Vlera e duasë (rregulla dhe dispozita)

Dua-11Vlera e duasë

Allahu thotë: ”Zoti juaj ka thënë: Më thirrni Mua, Unë ju përgjigjem, e ata që nga mendjemadhësia i shmangen adhurimit ndaj Meje, do të hyjnë të nënçmuar në xhehennem[1], “Dhe kur robërit e mi të pyesin ty (o Muhammed) për Mua, atëherë (përgjigjju atyre):Vërtet Unë jam pranë, Unë i përgjigjem lutjeve të lutësit kur ai më drejtohet Mua me lutje.[2], i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë:”duaja është ibadet sepse Zoti juaj thotëmë lutni Mua jua pranoj lutjet tuaja[3], poashtu i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: ”Zoti juaj i Madhëruar është i Gjallë, Bujar, turpërohet nga robi i Tij, kur i çon duart e tij tia kthen bosh[4] . Gjithashtu i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: ”Çdo musliman që e lut Allahun me ndonjë lutje, e cila nuk përmban në vete mëkat ose shkëputje të lidhjeve farefisnore, Allahu si shkaku i saj do ti dhuron tre gjëra: Ose  i përshpejtohet lutja e tij (pra i pranohet) ,ose Allahu ia rruan për në ahiret, ose ia largon një të keqe si ajo”. – Të pranishmit thanë: Atherë të lutemi sa më shumë. – Tha:Allahu jep më shumë[5]

Forma e duasë dhe shkaqet e pranimit të saj[6]

1-Të jëtë e sinqertë për Allahun.

2-Të fillosh me falënderim ndaj Allahut dhe lavdërim ndaj Tij, pastaj duke dërguar salavate mbi Pejgamberin (sal-lallahu alejhi ve sel-lem) si dhe të përfundosh me këtë.

3-Kërkimi dhe bindshmëria në pranimin e tyre.

4-Insistimi në lutje dhe mosnxitimi.

5-Prezenca e zemrës në lutje.

6-Lutja të bëhet kur je në begati dhe vështirësi.

7-Ta lutësh vetëm Allahun Një.

8-Të mos lutet kundër për familjen, pasurinë, fëmijët dhe veten e tij.

9-Ulja e zërit gjatë lutjes ndërmjet uljes së zërit dhe shpehjes.

10-Pranimi i gabimit dhe kërkimi i faljes për atë, pranimi dhe dëshmia e nimeteve (të mirave) dhe falënderimi i Allahut për to.

11-Mos ta tepron në lutje në rritm proze.

12-Këmbëngulja, përultësia, shpëtimi dhe strehimi.

13-Tu kërkon falje atyre që ju ka bërë zullum(padrejtësi), duke ia bashkangjitur asaj pendimin.

14-Lutja të bëhet tre herë.

15-Drejtimi kah Kibla.

16-Ngritja e duarve gjatë duasë.

17-Marrja abdest para duasë po që se i lehtësohet një gjë e tillë.

18-Të mos e tepron në dua.

19-Lutësi të fillojë të lutet për vete, para se të lutet për tjerët në qoftë se lutet për dikënd tjetër.[7]

20-Ta lusë Allahun me emrat e Tij të bukur dhe cilësitë e Tij të larta, ose me ndonjë vepër të mirë që e ka bërë, apo me duanë e ndonjë personi të mirë që është gjallë dhe prezent tek ai.

21-Ushqimi, pirja dhe veshja e tij të jenë hallall.

22-Të mos lutet për të bërë mëkat, apo për ti ndërprerë  lidhjet farefisnore.

23-Të urdhëroj për të mirë dhe të ndalon nga e keqja.

24-Të largohet nga të gjitha mëkatet.

Kohërat, rastet dhe vendet kur pranohet duaja:[8]

 

1-Natën e Kadrit.

2-Në thellësinë e natës.

3-Pas namazeve farze.

4-Mes ezanit dhe ikametit.

5-Një orë prej çdo nate (pjesa e tretë e natës).

6-Kur thirret ezani për namazet farze.

7-Kur të bie shi.

8-Kur përballen muslimanët me armikun në rrugë të Allahut.

9-Një orë gjatë ditë së  Xhuma.

    Thënia më e vërtetë që flet për vlerën e kësaj kohe është se ajo orë është ora e fundit prej kohës të ikindisë deri në kohën e akshamit, ose mund të jetë në orën kur mbahet hutbeja ose në namaz.

10-Gjatë pirjes së ujit Zemzem me nijet (qëllim) të sinqertë.

11-Në sexhde.

12-Kur të çohesh natën prej gjumi,duke u lutur me duatë që transmetohen në këtë kontekst.

