Vlera e muajit të Ramazanit dhe veçoritë e tij

Ramazani-67Muaji i Ramazanit ka vlerë të madhe dhe veçoritë me të cilat dallohet prej tyre janë:

1 – Në këtë muaj ka zbritur Kurani. Allahu i Madhëruar thotë: “Muaji i Ra­ma­za­nit është muaji në të cilin ka zbritur Kurani, udhëzues për njerëzit dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe da­llues i të mirës nga e keqja.[1] Allahu e ka ve­çuar këtë muaj nga muajt e tjerë me zbritjen e Kuranit. Kjo ka ndodhur sak­të­sisht natën e Kadrit e më mirë me thënë në dhje­të netët e fundit të Ramazanit, Allahu i Ma­dhëruar tho­të: “Ne e kemi zbritur atë (Ku­ra­nin) natën e Kad­rit.[2] Gjithashtu Allahu ka thënë: “Ne e zbri­tëm atë (Kuranin) në një natë të bekuar, Ne dëshiruam me këtë t’ua tërheqim njerëzve vërejtjen, e njerëzit të jenë të gat­shëm.[3]

2 – Gjatë Ramazanit kanë zbritur librat qiellorë, siç transmetohet në hadithin e Vathi­le ibnul Eskasë, se i Dërguari i Allahut paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të ka thënë: “Kanë zbritur fletushkat e Ibrahimit në na­tën e parë të Ramazanit, Teurati ka zbritur pas gjash­të netëve të kaluara nga muaji i Ramazanit, In­xhili natën e trembëdhjetë, kurse Kurani ka zbri­tur në natën e njëzet e katërt të Ramazanit.[4]

3 – Hapen gjatë tij dyert e xhenetit.

4 – Mbyllen gjatë tij dyert e xhehenemit.

5 – Lidhen shejtanët.

6 – Hapen gjatë tij dyert e mëshirës.

7 – Hapen gjithashtu dyert e qiellit.

8 – Gjatë muajit të Ramazanit thërret një thirrës dhe thotë: O ti, që do të mirën nxito, e ti që do të keqen ngurro, ndalo.

9 – Allahu çdo natë gjatë Ramazanit liron njerëz nga zjarri.

Argument për këto shtatë cilësi të muajit të Ra­mazanit është hadithi i Ebu Hurejres Allahu qoftë i kënaqur me të, i cili na përcjell, se i Dër­­gu­ari i Allahut paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të ka thënë: “Kur hyn nata e parë e Ramazanit lidhen shejtanët, mbyllen dyert e xhe­he­ne­mit dhe nuk hapet asnjë derë e tij, hapen dyert e xhenetit dhe nuk mbetet mbyllur asnjë derë e tij, thë­rret një thirrës dhe thotë: O ti, që kërkon të mi­rën nxito dhe o ti, që kërkon të keqen ndalo. Allahu liron nga zjarri njerëz në çdo natë të Ramazanit.” Kur­se në një transmetim të imam Buhariut qën­dron me këtë tekst: “…hapen dyert e qie­llit.”, në një transmetim tjetër të Muslimit qën­dron: “hapen dyert e mëshirës.” Kurse në trans­me­timin e Buhariut dhe Muslimit është: “… dhe lidhen shejtanët.”[5]

10 – Në muajin e Ramazanit gjendet një natë, e cila është më e vlefshme se një mijë mu­aj, e kush privohet nga të mirat e kësaj na­te është privuar nga të gjitha mirësitë, këtë e argumentojmë me hadithin e Ebu Hurejres Allahu qoftë i kënaqur me të, që thotë: I Dër­gu­ari i Allahut paqja dhe mëshira e Allahut qof­shin mbi të ka thënë: “Erdhi Ramazani, një muaj i bekuar, në të cilin Allahu e bëri detyrim agjërimin e tij, në të hapen dyert e qiellit, mbyllen dyert e xhehenemit, lidhen djajtë me zinxhirë, për Allahun në të është një natë më e mirë se një mijë muaj, e ai që privohet nga të mirat e saj me të vër­tetë është i privuar.” Në një transmetim tjetër të imam Ahmedit qëndron: “…në të hapen dyert e xhenetit.” Në vend të pjesës “…hapen dyert e qie­llit.[6]

