Vlera e ditës së arafatit

ArafatiVlera e ditës së arafatit

Dr. Rashid ibn Muajed El-Adevmanij

Ditët, natët, muajit, vjetët kalojnë shumë shpejt, si dhe mbarojnë (shumë shpejt ata janë stacion që të çojnë kah exheli (vdekja). Andaj Allahu i ka vlerësuar disa prej tyre me vlera të mëdha në sezona te ndryshmë ku disa prej tyre I ka bërë sezona të mirësive, e disa kohra për mbi disa tjera në respekt më të madh ndaj Allahut ; ku gjatë tyre shtohen veprat e mira në shpërblim, shlyhen mëkatet gjatë tyre, prej këtyre kohrave me vlerë të madhë dhe me shpërblim të shumtë është edhe Dita e Arafatit. Në shumë tekste kuranore dhe profetike tregohet vlera e Ditës së Arafatit, ndërsa për ju të nderuar lexues në vijim do ti rëndis disa prej tyre që të të përkujtoj që ti dish ata:
1. Dita e Arafatit është një nga ditët e muajve të shenjtë, Allahu thotë: “Te Allahu numri i muajve është dymbëdhjetë (sipas hënës), ashtu si është në librin e All-llahut prej ditës kur krijoi qiejt dhe tokën. Prej tyre katër janë të shenjtë. Kjo është fe e drejtë. Pra, mos e ngarkoni (me mëkat) veten tuaj në ata (katër muaj). Luftoni të gjithë idhujtarët pa dallim, siç ju luftojnë ata juve pa dallim, e dijeni se All-llahu është me ata që ruhen (të këqijave)”. (Teube:36) Kurse muajt e shenjtë janë Dhul-Kadeja, Dhul-Hixheja, Muharemi dhe Rexhepi, ndërsa Dita e Arafatit është nga ditët e Dhul-Hixhes.
2. Dita e Arafatit është në një nga muajt e haxhit, në të cilën aludon Allahu ku thotë: “Haxhi është në muaj të caktuar“ (Bekare:197). Kurse muajit e haxhit janë Shevali, Dhul-Kadeja dhe Dhul-Hixheja.
3. Dita e Arafatit është një nga ditët e caktuara të cilën e lavdëron Allahu në librin e Tij ku thotë: “(Vijnë) Për të qenë të pranishëm në dobitë e tyre dhe që ta përmendin All-llahun në ato ditë të caktuara (në shenjë falënderimi) dhe për që i ka furnizuar me kafshë. Hani pra prej tyre (kurbanave) dhe ushqeni të ngushtuarin e të varfërin”. (Haxh:28) Ibn Abbasi r.a. thotë ditët e caktuara në ajet janë 10 ditët e Dhul-Hixhes. Ndërsa Dita e Arafatit është në ditën e nënte të Dhul-Hixhes.
4. Dita e Arafatit është një nga ditët për të cilën Allahu bëtohet në të, kjo sinjalizon në vlerën dhe poziten e saj, Allahu thotë: “Pasha agimin. Pasha dhjetë netët”(Fexhr:1-2). Ibn Abbasi r.a. thotë: “Këta ne të janë dhjetë ditët e Dhul-Hixhes. Ibn Kethiri thotë se ky është mendimi më i saktësuar në këtë kontekst.
5. Dita e Arafatit është një nga 10 ditët ku veprat vlerësohen më shumë se sa në ditët tjera të vitit. Pejgamberis.a.v.s. thotë: “Nuk ka vepra me të mira tek Allahu në shpërblim, se sa veprat që i kryen njeriu në dhjetë ditët e Dhul-Hixhes.“Thanë; E as xhihadi në rrugë të Allahut? Tha:“As xhihadi në rrugë të Allahut për pos një njeriu i cili del në xhihad me trupin e tij dhe me pasurinë e tij dhe nuk kthehet prej saj me diçka.“ (Transmeton Darimiu, ndersa Albani zinxhirin e hadithit e cilëson si të mirën “Irvaul galil”.
6. Në diten e Arafatit Allahu e ka plotësuar fenë islame për këtë umet. Omer ibn Hatabi r.a. thotë: Një njeri prej jehudive tha; O prijës i besimtarëve një ajet në librin tuaj ju muslimanët e lexoni sikur ky ajet, e të na kishte zbritur neve jehudive, ne do ta mernim atë ditë si festë. – Tha: Cili ajet? Tha: “Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe”. (El-Maide:5). Omeri tha: Ne e dime se cila është ajo ditë, ky ajet i zbriti Pejgamberit s.a.v.s. duke qenë në këmbë ditën e xhumasë në Arafat.
