Vesveset nga shejtani në lidhje me besimin

11Vesveset nga shejtani në lidhje me Besimin (akiden)

Pyetje:

– Shejh,  ka mundësi që njeriut  t’i vijnë disa dyshime dhe paqartësi, qoftë prej paditurisë së tij qoftë cytje nga shejtani, sidomos ne fushën e Besimit (akides).
A ndëshkohet muslimani për këto dyshime dhe paqartësi?

Përgjigje:

Së pari, Muhamedi alejhi selam ka thënë:
”Me të vërtetë Allahu ia ka shlyer umetit tim ato që u shkojnë në mendje, përderisa robi këtë nuk e ka futur në veprim apo e ka shprehur me gojën e tij,dmth me fjalë”.1
Së dyti, sahabët e nderuar, Allahu qoftë i kënaqur me ta , e pyetën Muhamedin alejhis selam në lidhje me dyshimet të cilat edhe ju i cekët më lartë dhe Muhamedi alejhis selam është përgjigjur, duke thënë:
”Ky është besimi i qartë”,
përpos kësaj ka shtuar duke thënë:
”Njerëzit vazhdojnë të pyesin ,derisa të thuhet; Allahu krijoi njerëzit, po Allahun kush e krijoi?! Nëse dikush ngacmohet sado pak qoftë ajo me këtë kategori të pyetjeve,ai menjherë duhet të thotë; Kam besuar në Allahun dhe të Dërguarin e Tij!”
Ndërsa në një transmetim tjetër është thënë;
Le të thotë; ”Eudhu bil-lahi minesh shejtani nirr-rraxhiim(Kërkoj mbrotje nga Allahu prej shejtani i mallkuar) dhe ta mbyllë qështjen me këtë.2
Lusim Allahun ti ruan muslimanët nga këto sprova,Allahu e dinë më mirë

Shejh Abulaziz bin baz,Allahu e mëshiroftë!
Përzgjodhi dhe përshtati: Suad Shabani
Medine: 05.04.2013.

You may also like...