Veprat në 10 ditëshin e Dhul-Hixhes

Dhulhixhe-510 Ditët e Dhul-Hixhes – Vlera e tyre dhe veprat gjatë tyre

Falemenderimi i takon Allahut i cili krijoi disa kohra (sezone), të cilat i ka veçuar nga disa tjerë. Poashtu i ka veçuar disa muaj prej tjerëve, disa ditë dhe netë me veçori dhe vlera të mëdha karshi tjerave. Në këto raste Allahu i Lartësuar, lëshon mëshirën e Tij ndaj robërve të tij që të kenë mundësi ti shtojnë veprat e mira të tyre si dhe të motivohen në respekt. Poashtu kjo është një stimulim që robi të arrin pjesën më të madhe të sevapit. Kështu që përgaditet për vdekjen para se ti vjen, në të njëjten kohë përgaditet për ditën e Gjykimit.

Prej dobive të këtyre sezoneve ku bëhen punë të mira është që njeriu ti plotëson zbrastirat dhe mungesat që i kanë kaluar. Andaj çdo sezonë nga këta sezone gjenden punë me të cilat njeriu afrohet me to tek Allahu. Allahu i Lartësuar, lëshon nga mëshira e Tij disa erëra të cilat i kaplojnë kë të don me ta Allahu me mëshiren e Tij, fatlumë është ai i cili i shfrytëzon këta sezone, qofshin ata: muaj, ditë apo orë me anë të cilave robi afrohet tek Zoti i tij, sepse mundë të ndodhë që njeriu ta kap erëren e Allahut dhe të shpëton nga zjarri i Xhehenemit dhe tmeri i saj.[1]

Nisur nga kjo muslimani duhet ta din vleren e jetës së tij, realitetin e vërtet të jetës, kështu që bën shumë ibadet ndaj Zotit andaj kryen vepra të mira derisa të vdes.

– Allahu i Lartësuar, thotë në Kuran: “Dhe adhuroje Zotin tënd deri të vijë ty e vërteta (vdekja)”.[2]

Prej sezonave të mëdha të bindjes ndaj Allahut janë edhe dhjetë ditët e para të Dhul-Hixhes, të cilat Allahu i ka vlerësuar nga ditët tjera të vitit. Ibn Abasi-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell se i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Veprat më të mira që kryen, kur ata janë më të dashura tek Allahu janë 10 ditët (e Dhul-Hixhes). Të pranishmit i thanë: As xhihadi në rrugë të Allahut! – Tha: “As Xhihadi në rrugë të Allahut, përpos një njeriu i cili del në Xhihad me mallin e tij dhe me trupin e tij, dhe kur kthehet prej këtyre dy gjërave me diçka”.[3]

Poashtu Ibn Abasi-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell se i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Veprat më të lavdëruara tek Allahu dhe më të vlefshme në shpërblim janë dhjetë ditët e (Dhul-Hixhes) të kurbanit”. Të pranishmit thanë: As xhihadi në rrugë të Allahut?. Tha: “As Xhihadi në rrugë të Allahut përpos atij i cili del në Xhihad me mallin e tij dhe me  trupin e tij si dhe nuk kthehet prej këtyre dy gjërave me diçka”.[4]

Këta tekste qartë tregojnë se 10 ditët e para të Dul-Hixhes janë më të vlefshmet se gjithë ditët tjera të vitit pa veçim, derisa më të vlefshme se 10 ditët e fundit të Ramazanit. Ndërsa 10 netët e fundit të Ramazanit janë më të vlefshme sepse në këto 10 netë gjendet Nata e Kadrit, e cila është më e vlefshme se një mijë muaj. Me këtë mendim përmblidhen krejt argumentet.[5]

Dije o vëlla musliman se vlera e 10 ditëve të Dhul-Hixhes është cekur në shumë aspekte:

1 – Allahu i Lartësuar, betohet në këta ditë: dijet se betimi në diçka nuk bëhet përpos se diçka me vlerë dhe me rëndësi. -Allahu i Lartësuar, thotë: “Pasha agimin dhe dhjetë netët (10 ditët e Dhul-Hixhes)”. Komentatorët e njohur të Kuranit si: Ibn Abasi, Ibn Zubejri, Muxhahidi si dhe shumë dijetarë tjerë të vjetër dhe më të vonshëm kanë thënë se: Për qëllim në këtë ajet janë 10 ditët e Dhul-Hixhes. – Ibn Kethiri thotë: “Ky mendim është i saktë”.[6]

2 – I Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, dëshmoi se këta ditë janë ditët më të vlefshme të dynjas siç e cekëm më parë në hadithin e saktë.