7. Agjerimi i dites së Arafatit: Për vleren e agjerimit të ditës së Arafatit, përcjell Hunejdh ibn Halid r.a. nga njëra prej grave të Pejgamberit s.a.v.s. së ka thënë: ” Pejgamberi s.a.v.s. e agjeronte ditën e nënte të Dhul-Hixhes, ditën e Ashures, si dhe tre ditë gjatë çdo muaj: ditën e hënë të fillimit të muajit dhe të dy të ëjnteve.” (Transmeton Nesaiu 4/209, Ebu Davudi, kurse Albani e saktëson hadithin në Sahih Ebu Davud 2/462). Poashtu në një hadith tjetër në veçanti flitet vetëm për vleren e agjerimit të ditës së Arafatit. I Dërguari i Allahut s.a.v.s. kur është pyetur për agjerimin e ditës së Arafatit ka thënë: “Agjerimi i saj i shlyen mëkatet e vitit të kaluar dhe atij që vjen.“ (TransmetonMuslimi). Një gjë e këtillë është valide për njerzit që nuk janë haxhinj, kurse për haxhiun nuk është sunet ta agjeron ditën e Arafatit sepse kjo llogaritet ditë feste për haxhijt që janë në Arafat.
8. Dita e Arafatit është festë për haxhijt në Arafat. Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:“ Dita e Arafatit dhe e Kurban Bajramit janë feste për në popullatën islame.“ (Transmeton Ebu Davudi, Albani hadithin e klasifikon si të saktë).
9. Pozita e madhe e duasë gjatë ditës së Arafatit. Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:“ Duaja më e hajrit është duaja e ditës së Arafatit.“ (Këtë hadith Albani e cilëson si të saktë në Silsiletu-Sahiha). Ibn Abdul-Beri r.u. thotë: Kjo është argument për vleren e ditës së Arafatit karshi ditëve tjera.
10. Allahu liron shumë robër nga zjari i Xhehenemit gjatë ditës së Arafatit. Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:“ Dita që Allahu liron më shumë robër nga zjarri është dita e Arafatit.“ (Muslimi).
11. Allahu ju lavdërohet banorëve të qiellës me banorët e Arafatit. Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Allahu ju lavdërohet banorëve të qiellës me banorët e Arafatit.“ (Transmeton Ahmedi, Albani zinxhirin e këtij hadithi e cilëson si të saktë).
12. Tekbiret: Dijetaret e kanë cekur se tekbiri është dy llojesh: Tekbiri i caktuar i cili fillon prej në agimin e ditës së Arafatit. Ibn Haxheri r.u. thotë: Nuk transmetohet ndonjë hadith i saktë në këtë aspect përpos se çka transmetohet nga sahabet si: fjala e Aliut, ibn Mesudit r.a. se tekbiri meret prej në sabah të ditës së Arafatit e deri në ditën e fundit të Minas. Ndërsa për sa ju përket tekbirit të përgjithshëm ai fillon prej në ditën e pare të Dhul-Hixhes, si dhe përcillet se Ibn Omerir.a. dhe Ebu Hurejra r.a. dilnin në treg dhe mernin tekbire në 10 ditët e Dhul-Hixhes, ndërsa njerzit mernin tekbir pas tekbirit të tyre. Kjo nuk do të thotë se mernin tekbir bashke me xhemat, mirëpo kjo ka qënë si përkujtim për njerzit që të marin tekbire çdo njeri veçmas e jo bashkë në xhemat.
13. Arafati është shtylla më e madhe e haxhit. Pejgamberi s.a.v.s. thotë: “ Haxhi është Arafat. “ (mutefekunalejhi). Kjo është gjithëçka çka kam pasur mundesin tua bëj për ditën e Arafatit, lusim Allahun e Lartësuar që të na i pranon veprat tona dhe të gjithë muslimanëve si dhe bën ato të sinqerta veç për fytyrën e tij fisnik.

 

Përgaditi: Dr. Rashid ibn Muajed el-Adevanij

Mare nga: Saaid.net. 10.11.2010

Përktheu: Nexhat Ceka

You may also like...