Gjithashtu Enesi Allahu qoftë i kënaqur me të përcjell dhe thotë: Hyri Ramazani dhe i Dër­guari i Allahut paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të tha: “Ky muaj ju erdhi, në të është një natë më e vlefshme se një mijë muaj, kush pri­vo­het nga të mirat e saj me të vërtet është i mohuar i tëri dhe nuk privohet nga të mirat e saj veçse i mohuari.[7]

11 – Gjatë muajit të Ramazanit pranohen duatë, sepse Allahu e ka përmendur duanë ndër­mjet ajeteve të agjërimit dhe thotë: “Dhe kur robërit e Mi të pyesin ty (O Muhamed) për Mua (përgjigju atëherë atyre) Vërtet Unë jam afër, Unë u përgjigjem duave (lutjeve) të lutësit kur ai më drejtohet Mua me lutje (pa ndërmjetësues a ndërlidhës). Kështu pra ata le të më binden Mua dhe le të më besojnë Mua, që në këtë mënyrë të mund të udhëhiqen drejt.[8]

Nga Ebu Hurejra apo Ebu Seidi[9] Allahu qoftë i kënaqur me të, transmetohet se i Dër­gu­ari i Allahut paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të ka thënë: “Allahu liron rob nga zjarri çdo natë dhe çdo ditë dhe për çdo rob ka dua të pranuar.[10] Ibnu Haxheri thotë: Që ka si që­llim gjatë Ramazanit.[11]

Në një transmetim tjetër të Bezarit qën­dron, se Ebu Seid Hudriu Allahu qoftë i kë­na­qur me të përcjell e thotë: se i Dërguari i Allahut paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të ka thënë: “Me të vërtetë Allahu liron rob nga zjarri gjatë çdo dite dhe nate të Ramazanit, gjatë natës dhe ditës ka lutje të pranuara për çdo besimtar.[12]

Gjithashtu përcjell Xhabiri Allahu qoftë i kë­naqur me të, se i Dërguari i Allahut paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të ka thë­në: “Allahu gjatë çdo iftari liron robër nga zjarri çdo natë.[13]

12 – Muaji i Ramazanit është muaj i dhik­rit (përmendjes së Allahut) dhe shukrit (fa­lën­derimit të Allahut), sepse Allahu këtë e ka theksuar kur ka folur për dispozitat e agjë­ri­mit dhe ka thënë: “Kështu që ta madhëroni Allahun, sepse ju ka udhëzuar dhe që të jeni falënderues ndaj Tij.[14]

13 – Muaji Ramazanit është muaji i du­ri­mit, duke u bazuar në hadithin e Arabiut dhe Ibni Abasit (Allahu qoftë i kënaqur me të), i cili transmeton se i Dërguari i Allahut paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të ka thë­në: “Agjërimi është muaji i durimit-sabrit, ai që agjëron çdo muaj tre ditë kjo bëhet shkak për të, që atij t’i largohen ngushtimet e gjoksit.[15] Nuk ka aspak dyshim, se këtu është si qëllim agjërimi i muajit të Ramazanit, është durimi në res­pek­ti­­min e urdhrave të Allahut, durim mbi Kaderin-caktimin e Allahut në sprova dhe fat­ke­qësi, durim ndaj etjes dhe urisë, durim ndaj ha­rameve apo gjërave, që ia ulin vlerën agjë­ri­mit tonë, prandaj edhe për këtë durim Allahu thotë:”shpërblimi i durimtarëve për ta është pa llogari.[16]

14 – Agjërimi i muajit të Ramazanit i shly­en gabimet, Ebu Hurejra Allahu qoftë i këna­qur me të na përcjell e thotë, se i Dërguari i Allahut paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të ka thënë: “Pesë kohët e namazit, xhumaja de­ri në xhuma, ramazani deri në ramazan shlyen ga­­bimet në qoftë se robi iu largohet mëkateve të mëdha.[17]

