Vlera e dijetarëve dhe ndikimi i madh në umetin islam nga vdekja e tyre – 1

Dija-81 – Vlera e dijetarëve dhe ndikimi i madh në umetin islam nga vdekja e tyre

 

Allahun e falenderojmë, falenderimet i takojnë vetëm Atij, ndihmë prej Tij kërkojmë, faljë prej Tij kërkojmë, mbrojtje prej Tij kërkojmë nga të këqijat e vetvetes tonë dhe veprave tona. Kë e udhëzon Allahu ska kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e drejtë Allahu me urtësinë e Tij ska kush e udhëon. Dëshmoj dhe deklaroj se nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut i Cili është një dhe dëshmoj se Muhamedi (paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) është rob dhe i dërguari i Tij.

Duke u nisur nga ky libërth mbi jetën e shejh Abdullah ibn Xhibrinit – Allahu e mëshiroftë si pikë e parë do të trajtojmë vlerën e dijetarëve kurse më vonë do të vazhdojmë me pikat që kanë të bëjnë me jetën e këtij kolosi të kohës sonë duke e lutur Allahun që këto shembuj të bëhen pishtarët ndriçues të jetës tonë të cilët do jenë refernca jonë në ambiciet, vullnetin dhe veprimtarinë tonë si besimtarë për të qenë sa më të hajrit dhe të frytshëm për rrethin dhe popullatën tonë ku jetojmë, për ti ngjasuar sadopak këtyre shembujve madhështorë të umetit.

Jeta e dijetarit Abdullah Ibn Xhibrin – Allahu e mëshiroftë

                                                             (1933-2009)

Titujt krysorë

1 – Vlera e dijetarëve dhe ndikimi i madh në umetin islam nga vdekja e tyre

2 – Hapat e parë të jetës së dijetarit ibn Xhibrin – Rruga e tij në kërkimin e dijes si dhe mësuesit të tij.

3 – Jeta dhe asketizimi i tij në dunja

4 – Mendjeprehtësia dhe puna në përhapjen e diturisë nga hoxhës i nderuar

5 – Xhenazet e pronarëve të diturisë

Falenderimi i takon Allahut i cili bëri që në çdo kohë të ketë dijetarë të cilët i thërasin të devijuarit n rrugën e drejtë si dhe janë durimatrë në sprova. Gjallërues të të vdekurve me anë të librit të Allahut, shërues të injoraatëve në sunetin e profetit (paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), sa e sa të vdekur nga ana e iblisit ata i kanë ringjallur, sa e sa prej të humburve ata i kanë udhëzuar për në rrugën e drejt, nuk ka diçka më me ndikim tek njerëzit se sa ato, ndërsa nuk ka më të keqe kur të paditurit u vërsulen atyre. Dijetarët e pastrojnë fenë çdo herë nga keqkuptimet e ekstremistëve si dhe nga aroganca e gënjeshtarëve, nga të komentuarit me injoranvë. Ata janë ndriçues në tokë, trashëgues të profetvë, prej njerëzve më të mirë, thirrës të hakut – të vërtetës, ndihmues të fesë. I orientojnë njerëzit drejt njohjes së Allahut di dhe bindjes ndaj Tij, i bëjnë të qarta dispozitat e Tij dhe sheriatin (ligjin) e Tij, i drejtojnë njerëzit drejt mirësive dhe veprimtarisë mirëbërëse. Për ta kërkojnë falje çdo gjë që ka në tokë dhe qiell, prandaj nuk është për tu habitur kur profeti ynë (paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) na tregon se edhe balenat në detë, pra krijesat më të mëdha ujore kërkojne falje për dijetarët, por këtë e bën edhe krijesa më e vogël në tokë, pra bubreci në vrimën e saj. Prandaj çfarë mendon për krijesat tjera më madhësi tjera. Jo më kot thuhet se vlera e dijetarit ndaj adhuruesit është sikur shkëlqimi i hënës karshi yjeve tjera në kozmos.

