Vlera dhe dispozita e agjërimit në muajin Ramazan (II)

Agjerimi-kursi2 – Vlera e agjërimit :

Për vlerën e agjërimit aludojnë hadithet në vijim :

1. Fjala e të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të : ” Kush agjëron një ditë në rrugë të Allahut, Allahu fytyrën e tij do ta largoj nga zjarri i xhehenemit 70 vjeshta.[1]

2. Thënia e të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të : ” Në xhenet ka një derë të cilës i thuhet Rejan, në ditën e gjykimit do të hyn  në të vetëm ata që agjërojnë e askush tjetër pos tyre (përmes kësaj dere).”[2]

3. Gjithashtu i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë :” Agjërimi është mburojë nga zjarri i xhehenemit siç është për ju mburoja, ruajtës i juaj në luftë.[3]

3 – Dispozita e agjërimit në muajin e Ramazanit :

Agjërimi i Ramazanit është obligim duke u bazuar në Kuran, sunet dhe në ixhma – konsensusin e dijetarëve.

Nga Kurani kemi fjalën e Allahut : Muaji i Ramazanit është muaj në të cilin zbriti Kurani që është udhërëfyes për njerëzit dhe sqarues i  rrugës së drejtë dhe dallies (i të vërtetës nga e kota). Prandaj kush e mbrin këtë muaj le ta agjëroj.[4]

Nga suneti e kemi fjalën e të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të : ” Islami është ndërtuar mbi pesë shtylla: dëshmia se nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut dhe se Muhamedi është i dërguari i Tij, falja e namazit, dhënia e zekatit, agjërimi i Ramazanit dhe shkuarja në haxh.[5]

Nga ixhmaja : I gjithë umeti islam janë të pajtimit se agjërimi i muajit të Ramazanit është obligim dhe se është një nga shtyllat e islamit e cila njihet si diçka e njohur tek çdo musliman dhe se ai i cili e mohon obligueshmërinë e tij është qafir – murted (I dalur nga islami).

Agjërimi i muajit të Ramazanit u bë obligim ditën e hënë në ditën e dytë të Shabanit në vitin e dytë sipas hixhretit.

4 – Vlera e muajit të Ramazanit :

Muaji i Ramazanit ka vlera të madha, hadithet në vijim e përforcojnë një gjë të tillë :

1. Fjala e të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të : ” Pesë kohrat e namazit, xhumaja deri në xhuma, Ramazani deri në Ramazan i shlyejnë mëkatet ndërmjet tyre poqëse largohesh nga mëkatet e mëdha.[6]

2. Fjala e tij gjithashtu -paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të : ” Kush e agjëron muajin e Ramazanit me besim dhe shpresë në shpërblimin e Allahut i falen mëkatet a kaluara.[7]

5 – Vlera e veprave të mira në muajin e Ramazanit :

Veprat e mira shtohen për disa shkaqe, e një prej tyre është nderimi dhe vlera e kohës, siç është rasti në muajin e Ramazanit madhështorë. Kurse tani do të cekim disa lloje të veprave të cilat shtohen gjatë muajit të Ramazanit :

1. Namazi i natës – I Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë : ” Kush falet natën gjatë muajit të Ramazanit me besim dhe shpresë në shpërblimin e Allahut i falen mëkatet e kaluara.[8]

2. Umreja – I Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë : ” Umreja në muajin e Ramazanit vlen sa haxhi.[9]

Si dhe shumë vepra të tjera të mira .

6 – Me çfarë vërtetohet hyrja e muajit të Ramazanit :

1. Shikimi  hënës në natën e 30 të muajit Shaban, kur të shihet hëna atëherë obligohemi të agjërojmë, i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë : ” Kur ta shihni hënën agjëroni dhe kur ta shihni, bëni iftar (bajram).”[10] Mjafton që ta sheh hënën një njeri i drejtë për të vërtetuar hyrjen e muajit të Ramazanit, ndërsa për shikimin e hënës së muajit Sheval duhet dy dëshmitarë të drejtë.

2. Plotësimi i muajit të Shabanit me 30 ditë – kur të plotësohen 30 ditë të muajit Shaban dita e 31 pa dyshim është dita e parë e Ramazanit, kjo bazuar në tekstin profetik : ”…dhe poqëse ka mjegulla atëherë plotësojeni Shabanin 30 ditë.[11]

Shkëputur nga libri “Komentimi i pesë kushteve të fesë”
Dr. Seid el Vehf el-Kahtani
Përktheu: Nexhat Ceka

[1] Mutefekun alejhi.

[2] Mutefekun alejhi.

[3] Transmeton Ahmedi, Nesaiu e të tjerë kurse hadithi është sahih.

[4] Suretu Bekare,ajeti:185.

[5] Mutefekun alejhi.

[6] Transmeton Muslimi.

[7] Mutefekun alejhi.

[8] Mutefekun alejhi.

[9] Transmeton Buhariu,në një hadith tjetër të saktë qëndron : “umreja në Ramazan është si me e kryer haxhin me mua” .

[10] Mutefekun alejhi.

[11] Mutefekun alejhi.

You may also like...