15 – Gjatë muajit të Ramazanit falen më­ka­tet, na përcjell Ebu Hurejra Allahu qoftë i kë­naqur me të, se i Dërguari i Allahut paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të ka thë­në: “Kush e agjëron Ramazanin me besim në Allahun dhe me shpresë në shpërblimin e Tij i falen mëkatet e kaluara.[18]

16 – Muaji i Ramazanit është koha më e përshtatshme në të cilën falen mëkatet dhe atij të cilit nuk i falen mëkatet gjatë këtij muaji, ky person është i nënçmuar nga Allahu, ku na përcillet nga Ebu Hurejra Allahu qoftë i këna­qur me të, se i Dërguari i Allahut paqja dhe më­­shira e Allahut qofshin mbi të u ngjit në min­ber dhe tha: “Amin, amin, amin.”- i thanë: O i Dërguari i Allahut pse the kështu? – ai tha:” Më erdhi Xhibrili dhe më tha: Nënçmuar qof­të ai që i ka gjallë prindit apo njërin prej tyre dhe nuk hyn në xhenet! – Unë thashë: Amin. Pas­taj tha: i nën­çmuar qoftë ai që e dëgjon emrin tënd dhe nuk dër­gon salavate për ty! – Unë thashë: Amin. Pastaj tha: Nënçmuar qoftë ai që e arrin muajin e Ra­ma­za­nit dhe nuk i falen mëkatet! – Unë i thashë: Amin.”[19]

Po ashtu përcjell Ebu Hurejra Allahu qoftë i kënaqur me të, se i Dërguari i Allahut paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të ka thë­në: “I nënçmuar është ai njeri që unë përmendem në praninë e tij e ai nuk dërgon salavate mbi mua, i nënçmuar qoftë ai njeri që hyn në Ramazan dhe del prej tij e atij nuk i falen mëkatet, i nënçmuar qoftë ai njeri që i arrin të dy prindërit e tij në pleqëri dhe nuk hyn në xhenet.” Disa transmetues kanë thënë: Mendoj se tha: Njërin prej tyre.[20]

17 – Me arritjen e Ramazanit ngriten shkallët në xhenet. Transmeton Talha ibnu Ubejdullahu Allahu qoftë i kënaqur me të dhe thotë: Dy persona nga Beliji, që e kishin pra­nu­ar Islamin për një kohë erdhën tek i Dër­gu­a­ri i Allahut paqja dhe mëshira e Allahut qof­shin mbi të. Por njëri prej tyre ishte më adhu­ru­es se tjetri, ky adhuruesi më i madh doli në Xhihad dhe atje ra shehid, kurse ky i dyti jetoi më gjatë se i pari dhe pas një kohe vdiq edhe ky. Unë (thotë Talha) e pashë në ëndërr Xhe­ne­tin dhe isha pranë derës së xhenetit, kur i pashë edhe këta dy persona, doli dikush prej derës dhe e thirri këtë, i cili jetoi një vit më shu­më dhe i dha leje të futet përpara atij tjetrit në Xhenet, e më pas i dha leje edhe atij që vdiq si shehid të futet në xhenet. Më pas u kthye nga unë dhe më tha të pres, se nuk kishte ar­dhur akoma koha për mua. Të nesërmen Tal­ha Allahu qoftë i kënaqur me të filloi t’ua rrë­fe­jë ëndrrën e tij njerëzve. Njerëzit u habitën, kë­të e dëgjoi edhe i Dërguari i Allahut dhe tha: “Me cilin prej tyre habiteni?” –sahabët i tha­në: O i Dërguari i Allahut, si mundet që ai që ka vdekur shehid të futet më vonë, se ai tjetri që ka jetuar më shumë? – Ai ua ktheu: “Ky a nuk ka jetuar një vit më shumë se ai tjetri? – tha­në: Po! – tha: “Ky e ka arritur Ramazanin dhe ësh­të falë kaq dhe kaq gjatë vitit.” Thanë: Po! – Tha: “Dallimi mes tyre është sikurse dallimi mes tokës dhe qiellit.[21]