Ajetet dhe hadithet të cilat flasin për vlerën e dijetarëve janë të shumta siç është ajeti Kur’anorë:” Allahu i ka ngritur në pozita të larta, ata të cilët besuna prej jush si dhe ata të cilëve iu është dhënë dituria.”(Muxhadele:11)

Fjala e Allahut:” Thuaj: A janë të barabartë ata të cilët dinë dhe ata të cilët nuk dinë.”(Zumer:9)

Po ashtu ata janë të cilët e kanë më shumë frikë Allahun, thotë Allahu në Kur’anin famëlartë:” Me të vërtet Allahut më shumë i friksohen dijetarët, e Allahu është mbi gjithçka mëkatfalës.”(Fatir:18)

Allahu i ka bërë dëshmitarë për të dëshmuar njëshmërinë e Tij, thotë:” Allahu është dëshmitar se me të vërtet nuk ka të adhuruar tjetër pos Tij, po ashtu (dëshmojnë) edhe melekët si dhe dijetarët.”(Ali Imran:18)

Ata janë të cilët iu shpjegojnë njerëzve çfarë është hallall e çfarë haram, janë sikur yjet në qiell, sikur ilaçi për sëmundjen, si drita në erësirë, shkaku i lumturisë, meritues për të qenë dëshmitarë, sepse janë dëshmitarë për njëshmërinë e Allahut të Lartëmadhëruar. Po shtu dëshmitarë për sheriatin e Tij dhe dispozitat e Tij, ndriçues të rrugës për në xhënet, njerëzit më të afërm të Allahut, armiqtë më të përbetuar të shejtanit, sepse nuk kanë mundësi tu bëjnë komplot atyre, e as ta sfidojnë devotshmërine apo lidhjen e tyre me Allahun. Dijetarët janë prijëspër punë të mira, udhëzues për në udhëzim të parët, të tjerët veprojnë siç bëjnë ata, fjalët e tyre ndiqen, ndërsa jetëpërshkrimi i tyre për njerëzit gjithnjë është shembulli më i mirë për tu pasuar. Melekët kanë dëshirë të marin pjesë në ndejat e tyre si dhe me fletët e tyre i rrethojnë ndejat e tyre. Për ta kërkojne flaje krijesat e njoma dhe të thata. E gjithë kjo mjafton për ta si mburje dhe fsinikëri.

Vlerat u takojnë dijetarëve

sepse ata janë tregues të rrugës së drejtë për atë i cii kërkon orientim

vlera e njeriut mvaret nga mejshtria e tij

emrat e burrave njihen në sajë të punëve të tyre

e kundërta është çdo herë injoranca

kurse injorantët janë armiqtë e dijetarëve

prandaj meru me dituri dhe mos kërko zavendësim për të

sepse njerëzit janë të vdekur kurse dijetarët e gjallë

Vdekja e dijetarit është një pëlitje dhe vrimë në umet të cilën nuk e mbyll asgjë ashtu siç nuk mund të përzihet nata me ditën. Thotë Allahu i Madhëruar:” A nuk shohin ata se Ne e sjellim pakësimin e tokës nga të gjitha anët e saj, Allahu gjykon e nuk ka kush që mund ti kundërvihet gjykimit të Tij.” (Rrad:41)

Cfarë është kuptimi i pakësimit i tokës nga të gjitha anët? – Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) dhe disa dijetarë të selefit prej komentatorëve të Kur’anit janë të mendimit se kuptimi i ajetit është vdekja e dijetarëve, fukahave si dhe njerëzve të mirë në tokë. Ky është mendimi më i mirë çfarë është thënë rrethe këtij ajeti Kur’anorë, derisa ibn Abdulberi (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: Këtë mendim e kanë pranuar i tërë umeti islam. I dërguati i Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) ka thënë:” Allahu nuk e ngrit diturinë duke e marur atë prej gjokseve të dijetarëve por e ngrit atë duke ua marë shpirtrat dijetarëve, derisa të mos mbetet asnjë dijetarë. Atëherë njerëzit i marin si të ditur injorantët, të cilët i pyesin kurse ata përgjigjen pa dituri, kështu që shkojnë në humbje vetë ata dhe gjithashtu i devijojnë të tjerët.” (Transmeton Buhariu nr.100)

