Vlera e mësimit të Kuranit

Kuran-4001 – Vlera e mësimit të Kuranit

“ Më i miri prej jush është ai i cili e mëson Kuranin dhe ua mëson të tjerëve.“ – Hadith

Falenderimi i takon Allahut ndërsa përshendetjet dhe paqa e Allahut qoftë mbi Muhamedin të cilën Allahu e dërgoi mëshirë për krijesat, mbi familjen e tij, shokët e tij, si dhe mbi gjithë ate që e ndjekin rrugën e tij deri në ditën e fundit.

Mrekullia më e vlefshme që na e ka lënë Allahu pas vdekjes së Pejgamberi-paqa dh mëshira e Allahut qoftë mbi të, është Kurani, në reshtat në vijim do të tregojmë në lidhje me vlerën e Kuranit ku shumica e muslimanëve e kanë lënë pas dore mësimin e Kuranit, ndërsa suksesi i tyre në të dy botërat është i lidhur ngushtë me ata se sa ne jemi të lidhur me Kuranin.

Në vijim do ti cekim disa hadithe për vlerën e Kuranit :

1. Othman ibn Affani-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë se i Dërguari i Allahut ka thënë:“ Më i miri prej jush është ai i cili e mëson Kur’anin dhe ia mëson atë dikujt ”.(Transmeton Buhariu)

2. Ebu Umame-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut duke thënë:“ Lexojeni Kur’anin, vërtet ai do të ndërmjetësojë Ditën e Gjykimit për të zotët e vet ”. (Transmeton Muslimi)

3. Omer ibn Hattabi-Allahu qoftë i kënaqur prej tij thotë se i Dërguarit i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë:“ Vërtet Allahu me këtë Libër do t’i ngrejë disa popuj, ndërsa disa të tjerë do t’i degradojë”. (Transmeton Muslimi)

Pse ta mësojmë Kuranin?

1 – E mësojmë pasi që ai është rruga e jonë përmes të cilit duhet ecur.

Allahu thote:“ Kjo është rruga (feja) Ime e drejtë (që e caktova për ju), pra përmbajuni kësaj, e mos ndiqni rrugë të tjera e t’ju ndajnë nga rruga e Tij. Këto janë porositë e Tij për ju, ashtu që të ruheni ”. (Enam:153).

2 – Sepse aty gjendjet krenaria e popullit tonë, thotë Allahu në Kuran:” A nuk e kuptoni se Ne ua shpallem librin në të cilën gjendet krenaria juaj.”(Enbija:10)

3 – Kuranin e mësojmë që të jetë mbrojtje për ne në varr:

I Dërguari i Allahut -paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë:“ Sureja Tebareke të mbron nga dënimi i varrit “. (Transmeton Hakimi, shiko “Silsiletu sahiha” , nr.1140)

4 – E mësojmë ta largojmë shejtanin nga ne dhe shtëpitë tona: I Dërguari i Allahut ka thënë:“ Shejtani largohet nga shtëpia ku lexohet sureja Bekare “ .(Transmeton Hakimi, shiko: “ Silsiletu sahiha”, nr.588)

5 – Të kemi kujdes mos largohemi prej Kuranit e t’ja kthejmë shpinën siç thotë Allahu:“ E i dërguari tha:“ O Zot im, vërtet populli im e konsideroi këtë Kur’an si (diç) të hedhur!”

6. Ky Kuran është që do të na i ngrit gradat në xhenet, lartë e më lartë.

Abdullah ibn Amër ibn Asi-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, tregon se i Dërguarit i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë:“ Zotëruesit të Kur’anit do t’i thuhet: Lexo dhe ngritu lartë, lexoje ashtu si e ke lexuar në dynja. Vendi yt do të jetë te ajeti i fundit të cilin do ta lexosh.” (Transmetojnë Ebu Davudi dhe Tirmidhiu, dhe thonë se hadithi është hasen sahih)

7. Është nga gjërat që më së shumti duhet të kemi xhelozi.

Abdullah ibn Omeri-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, tregon se i Dërguarit i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë:“ Nuk ka xhelozi vetëm se në dy veta: Njeriut të cilit Allahu ia ka dhënë Kur’anin dhe ai është me të ditë e natë dhe njeriut të cilit Allahu i ka dhënë pasuri dhe ai atë e harxhon dite e natë në bamirësi.” (Muttefekun alejhi)

8. Në tubimet ku lexohet Kurani Allahu i përrethon këta persona me melaiket e Tij dhe ua fal të gjitha mëkatet.

Ebu Hurejra-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë se i Dërguarit i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë:“ Ata njerëz që tubohen në njërën prej shtëpive të Allahut (xhami), që të lexojnë Librin e Allahut dhe ta studiojnë në mes veti, do t’ju vijë atyre paqja (qetësia) e plotë e Allahut dhe do t’i mbulojë mëshira e Tij, dhe melaiket do të kujdesen për sigurimin e tyre e Allahu do t’i lavdërojë.” (Transmeton Muslimi)

9. Kaptinat e Kuranit kanë tij kuptime madhështore dhe shpërblime të mëdha, transmeton Ebu Hurejra-Allahu qoftë i kkënaqur prej tij, se I Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahur qoftë mbi të, ka thënë:” Kul huvAll-llahu ehad është e barabartë me një të tretën e Kur’anit.” (Transmeton Muslimi)

Pra Kurani nuk ka zbritur vetëm për të ndejtur në raft për zbukurim , mirëpo ai duhet të lexohet , kuptohet, të meditohet rreth tij, të punohet sipas tij sepse vetëm kështu arihet suksesi dhe lumturia e përhershme. Andaj sa larg Kuranit që jemi aq vonohet më shumë ndihma e Allahut mbi ne. Allahu na bëftë prej pasuesve të Kuranit , nga ata të cillët e lexojnë, studijojnë, meditojnë rreth tij dhe veprojnë sipas tij, si dhe tërë falenderimet i takojnë Allahut Zotit të botrave.

Si pasoje e gjithë kësaj që tham Shoqata qytetare “Horizonti Plus” në Tetovë, ofron kursë për mësimin dhe leximin e Kuranit, prandaj duke e pasur këtë mirësi afër jush shfrytëzojeni qoftë për ju apo për fëmijët tuaj, sepse neve sot e ndërtojmë të ardhmen e pa dyshim se e ardhja ynë janë fëmijët tanë, kurse edukimi dhe rritja e fëmijëve tanë me këshillat dhe porositë e Kurani është një investim nga të cilët prindët shpresojmë të kenë sukses në këtë jetë dhe në jetën tjetër nga fëmijët e tyre.

Përgatiti : Nexhat Ceka

You may also like...