18 – Umreja në Ramazan e ka shpërblimin e Haxhit me të Dërguarin e Allahut paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, duke u ba­zuar në hadithin e Ibni Abasit Allahu qoftë i kë­naqur me të, i cili thotë: i Dërguari i Allahut i tha një gruaje prej ensarëve, të cilën e quanin Umu Sinan Allahu qoftë i kënaqur me te: “Çfarë të ndaloi të mos bësh haxhin me ne?” –ajo tha: Dy deve, të cilat janë të Ebu Fulanit (bu­rrit të saj) me to bëri haxh burri dhe djali im, kurse me devenë e tretë që kishim vaditëm to­kën tonë në shtëpi.- I Dërguari i Allahut paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të i tha: “Umreja në Ramazan llogaritet sikur ke bërë haxh.”, ”Apo haxh me mua.” Në një transmetim të Muslimit qëndron: “Kur vjen Ramazani kry­e­je urren, sepse umreja në Ramazan është e vlef­sh­me si Haxhi.” apo: “...Haxh me mua.” Kurse në një tekst tjetër të Muslimit qëndron: “Kur të vi­jë Ramazani bëjeni umren, sepse umreja gjatë mu­a­jit të Ramazanit llogaritet si Haxh.[22] Dhe trans­me­time të ngjashme me këto, të cilat na bëjnë të ditur se këshilla e të Dërguarit të Allahut paq­ja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, drej­tuar Umu Sinanit Allahu qoftë i kënaqur me te na e bën të ditur se umreja për Ramazan ka vlerë të veçantë, pra ajo e ka shpërblimin pothuajse të njëjtë si shpërblimi i Haxhit, por­se nuk e zëvendëson farzin e Haxhit, ose nuk e shlyen detyrimin e kryerjes së Haxhit, me kry­erjen e umres gjatë muajit të Ramazanit. Ky hadith na shpalos edhe një nga vlerat e më­dha, që ka muaji i bekuar i Ramazanit, se si pa­sojë e vlerës së madhe të tij u rritet vlera edhe veprave të tjera, që bëhen në të siç është ras­ti i umres, ashtu siç shtohet vlera e një vep­re, kur sinqeriteti dhe përkushtimi në të janë në nivel të lartë.

Pra, pasi e kuptuam, se vlera e umres në Ramazan ka vlerën e Haxhit, apo Haxhit me të Dërguarin e Allahut paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të e pa dyshim se kjo vlen për të gjithë besimtarët e jo vetëm për Umu Si­na­nin Allahu qoftë i kënaqur me te, kjo ësh­të një nga begatitë e Allahut nga bujaria dhe ba­mi­rësia e Tij mbi robërit e tij të për­kush­tu­ar.[23]

19 – Ai që e agjëron Ramazanin llogaritet prej njerëzve të sinqertë dhe dëshmorëve, du­ke u bazuar në hadithin e Amr ibn Murete el-Xhuhenijut Allahu qoftë i kënaqur me të, i cili thotë: Erdhi tek i Dërguari i Allahut një per­son nga Kudaja dhe i tha: O i Dërguari i Allahut, në qoftë se unë dëshmoj se nuk ka të adhu­ruar tjetër përveç Allahut dhe se ti je i Dër­guari i Tij, t’i fal pesë kohët e namazit, ta jap zekatin, ta agjëroj muajin e Ramazanit dhe të falem gjatë tij, atëherë nga cilët lloj besim­ta­rësh jam unë? – ia ktheu i Dërguari i Allahut paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të: “Je prej të sinqertëve dhe shehidave (dëshmorëve).[24]