Robër të Allahut na befasoi lajmi për vdekjen e njërit prej dijetarëve të islamit si dhe shkuarja e një dijetari nga dijetarët islam. E ai është dijetari Abdullah ibn Xhibrin – Allahu e mëshiroftë me mëshirën e Tij të gjërë. Bëhet fjalë për një dijetarë i cili komentoi shumë libra, ishte komentues, fekih, muhadith, edukatorë i madh, dijetar i famshëm, baba i çmuar, gramaticient, letrar, shëmbëlltyrë, imam i madh.

Ky njeri ia përkushtoi jetën e tij diturisë, urdhërues në të mirë, ndalues nga e keqja, mbrojtës i sunetit, armik i bidatit dhe i njerëzve të bidatit. Allahu më diturinë e tij u solli mirësi të madhe njerëzve, dituria e tij u përhap në shumë vende, në duart e tij dolën shumë nxënës të dijes, fekih, shumë gjykatës – kadij, kështu që me vdekjen e Tij është varosur edhe dituri, thesar shumë i madh.

Amër ibn ebi Amari ka thënë: kur vdiq Zejd ibn Thabit (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) u ulëm më ibn Abasin (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) nën strehimin e një hije dhe më tha: Kështu është kur vdesin dijetarët me ta varoset edhe dituria e tyre ndërsa sot është varosur një dituri e madhe.

Nuk ka asnjë pikë dyshimi se zemrat e besimtarëve janë mërzitur me vdekjen e hoxhës së nderuar, si dhe të atyre si ai nga dijetarët e mëdhej të cilët kanë kaluar para tij. Kështu që syri loton, zemra mërzitet, ndërsa ne e themi vetëm atë të cilën e kënaqë Allahun tonë. Me të vërtet hoxhe i nderuar me vdekjen tënde jemi mërzitur.

Kjo nuk është humbje e një familjes, apo fshati, apo qyteti, apo province por është humbje e një umeti komplet.

Nuk është vdekja e Kajsit vdekja e një njeriut

mirëpo është ndërtesë e popullit e cila është rrëzuar

Ndëroi jetë në moshë kur iu është afruar të tetëdhjetave, ne jetë të cilën e kishte të mbushur plot me dituri, mësimdhënie , thirrje në islam dhe ibadet. Punoi si mësimdhënës me dhjetra vjetë shkroi libra të dobishëm, mori përsipër dhënien e fetvave, në duart e tij janë pa shumë të mira, i vizitonte të sëmurit ua falte xhenazet dhe i përcjellte tek varezat. Iu përgjigjej ftesave, në derën e tij nuk kishte as truproje as kurfarë pengese, ishte shumë lehte ta gjeje – Allahu e mëshiroftë. Shpejtonte për tua kryer nevojat nevojtarëve, ku shihte të varfër vetëm se u jepte nga ajo ë i kishte dhënë Allahu…

A vallë kështu hëna e humb dritën e saj të thellë

humbet dituria duke mos mbetur pas saj shenjë dhe gjurmë

u zhduk llamba me të cilën ndriçonin nga ajo

kështu perëndoi ylli i ndritshëm pa rilindje të mëtutjeshme

në atë mënyrë sa që islami është i huaj dhe eklipsë

u humb ndriçuesi me anë të cilës udhezoj njerëzia

Për këtë arsye nësë trupi i tij ka vdekur, dituria e tij ka ngelur në libra në kaseta, inçisime, në fetva të shkruara.

Vdekja e të devotshmit është jetë pa fund

Disa njerëz kanë vdekur mirëpo te njerëzit janë të gjallë

Prandaj disa vdesin ndërsa pas tyre mbesin bijtë e tyre, e ato janë librat e tyre të përjetshëm.

Përktheu: Nexhat Ceka

Marë nga: www.alimam.ws/ref/1822

Shkroi: Muhamed Salih el-Munexhid

You may also like...