3 – Poashtu i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka bërë nxitje që gjatë tyre të bëhen sa më shumë vepra të mira, qoftë ajo nga ana e vlerës kohore për njerëzit në përgjithësi, qoftë për haxhilerët në Qabe në veçanti.

4 – Në këta ditë i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka urdhëruar që gjatë tyre të bëhet sa më shumë tesbih, hamd (falenderimi i Allahut), tekbir (thënia Allahu-ekber). Siç përcillet në hadithin e Abdullah ibn Omeri-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, ku qëndron se i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Ditët më të mëdha të Allahu dhe më të dashura tek Allahu për punë të mira se 10 ditët e Dhul-Hixhes, andaj gjatë tyre shpeshtoni tehlilin (thoni La Ilahe Ila-Allah), tekbirin (Allahu ekber) dhe tahmidin (Elhamdulilah)”.[7]

5 – Gjatë këtyre ditëve gjendet dita e Arafatit, e cila është dita dëshmitare ku Allahu gjatë saj e plotësoi fenë e tij kurse agjërimi i kësaj dite shlyen mëkatet për dy vjet. Gjatë 10 ditëve të Dhul-Hixhes gjendet poashtu dita e Kurban Bajramit e cila llogaritet si dita më e madhe e vitit në përgjithësi që gjithashtu është dita e Haxhit të madhë që d.t.th se gjatë saj mblidhen shumë adhurime për një ditë, ndërsa një gjë të tillë nuk e gjen dot në ditët tjera.

6 – Në këto ditë është Haxhi dhe Kurbani.

Çfarë fiton në 10 ditët e Dhul-Hixhes: Ai i cili i mbrin këta 10 ditë të Dhul-Hixhes është një nga begatitë e Allahut mbi robin e tij. Vleren e saj e din vetëm besimtarët e mirë të devotshëm. Kështu që është obligim që çdo musliman ta ndjej këtë begati, një ashtu ta shfrytëzon këtë rastë, duke u munduar të bën ibadet gjatë këtyre ditëve sa më shumë.

Andaj kjo është nga mirësitë e Allahut që tu mundëson robërve të tij që nëpërmjet shumë rrugëve të bëjnë hajr. Andaj llojllojshmëria e rrugëve të adhurimeve shërben për ta mbajtur gjallë aktivitetin e muslimanit, kështu që ngel çdo herë duke i bërë ibadet Zotit të tij.

Veprat e mira të cilat preferohet ti kryen muslimani gjatë 10 ditëve të Dhul-Hixhes janë:

1- Agjërimi

Suneti është që muslimani ta agjëron ditën e nëntë të Dhul-Hixhes, sepse i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka bërë nxitje që të gjatë këtyre ditëve të kryhen sa më shumë vepra të mira, ndërsa agjërimi është një ndër veprat më të mira, sepse Allahu këtë adhurim e ka marë përsipër si të Tijin personale siç përcillet në hadithin kudsi ku Allahu thotë: “Çdo vepër e birit të Ademit është e tija përpos agjërimit, ai është i imi dhe unë shpërblej për të”.[8]

Gjithashtu vetë i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, e agjëronte ditën e nëntë të Dhul-Hixhes. Hadith Ibn Halid-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell nga gruaja e tij, nga disa prej grave të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, të cilat kanë thënë: “I Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, e agjëronte ditën e nëntë të Dhul-Hixhes, diten e Ashures, tri ditë gjatë çdo muaji (henor), si dhe çdo të hënë në fillim të muajit si dhe dy të e njejtë”.[9]

2- Tekbiri

Sunet gjatë këtyre ditëve është Tekbiri (Allahu ekber), Tahmidi (El-Hamdulilah), Tehlili (La ilahe il-lAllah), Tesbihu (SubhanAllah), thënia e këtyre dhikreve bëhet me zë të lartë qoftë në xhami, shtëpi, rrugë si dhe në çdo vend ku lejohet të përmendet Allahu, kjo si shenjë e shfaqjes së ibadetëve duke reklamuar me këtë gjest madhërinë e Allahut.