20 – Agjërimi i muajit të Ramazanit është shkak për të hyrë në xhenet. Xhabiri Allahu qoftë i kënaqur me të na përcjell, se një person e pyeti të Dërguarin e Allahut paqja dhe më­shira e Allahut qofshin mbi të dhe i tha: Sikur unë t’i fal pesë kohët e namazeve, ta agjëroj muajin e Ramazanit, ta llogaris hallallin hallall dhe haramin haram, të mos shtoj më tepër se kaq, a do të hyj në xhenet? – ia ktheu i Dër­gu­a­ri i Allahut paqja dhe mëshira e Allahut qof­shin mbi të: “Po.” – atëherë ai tha: Për Allahun, as nuk do të shtoj e as nuk do të pakësoj prej këtyre veprave.[25] Ky hadith tregon se një per­son, që kryen vetëm këto vepra, të cilat ia ka detyruar Allahu dhe largohet nga çdo gjë që Allahu ia ka ndaluar hyn në xhenet, kurse ai që i le veprat vullnetare-nafile ai humb vetëm mundësinë që të fitojë shpërblime akoma më të mëdha, prandaj kanë thënë, se ai person që i len vazhdimisht veprat vullnetare llogaritet si njeri i dobët në besimin e tij dhe ky person fillon t’i humbë cilësitë e njerëzve të drejtë, të cilëve u pranohet dëshmia. Kurse sa i përket fjalës së këtij njeriu: “Nuk shtoj as pakësoj nga këto vepra” mund të kuptohet: Veprimi sipas hallallit që njeriu të veprojë sipas sheriatit dhe gjërat që nuk i ndalohen, kurse haram është vepër e ndaluar në përgjithësi. Ndoshta mund të ketë pasur si qëllim të mos merret me na­fi­le, për shkaku se ka qenë i zënë me Xhi­had, apo me ndonjë vepër tjetër fetare, Allahu e di më së miri.

21 – Kush falet gjatë Ramazanit me besim tek Allahu dhe shpreson në shpërblimin e Tij i falen mëkatet, siç na përcjell Ebu Hurejra Allahu qoftë i kënaqur me të, se i Dërguari i Allahut paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të ka thënë: “Kush falet gjatë Ramazanit me besim tek Allahu dhe shpreson në shpërblimin e tij i falen mëkatet e kaluara.[26]

Kur falet besimtari gjatë Ramazanit me bindje në atë për të cilën ka lajmëruar i Dërgu­a­ri i Allahut paqja dhe mëshira e Allahut qof­shin mbi të, shpreson shpërblim nga ana e Allahut, kërkon me këtë kënaqësinë e Tij dhe shpreson falje nga Ai, atëherë e arrin këtë shpërblim të madh.[27]

22 – Muaji i Ramazanit është muaji i na­ma­zit të teravive dhe se namazi i teravive me xhemat falet vetëm në Ramazan, siç dihet kjo nga i Dërguari i Allahu paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, i cili doli një natë në errësirën e madhe të saj dhe u fal në xhami, kur e panë këtë të tjerët u falën pas tij. Njerëzit filluan që të flasin rreth kësaj çështje, gjë që rezultoi me rritjen e numrit në natën e dytë, pas asaj nate përsëri u bisedua kjo çështje dhe si pasojë lajmi u përhap edhe më shumë se më herët e kjo solli që në natën e tretë të ketë edhe më shumë njerëz që u falën me të Dërguarin e Allahut paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të. Derisa natën e katërt i Dërguari i Allahut paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të nuk doli t’ua falë namazin sahabëve, të cilët thoshnin: Namazi, namazi… Mirëpo ai përsëri nuk doli derisa erdhi koha e sabahut. Pasi mbaroi me faljen e sabahut u kthye nga sahabët dhe u tha: “Mua nuk më ka mërzitur çësh­tja juaj, mirëpo pata frikë se mos ju bëhet detyrim namazi i natës (namazi i teravisë) e ju të mos të keni mundësi ta falni atë.”, kjo ndodhi në Ramazan.[28]

Namazi i teravisë është: namaz i cili falet në Ramazan në fillim të natës dhe quhet “tera­vih”, sepse në mes të katër rekateve bëhej pu­shim, këtë kufizim e argumentojmë me hadithin e Aishes Allahu qoftë i kënaqur me te.[29]

