Veprat e haxhiut dhe umrexhiut në mikat

Kabeja-37 – Veprat e haxhiut dhe umrexhiut në mikat

Kur të arin umrexhiu apo haxhiu në Mikat legjislative është ti kryen këta veprime:

  1. Është e pëlqyeshme ti pret thonjtë, ti shkurton mustaqet, ti shkul qimet nën sqetulla, ti ruan vendet intime, pasi që i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: ”Pesë gjëra janë prej natyrshmërisë: Sunetimi, rruajtja përreth organeve intime, prerja e thojve, shkulja e qimeve nën sqetulla dhe shkurtimi i mustaqeve”.[1] Thotë Enesi-Allahu qoftë i kënaqur prej tij: ”Na ka caktuar i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, neve kohën për ti shkurtuar mustaqet, ti presim thojtë, të ruhemi përreth organeve intime, ti shkulim qimet nën sqetulla, që të mos i lëmë pa pastruar më shumë se 40 ditë”.[2]
  2. Është e pëlqyeshme ti nxjer rrobat e tij normale dhe të lahet, pasi që i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, i nxori rrobat e tij dhe u pastrua.[3] Marja e guslit është sunet gjatë ihramit qoftë për burrat ose për për gratë qofshin ata edhe në lehoni, pasi që i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, e urdhëroi Esma bintu Umejsin-Allahu qoftë i kënaqur prej saj, të mer gusël kur i lindi në Dhul-hulejfe pastaj të përdor lecka dhe të hyn në ihram, po ashtu e urdhëroi Aishen-Allahu qoftë i kënaqur prej saj, kur i erdhën menstruacionet e cila kishte hyrë në ihram për umre të mer gusël dhe të bën nijetin e haxhit të vepron si vepron haxhin përpos asaj që të mos bën tavaf rreth Kabes.[4]
  3. Është e pëlqyeshme të lyhet me erë të mirë qoftë misk ose ndonjë lloj erë të mirë me të cilën lyen kokën e tij si dhe mjekrën e tij. Nuk prish punë nëse ngel misku edhe pasi i vesh ihramet, kjo bazuar në hadithin e Aishes-Allahu qoftë i kënaqur prej saj, e cila thotë: “Kur i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, dëshironte të hyn në ihram lyhej me erën më të mirë që e kishte pastaj i shikoja njollat e miskut në kokën e tij dhe në mjekrën e tij”.[5]

Po ashtu Aisheja-Allahu qoftë i kënaqur prej saj, thotë: “E kam parfumosur të Dërguarin e Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, para se të hyn në ihram dhe para lirimit të parë (pra para Tavafit ifadeh)”.[6] Mirëpo nuk i lyen ihramet e tij me misk.[7]

  1. Të hyn në ihrame me një rida dhe një izar (rrova specifike të haxhiut) është e pëlqyeshme të jenë të bardha dhe të pastërta, e vesh ihramet gjithashtu edhe nallet, pasi që i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Le të hyn ndonjëri prej jush në ihram me izar dhe rida dhe me nalle”.[8]

Kurse për sa i përket gruas ajo nuk ka ihrame porse ajo vesh rrobat e saja të zakonshme pra duke e mbuluar trupin e saj sikurse kur del jashtë shtëpisë së saj, çdoherë duke pasur kujdes të mos vesh rroba të cilat ju përngjasojnë rrobave të meshkujve, thotë Aisheja-Allahu qoftë i kënaqur prej saj: ”Muhrimja (gruaja në ihram) nuk çdo lloj rrobe, përpos rrobës së lyer me vers dhe zafran (llojë erërash të mira) nuk vesh ferexhe, përçe (si maskë), i lejohet të lëshon teshën e saj mbi fytyrë”.[9] i lejohet gruas të vesh meste ose çorape, bazuar në hadithin e Aishes-Allahu qoftë i kënaqur prej saj, e cila përcjell se: ”I Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ua ka lehtësuar grave të vishnin meste”.[10]

  1. Është e pëlqyeshme të bëhet nijeti pas namazit farz-përpos grave me lehoni dhe menstruacione, në qoftë se është koha e namazit farz, për ndryshe i fal dy rekate me nijet sunete të abdestit.[11]
  2. Pasi që e fal namazin e bën nijet me zemrën e tij hyrjen në rritin të cilin don ta kryej qoftë hadhi apo umreja, pasi që i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, la thënë: “Veprat janë sipas qëllimit dhe çdokujt i takon ajo të cilën e ka për qëllim”.[12] Në qoftë se dëshiron të hyn në umre thotë: “Lebejke umreten” (Të përgjigjem o Zoti im me umre) ose “Allahume lebejke umreten” (të përgjigjem me umre) e poqëse e ka për nijet haxhin ifrad thotë: Lebejke haxhen (të përgjigjem me haxh) ose Allahume lebejke haxhen (o Allah të përgjigjem me haxh). E poqëse e bashkon haxhin bashkë me umren (kiran) thotë: Lebejke umrete ve haxhen (të përgjigjem me umre dhe haxh) ose Allahum lebejke haxhen ve umreten (o Allah të përgjigjem me haxh dhe më umre) E në qoftë se është umrexhi apo haxhi për dikënd tjetër (bedel) e bën në fillim nijetin me zemër pastaj thotë: Lebejke an fulan (të përgjigjem për filanin dhe e cek emrin e tij) në qoftë se e ke për grua thotë: Lebejke an umi fulan (të përgjigjem për nënën e filanit) ose bintu fulan ose fulane, mirëpo këtë fjalë mirë ti shqipton kur të hyp mbi mjetin bartës të udhëtimit qoftë ajo kafshë apo makinë apo diçka tjetër.[13] Duke e pasur me këtë veprën të cilën e ka bërë Abdullah ibn Omeri-Allahu qoftë i kënaqur prej saj, thotë: ”I Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, filloi me telbije vetëm se tek druri pasi që hypi mbi deve”.[14] Telbijen e thotë ashtu siç e ka thënë i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të: “Lebejk Allahume lebejk, lebejke la sherike leke lebejk inel-hamde ve niemete leke vel-mulk la sherike lek”.[15]