Burrat këtë dhikër e bëjnë me zë të lartë, ndërsa gratë me zë të ulët.

– Allahu i Lartësuar, thotë: “(vijnë) Për të qenë të pranishëm në dobitë e tyre dhe që ta përmendin Allahun në ato ditë të caktuara (në shenjë falënderimi) dhe për që i ka furnizuar me kafshë. Hani pra, prej tyre (kurbanave) dhe ushqeni të ngushtuarin e të varfërin”.[10] Shumica e dijetarëve ditë të caktuar në ajet e komentojnë për 10 ditët e Dhul-Hixhes bazuar në transmetimin e Ibn Abasit-Allahu qoftë i kënaqur prej tij. Ditë të caktuar janë: 10 ditët e Dhul-Hixhes. Ndërsa metoda e Tekbirit është: Allahu ekber, Allahu ekber la ilahe ila-Allah, va-Allahu ekber ve lilahil-hamd. Poashtu ka edhe lloje tjera të tekbirëve.

Ndërsa në këto kohra Tekbiri gjatë 10 ditëve të para të Dhul-Hixhes ky sunet është braktisur ku rrallë mund të dëgjosh se dikush mer tekbire në këto ditë. Andaj ky Tekbir duhet të bëhet me zë që të dëgjojnë të pavemenshmit e tju kujtohet ky sunet. Në transmetime të sakta nga Ibn Umeri dhe Ebu Hurejra-Allahu i mëshiroftë, tregohet se këta dy dilnin në treg gjatë 10 ditëve të Dhul-Hixhes mernin Tekbir, ndërsa njerëzit mernin tekbire pas tyre. Ndërsa qëllimi është se njerëzve ju përkujtohej Tekbiri, me tekbirin e këtyre dy sahabëve e nuk është qëllimi se bënin tekbir me xhemat me një zë, ngase një gjë e tillë nuk është legjitime në islam.

Ringjallja e një suneti ose e sunetëve ka shpërblim të madh për këtë aludon fjala e të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ku thotë: “Kush e ringjall një nga sunetet e mia kur ai sunet vdes pas meje, ky person e ka shpërblimin e çdonjërit që ky është bërë sebep që ai të punon me të duke mos iu pakësuar asnjërit prej tyre aspak shpërblim”.[11]

3- Kryerja e Haxhit dhe Umres

Prej gjërave më të vlefshme gjatë këtyre 10 ditëve është vizita Qabes andaj kujt ia mundëson Allahu ta viziton shtëpinë e Tij dhe ta kryen këtë pelegrinazh siç duhet padyshim–InshAllah- se ka pjesë në fjalën e të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ku thotë: “Haxhi i pranuar nuk ka shpërblim tjetër përveç Xhenetit”.

4- Shtimi i veprave të mira në përgjithësi

Ngase veprat e mira janë të dashura të Allahu kjo reciprokisht aludon në shpërblimin e madh tek Allahu. Andaj ai i cili nuk ka mundësi ta kryen Haxhin, atëherë së paku në këto kohra të vlefshme adhuron më shume Allahun si me namaz, lexim të Kuranit, të përmendurit e Allahut, dua, sadaka, respektim të prindërve, mbajtje e lidhjeve farefisnore, urdhërim në të mirë dhe ndalim nga e keqja, si dhe shumë rrugë tjera të mira të hajrit dhe bindjes ndaj Allahut.

5- Kurbani

Prej veprave të mira që bëhen gjatë këtyre ditëve është therja e Kurbanit si sakrificë me pasurinë e tij në rrugë të Allahut.

