Vërshimet në Tetovë – Momente reflektimi dhe solidarizimi…

Tetova-vershiimetVërshimet në Tetovë – Momente reflektimi dhe solidarizimi…

Këto ditë Tetova jonë u prek në disa fshatra nga vërshimet të cilat shkaktuan dëme materiale dhe morën jetë njerëzore, madje edhe fëmijë të vegjël, në këto fatkeqësi që është caktimi i Allahu nuk mund të themi gjë tjetër përveç se atë që është i kënaqur Allahu dhe i ngushëllojmë familjet duke e lutur Allahun ti fal dhe ti mëshiroj viktimat, kurse prindët e fëmijëve ti bëj nga banorët e xhenetit.
Këto raste dhe të ngjajshme kanë nevojë për dy gjëra për ti rikujtur për vete dhe për gjithë besimtarët:
1. Ta dëshmojmë edhe njëherë zemërgjërësinë tone si çdoherë kur ka qenë në pyetje ndonjë vend tjetër i trojeve tona, madje edhe ndonjë fqinj nga fqinjët tanë kur kanë qenë të prekur nga diçka e ngjajshme, si në aspektin e ndihmave ndaj familjeve të prekura nga tragjedia ashtu edhe nga aspekti i ndihmës së pastrimit të ambientit çdo kush në lagjen e tij, që mos të zgjas pasqyra e papastërtisë në rethinën e qytetin tonë për shumë kohë , pasi që siç shihet kjo ishte diçka larg kapaciteve të institucioneve tona për tu përballur me të.
2. Të reflektojmë nga këto ndodhi se sa jemi në shkaktarë të saj edhe atë në 2 aspekte:
– Ka thënë Allahu në Kuran: “Për shkak të veprave (të këqija) të njerëzve, janë shfaqur në tokë e në det të zezat (bela, skamje, katastrofa, humbje e bereqetit etj.), e për t’i bërë ata të shijojnë (përjetojnë) një pjesë të asaj të keqeje që e bënë, ashtu që të tërhiqen (të bëjnë kthesë nga të këqijat)”[Rum: 41] dhe ajete tjera të ngjajshme.
Pra të jemi real se sa ne jemi shkaktarë të këtyre ndodhive me moskryerjen e obligimeve ndaj Allahut dhe pos kësaj me shtimin e mëkateve të vazhdueshme me vetëdije…dhe në veçanti në stinën e verës kur përveç lakuriqësisë së tejskajshme dasmat në format më të ndaluara sa e shkojnë, bëhen më të ekspozuara dhe më të përfolura, pra shprehet një përkrahje pa reservë ndaj çdo lloj evinimenti shthurës dhe degradues…
– Aspekti i dyte se sa ne jemi këshilluar që çdoherë kur kemi marë ndonjë veprim në vendin tonë se sa është ajo e ligjshme, se sa është ajo e dobishme apo mos është edhe dëmshme…
Ne jemi dëshmitarë se sot besimtarët tonë ndërtojnë në vende të uzurpuara, në vende ku nuk kanë leje ndërtimi , në vende ku vetë e kanë verifikuar se toka është e rëshqitshme dhe është rrezik për tu ndërtuar , porse verbimi ndaj aritjes së ndonjë të mire të kësaj dunjaje neve na bëri që asgjë mos marim parasysh ndaj këtyre rregulloreve që vetë ne i kemi pranuar si ligje me të cilin duam që çdo gjë të funksionoj siç duhet në vendlindjen tonë…porse vetëm ta arijmë qëllimin tonë duke mos hedhur prapa syte tek pasojat e këtyre veprimeve, ne bëm çmos për ta rënuar dukjen, infrastrukturën dhe ambientin tonë…

Nëse për çështjën e parë kishte nevojë të përmendet ajeti i sures Rum, me siguri se për çështjen e dytë ka nevojë të përmendet hadithi i Muhamedit s.a.v.s. ku thotë: “Besimtari i mirë është ai nga dora dhe gjuha e të cilit besimtarët janë të qetë”. Pra ne pikërisht me dorën tonë duke dashur të “ndërtojmë diçka” kemi bërë dëm kolateral , pra kemi bërë dëm në vend publik duke menduar se ajo nuk i bën dëm dikujt apo nuk përbën pengesë në veprimtarinë e përditshme në vendin tonë…
Kjo na bën të vim në një përfundim i cili tregon qartë se ne po punojmë pa standarte si ka aspekti fetar, pra jemi vazhdimisht ndesh me atë që na këshillon shpallja hyjnore ashtu edhe jemi kundër asaj që i themi rregull institucional për një bashkëjetesë sa më të mirë në mesin e vendbanimit tonë.
Prandaj edhe pse institucionet tona nuk funksionojnë siç duhet , ne fillimisht ta gjejmë fajtorin tek na, e pastaj ka mundësi që duke u sensibilizuar për gabimet tona, ka mundësi që Allahu të na trashëgoj në institucionet tona me drejtues dhe udhëheqës më të përgjegjshëm dhe më korrekt, të cilët fillimisht do kenë frikë Allahun kurse pastaj do jenë të përzgjedhur për nga kualifikimi dhe aftësitë e tyre për çdo lloj posti drejtues qoftë edhe në nivelet më të ulta të institucioneve tona, ku nuk ka derë apo hyrje tek nëpunësit shtetërore ku ne hyjmë çdo ditë, ku nuk hyjnë edhe njerëzit tjerë çdo ditë për hallet dhe nevojat e tyre…dhe ne çdoherë ankohemi sepse duam ti shohim sa ma korekt njerëzit gjatë shërbimit të tyre në çdo aspekt.
O Allah na përmirëso gjendjen dhe vetëdijen tonë, na ndihmo që të vetëpërmirësohemi vazhdimisht duke u pajtuar me obligimet dhe normat e përcaktuara për në nga ana Yte, në veçanti sa i përket marëdhënieve ndërnjerëzore, për të pasur një të ardhme më të mirë , që të jemi krenar nesër se ua lam pasardhësve tanë një vendbanim më të mirë dhe njëhkosisht i mësuam ata se si atë ta përmirësojnë atë edhe më shumë në kohën kur do të veprojnë dhe jetojnë ata në vendbanimet tona si trashëguesit tanë të dashur.
– Me respekt i juaji hoxhë Nexhat Ceka
– 05.08.2015

You may also like...