23 – Kush e fal teravinë me imam deri sa të mbarojë merr shpërblim sikur të ketë fa­lur namaz tërë natën, gjithsesi kjo është prej be­gative të Allahut. Përcillet nga Ebu Dherri Allahu qoftë i kënaqur me të, në lidhje me namazin gjatë Ramazanit, ku aty thuhet se i Dër­guari i Allahut paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të ka thënë: “Kush falet me imamin derisa të mbarojë imami Allahu ia shkruan këtij personi këtë, si namaz nate.” Në një tjetër trans­me­tim: “…i shkruhet namaz nate i plotë.”[30]

24 – Muaji i Ramazanit është muaj i fito­res së besimtarëve mbi armiqtë e Islamit, p.sh. në luftën e Bedrit, ku siç dihet sahabët në këtë luftë ishin me numër shumë të vogël dhe me për­gatitje shumë më të dobët se armiqtë e ty­re, për këtë qëllim Allahu thotë në Kuran: “Dhe më parë Allahu ju nxori ju fitimtarë në Bedër, kur ju ishit një forcë e vogël dhe e do­bët. Kështu që kijeni shumë frikë Allahun, që të jeni me të vërtetë falënderues. Përkujto kur ti (o Muhamed) u the besimtarëve: A nuk mjaf­ton për ju që Zoti juaj (Allahu) t’ju ndih­mo­jë juve duke iu zbritur tre mijë melekë (engjëj)? Sigurisht, nëse qëndroni me durim dhe përkushtim, dhe nëse armiku vërshon e sulet mbi ju, Zoti juaj do t’ju ndihmojë me pesë mijë melekë me shenja të qarta që t’i dalloni. Allahu e bëri këtë vetëm e vetëm si me­sazh përgëzues për ju dhe si qetësues për zem­rat tuaja. Dhe nuk ka asnjë fitore vetëm se nga Allahu, i Gjithëfuqishmi, më i Urti Gji­thë­gjykues.[31] Numri i sahabëve në këtë luftë ishte treqind e tridhjetë persona, zotëronin dy kuaj dhe shtatëdhjetë deve, e Allahu i ndih­moi kundrejt mushrikëve, të cilët ishin mbi një mijë ushtarë, kishin njëqind kuaj, shtatëqind deve dhe kjo përleshje ndodhi në muajin e Ra­ma­zanit në vitin e dytë sipas hixhretit. Gjith­ashtu Allahu i ndihmoi sahabët në betejën e çlirimit të Mekës, e cila ndodhi në muajin e Ra­ma­zanit në vitin e tetë të hixhretit, ku i Dër­gu­ari i Allahut paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të e çliroi Meken pa luftë. Fitorja vjen nga Allahu e askush tjetër, pa dyshim që Allahu është në ndihmën e të dërguarve të Tij dhe në ndihmë të atyre që besuan, ishin të devotshëm dhe të përkushtuar në fenë e Tij.

I Lartëmadhërishmi thotë: “…dhe fitorja nuk vjen përpos se nga Allahu, më Krenari dhe i Urti.[32] Në një ajet tjetër thotë: “…e Allahu do ta ndihmojë atë që e ndihmon Atë, Allahu është i Fuqishmi dhe më Krenari.[33]

25 – Ramazani është muaj në të cilin shto­het bujaria, sepse i Dërguari i Allahut paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të ishte nje­riu më bujar, kurse bujaria e tij shtohej edhe më shumë në Ramazan kur takohej me Xhib­rilin alejhi selam, pra, bujaria e tij ishte më e lartë në çdo mirësi dhe në çdo vepër ai i ngjante erës që sjell shiun.[34]