6- Pendimi i sinqertë

Diçka çfarë është me rëndësi në këto ditë është pendimi tek Allahu nga gjitha mëkatet. Pendimi është kthim tek Allahu, dhe lënia e asaj çfarë e urren Allahu haptas dhe fshehtas, duke i ra pishman për atë që ka kaluar dhe ti len mëkatët në vend me nijet që të mos i kthehet mëkateve si dhe përqendrueshmëria në hak duke bërë vepra që i don Allahu i Lartësuar.

Andaj kur muslimani të bjerë në mëkate të shpejtojë sa më shpejt të pendohet pa kurrfarë ngadalësimi sepse:

1. Nuk e din në çfarë momenti do të vdes,

2. Sepse mëkatet i tërheqin motrat e tyre, mëkatet tjera.

Andaj pendimi në kohra të vlefshme ka rëndësi të madhe, sepse në pergjithësi njerëzit në kësi raste kanë më shumë stimulim, motivim për hajr, si dhe pishmanllëk për atë që ka kaluar. Andaj pendimi është obligim në çdo kohë, andaj kur bashkohen tek muslimani pendimi i sinqertë me veprat e mira në kohra të vlefshme, kjo është adresa e shpëtimit inshAllah.

                – Allahu i Lartësuar, thotë: “E për sa i përket atij që është penduar, që ka besuar dhe ka bërë vepra të mira, ai le të shpresojë se është nga të shpëtuarit”.[12]

Andaj çdo muslimanë të ketë kujdes ti shfrytëzon këto sezone të hajrit të cilat shpejt mbarojnë, që ta kryen një vepër të mirë pastaj ta gjen kompensimin e saj atëherë kur i duhet e atë ditë sevapet janë pak, vdekja është afër, rruga është e frikshme, rreziku është i madh, mos u mburr me veten, sepse dënimi i Allahut është afër kurse përfundimi ynë dhe kthimi ynë është tek Ai.

                 – Allahu i Lartësuar, thotë: “E kush e punoi ndonjë të mirë, që pëshon sa grimca, atë do ta gjejë. Dhe kush punoi ndonjë të keqe sa grimca, atë do ta gjejë”.[13]

Fitimi! Fitimi! Është shumë shumë i madh gjatë shfrytëzimit të këtyre ditëve sepse ditët që vijnë nuk i zëvendësojnë këta ditë, andaj ngutuni në vepra të mira para se t’ju kërkon exheli (vdekja), para se ti bjerë pishmanit neglizhenti për neglizhencën e tij, para se të kërkosh të kthehesh e të mos kesh mundësi për kthim, para se të të vin vdekja duke shpresuar si tepër e të të kaplon ajo papritmas, përpara se të burgosesh në gropen tënde të përhershme bashkë me veprat e tua.

Oj zemër e erët si nata, a nuk ka ardhur koha që të ndriçohesh dhe të zbutësh, shfrytëzoi erërat e Zotit tënd në këto 10 ditë të Dhul-Hixhes, sepse Allahu i ka disa erëra të cilat i leshon mbi kë don Ai, ndërsa ke e kaplojnë ato ky njeri është fatlum ditën e gjykimit.

Përgatiti: Nexhat Ceka



[1] Ibn Rexhep Fi-Letaif, fq: 40.

[2] Hixhr: 99

[3] Transmeton Buhariu nr. 2/457.

[4] Transmeton Darimiu nr. 1/357, zinxhiri I hadithit është I mirë siç gjindet në Irvau Galil nr. 3/398 të Albanit.

[5] Tefsir Ibn Kethir nr. 5/412. (shiko).

[6] Tefsir Ibn Kethir nr. 8/413.

[7] Transmeton Ahmedi nr. 7/224, zinxhirin e këtij hadithi Ahmed Shakiri e bën të saktë.

[8] Transmeton Buhariu nr. 1805.

[9] Transmeton Nesaiu nr. 4/205, Ebu Davudi, ndërsa Albani hadithin e cilëson sit ë saktë në sahih Ebi Daavud nr. 2/462.

[10] Haxhxh: 28.

[11] Transmeton Tirmidhiu nr. 7/443, hadithi është I mirë me dëshmi për të.

[12] Kasas: 67.

[13] Zilzal: 7-8.

You may also like...