ahmedi dhe të tjerë janë me atë se a e ka pasur zakon agjërimin nafile apo jo.
Në përgjithsi hadithi i ebu Hurejres (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) ka për qëllim (te shumica e dijetarëve) uryerjen e agjërimit një apo dy ditë para muajit të Ramazanit për një njeri që nuk e ka zakon agjërimin vullnetarë e as që ka agjëruar fillimin e muajit Shaban e që të agjëron diç edhe nga fundi i tij. Po që se dikush thotë pse është e uryer të agjërohet pak para muajit të Ramazanit për atë që nuk e ka zakon agjërimin, i themi:
E para – Të mos e shton agjërimin e ditëve të Ramazanit me shumë se sa duhet, pra ashtu siç e kemi të ndaluar ta agjërojmë ditën e Bajramit. Për të njejtin shkak duke na e tërhequr vërejtjen të mos bëhemi si ithtarët e librit të cilët i shtuan ditët e agjërimit duke vepruar sipas mendjes së tyre.
Po për këtë arsye jemi të ndaluar të agjërojmë ditëve të dyshimta. Madje thotë Amari se kush e agjëron këtë ditë e ka kundërshtuar ebu Kasimin (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të). Dita e dyshimit është dita e cila dyshohet a është nga muaji i Ramazanit apo jo? Apo ai i cili ka treguar për shikimin e hënës, për atë të cilin nuk i pranohet fjala, ndërsa sa i përket ditës me vranësirë për këtë disa dijetarë e kanë llogaritur si ditë të dyshimtë ku e kemi të ndalur agjërimin e saj, ky madje është edhe mendimi i shumicës.
E dyta – Është të bëhet dallimi ndërmjet agjërimit obligativ dhe atij vullnetarë ngase ky lloj dallimi është legjislativ në islam. Për këtë arsye është haram ajgërimi i ditës së Bajramit, po ashtu i Dërguari i Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka urdhëruar që të ndahet namazi farz nga ai nafile me selam, dmth të mos falesh pa dhënë selam, apo edhe të falesh para namazit farz pa dhënë selam. Po ashtu vlen e njejta edhe për sunetet e Sabahut para namazit farz, ku duhet të ndahen sunetet e saj prej farzit, për këtë arsye është prej sunetit të të Dërguarit të Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) që sunetet e namazit të Sabahut ti falësh në shtëpi dhe të shtrihesh pak pas faljes së tyre.
Kështu që kur e pa i Dërguari i Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) një njeri duke u falur pasi kishte thirur ikameti i tha:” A ka sabahu katër (rekate) a?”(Transmeton Buhariu nr.663)
Ndoshta dikush mund të mendoj gabimisht e të thotë se agjërimi nuk lejohet në ditët e fundit të muajit Shaban që të ketë mundësi të ngopet para muajit të Ramazanit, e kjo pa dyshimse është injorancë dhe gabim, e Allahu e din më së miri dhe na dhashtë sukses.

Referenca “le ta ful-mearit fima li-mevasil-am min vedhaif” – ibn Rexhep el-Hanbeliut, “Ilmam bishej min akhami sijam”-Abdulaziz Er-raxhih.

Përktheu dhe përshtati: Nexhat Ceka
muslim-programers.com

You may also like...