13-Nëse ke fjetur me abdest pastaj je ngritur natën dhe je lutur.

14-Gjatë lutjes me fjalën (La ilahe il-la ente subhaneke ini kuntu minedh-dhalimin).

15-Lutja e njerëzve për njeriun që është në momentet e fundit të jetës.

16-Lutja pas falënderimit të Allahut dhe salavateve mbi Pejgamberin alejhi selam gjatë teshehudit të fundit në namaz.

17-Gjatë lutjes së Allahut me emrin e Tij të Madh, me të cilin emër poqëse i lutesh me të Allahut,të përgjigjet dhe nëse kërkohet diç prej Tij të jep.[9]

18-Lutja e muslimanit për vëllaun e tij musliman në mosprezencën e tij.

19-Lutja ditën e Arafatit në Arafat.

20-Lutja në muajin e Ramazanit.

21-Gjatë mbledhjes së muslimanëve në ndenjat e dhikrit (përmendjes së Allahut).

22-Lutja në fatkeqësi me “Ina lilahi ve ina ilejhi raxhiun, Allahume exhurni fi musibeti ve hluf li hajran minha”(Të Allahut jemi dhe tek ai do të kthehemi,O Allah më shpërble për këtë fatkeqësi dhe ma kompenzo këtë sprovë me një më të mirë se atë që kisha).

23-Duaja ndaj Allahut me sinqeritet të madh.

24-Lutja e atij që i është bërë padrejtësi ndaj zullumqarit (ai që i ka bërë padrejtësi).

25-Lutja e prindit për fëmiun e tij dhe për prindërit e tij.

26-Lutja e udhëtarit.

27-Lutja e agjëruesit derisa të bëj iftar.

28-Lutja e agjëruesit gjatë kohës së iftarit.

29-Duaja e atij që është në zort.

30-Duaja e imamit(udhëheqësit) të drejtë.

31-Lutja e fëmiut të ndershëm për prindërit e tij.

32-Duaja pas abdestit pasi i thotë duatë që përcillen nga Pejgamberi salallahu alejhi ve selem.

33-Lutja pas gjuajtjes së gurëve tek Xhemerati i vogël.

34-Lutja pas gjuajtjes së gurëve tek Xhemerati i mesëm.

35-Duaja brenda Qabes,andaj kush falet në hixhr[10] kjo llogaritet pjesë e Qabes.

36-Lutja në Safa.

37-Lutja në Merva.

38-Lutja tek Mesharil-Harami(Muzdelife).

   Besimtari i vërtet e lut Zotin e tij çdoherë kudo që të jetë” Dhe kur robërit e mi të pyesin ty (o Muhammed) për Mua, atëherë (përgjigjju atyre):”Vërtet Unë jam pranë, Unë i përgjigjem lutjeve të lutësit kur ai më drejtohet Mua me lutje.[11], mirëpo këto kohra,raste,vende që i cekëm duhet të veçohen më shumë me dua.



[1] Suretu Gafir,ajeti:60.

[2] Suretul-Bekare,ajeti:186.

[3] Ebu Davudi 2/78, Tirmidhiu 5/211, ibn Maxheh 2/1258, shiko në “sahihul xhami esagir” 3/150, sahih ibn Maxheh 2/324.

[4] Ebu Davudi 2/78, Tirmidhiu 5/557, ibn Maxheh 2/1271, ibn Haxheri thotë:zinxhiri i hadithit është i mirë.Shiko në sahihu Tirmidhi 3/179.

[5] Tirmidhiu 5/566,5/462, Ahmedi 3/18, shiko sahihul xhami 5/116, sahihu Tirmidhij 3/140.

[6] Shiko formën dhe shkaqet e pranimit të duasë me argumente në origjinën e librit fq.88 deri në 121.

[7] Përcillet në hadithe të sakta se i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ve selem kur është lutur ka filluar me vetveten e tij në fillim, njëashtu përcillet se ai në disa raste nuk ka filluar me veten e tij si[ është rasti kur bëri dua për Enesin,ibn Abasin, umu Ismailin e të tjerë.Për më shumë shiko në : sherh sahihul Muslim të Neveviut 15/144, tuhfetul ahfedhi sherh sahihu Tirmidhij 9/328, Buhariu meal fet-h 1/218.

[8] Shiko këto kohra,gjendje,vende me argumente në detaje në origjinalin e këtij libri fq:101-118.

[9] Shiko në:ismullahil adham në hadithin nr:94,95,96 të këtij libri.

[10] Vendi rreth i cili gjindet ngjitur me Qaben.

[11] Suretul-Bekare,ajeti:186.

You may also like...