Në qoftë se ai i cili hyn në ihram friksohet nga ndonjë pengesë që mund ta pengon ta kryen haxhin atëherë është legjislative të vendos kusht dhe të thotë gjatë ihramit të tij: “…fe in habeseni habisun femehilij hajthu habesetni” (Në qoftë se më del ndonjë penges atëherë unë lirohem nga ihrami ku të më del ajo) Kjo bazuar në hadithin e të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të:” i cili e urdhëroi Dabate bintu Zubejrin e cila ishte e sëmurë të kushtëzon veten gjatë ihramit me fjalët që i cekëm”.[16]

Prandaj përderisa muhrimi gjatë ihramit të tij vëndos kushtin që e cekëm dhe gjatë rrugës i del ndonjë pengesë që nuk mund ta vazhdon haxhin apo umren e tij lirohet nga ihrami dhe nuk ka kompenzim.

E poqëse haxhiu apo umrexhiu ka me vete fëmijë dhe dëshiron që edhe ata të hyn në ihram që të fiton shpërblim për vetë dhe për ta, atëherë poqëse fëmiju kupton atëherë vepron siç vepron kujdestari i tij, siç cekem çfarë duhet bërë gjatë ihramit. E poqëse fëmiju nuk kupton atëherë kujdestari i tyre bën nijet për ta dhe i ndalon nga ato gjëra të cilat janë të ndaluara edhe për të mëdhejtë në ihram, po asthu fëmiju duhet të jetë i pastër në trup dhe ti ketë rrobat e pastërta gjatë tavafit. Gjithashtu ai fëmij i cili kupton urdhërohet të mer abdest para tavafit.[17]

[1] Transmeton Buhariu në “Meal-fet’h” 10/334m 3/504, Muslimi 1/221

[2] Transmeton Nesaiu, Ibn Maxhe, Albani këtë hadith e ka bërë të saktë në “Sahihi-Nesai” 1/5, ky hadith po ashtu gjendet edhe në “Sahih Muslim” me tekst “Neve na është caktuar…” 1/222.

[3] Transmeton Tirmidhiu, Ibn Huzejmeja 4/161, Hakimi dhe e bën këtë hadith të saktë, me të pajtohet edhe Dhehebiu 1/447, Albani po ashtu këtë hadith e bën të saktë në “Sahihu Tirmidhij” 1/250.

[4] Shiko “Sahih Muslim” 2/870-877, Nesaiu 5/165

[5] Transmeton Buhariu në “Meal fet’h” 11/366, 3/396, Muslimi 2/848

[6] Transmeton Buhariu në “Meal fet’h” 3/396, Muslimi 2/846

[7] Shiko “Mexhmu fetava” Ibn Baz 5/96

[8] Transmeton Ahmedi 2/34, po ashtu Hafidhi e ka përmendur në “Telhis” 2/237 dhe e përforcon me Ebu Avane në zinxhirin i cili i plotëson kushtet e hadithi të saktë.

[9] Transmeton Bejhakiu 5/47, Albani thotë në “Irvaul galil” 4/212, me zinxhirë të saktë.

[10] Transmeton Ahmedi 6/35, Ebu Davudi kurse Albani e bën hadithin të mirë në “Sahih Ebi Davud” 1/345

[11] “Fetava muhime tetealeku bil haxhi ve umreh” Ibn Bazit fq. 7, shiko “Fetava” Ibn Tejmije 26/108, “Sherhul umdeh” Ibn Tejmije 1/417, “El-minhaxhu li murijdil-umreti vel haxhi” Ibn Uthejmini fq. 23.

[12] Transmeton Buhariu në “Meal-fet’h” 1/9, Muslimi 3/1515.

[13] “Mexhmu fetava” Ibn Baz “Fil haxhi vel umreh” 5/249, shiko “Sherh umdeh” Ibn Tejmije 1/419, “Sherh Zerkeshi ala muhtesar hiraki” 3/95

[14] Transmeton Muslimi 2/843 nr. 1186, Buhariu në “Meal-fet’h” 3/412 nr. 1552, 1541, 1554

[15] Transmeton Buhariu në “Meal-fet’h” 3/408, Muslimi 2/841

[16] Transmeton Buhariu në “Meal-fet’h” 9/132, Muslimi 2/867

[17] Shiko “Mexhmu fetava fil haxhi vel umre” Ibn Baz 5/255, 256

Dr. Seid el-Vehf el-Kahtani
Shkëputur nga libri “Haxhi dhe umreja”
Përktheu: Nexhat Ceka

You may also like...