26 – Muaji i Ramazanit është muaji i stu­di­mit të Kuranit, ngaqë Xhibrili alejhi selam e ta­konte të Dërguarin e Allahut çdo vit gjatë mu­ajit të Ramazanit, kështu që çdo natë i më­son­te Kuranin të Dërguarit të Allahut paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të. I Dër­gu­ari i Allahut paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të lexonte, kurse Xhibrili alejhi selam dëgjonte dhe e mësonte. Për këtë dësh­mon fjala e Ibni Abasit Allahu qoftë i kënaqur me të, i cili thotë: I Dërguari i Allahut paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të ishte njeriu më bujar, sidomos kur takonte Xhibrilin alejhi selam. Ai vinte për çdo natë të Ramazanit dhe e dëgjonte leximin e të Dërguarit të Allahut paqja dhe më­shira e Allahut qofshin mbi të. Në një transmetim thuhet: Kur e takonte i Dërguari i Allahut paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të Xhibrilin ish­te më bujari në veprat e hajrit, ai i ngjante erës që sjell shiun.[35]

Na përcjell nëna e besimtarëve Aishja nga Fatimja Allahu qoftë i kënaqur me te, e cila tho­të: Më tregoi i Dërguari i Allahut paqja dhe më­shira e Allahut qofshin mbi të një sekret, se Xhibrili ia mësonte Kuranin çdo vit, kurse këtë vit ma lexoi dy herë dhe me këtë shoh se më është af­ru­ar vdekja.[36]

27 – Muaji i Ramazanit është një prej shty­llave të Islamit, nuk plotësohet e as nuk pra­nohet besimi i robit përpos se me të. Ibni Omeri na përcjell se i Dërguari i Allahut paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të ka thë­në: “Islami ngrihet mbi pesë shtylla: Dëshmia se nuk meriton të adhurohet askush tjetër përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Tij, falja e namazit, dhënia e zekatit, agjërimi i Ra­ma­za­nit dhe shkuarja në Haxh.”[37]

28 – Muaji i Ramazanit është muaji i iti­ka­fit– qëndrimit në xhami për të adhuruar Allahun me përkushtim ndaj Tij. Na përcjell Aishja, bashkëshortja e të Dërguarit të Allahut, e cila tregon: “I Dërguari i Allahut paqja dhe më­shi­ra e Allahut qofshin mbi të bënte itikaf në dhjetë netët e fundit të Ramazanit derisa ndërroi jetë, pas tij bënin itikaf gratë e tij.”[38]

Ebu Hurejra Allahu qoftë i kënaqur me të thotë: I Dërguari i Allahut paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të e bënte itikafin e tij çdo vit gjatë muajit të Ramazanit në dhjetë ditët e fundit, kurse në vitin në të cilin vdiq ndenji njëzet ditë në itikaf.”[39] Ebu Hurejra Allahu qoftë i kënaqur me të thotë se Xhibrili ia mësonte Kuranin çdo vit Profetit paqja dhe mëshira e Allahut qof­shin mbi të, kurse në vitin që vdiq ia mësoi Ku­ranin dy herë gjatë muajit të Ramazanit. I Dërguari i Allahut paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të në çdo muaj të Ramazanit e bënte itikafin në dhjetë ditët e fundit, kurse në vitin në të cilin vdiq ndenji në itikaf njëzet ditë.[40] Pra qëllimi i njëzet ditëve është qëndrimi i dhjetë ditëve të mesme dhe dhjetë ditëve të fundit, ku të gjitha këto përbëjnë njëzet ditë.

29 – Muaji i Ramazanit është muaji i për­pjek­jes për adhurim, sepse Pejgamberi sal-Allahu alejhi ve selem gjatë dhjetë ditëve të fun­dit të ramazanit ishte aktiv në ibadet, si në as­një kohë tjetër. Aishja radijallahu anha na për­cjell dhe thotë: “I Dërguari i Allahut sal-Allahu alejhi ve selem ishte aq aktiv në dhjetëshin e fundit të Ramazanit si asnjëherë më parë.[41] Gjith­ash­tu Aishja radijallahu anha thotë: “Kur hy­nin dhjetë ditët e fundit të Ramazanit i Dërguari i Allahut e ngjallte natën (me ibadet), i zgjonte edhe familjarët e tij, përpiqej shumë në adhurim dhe e shtrëngonte izarin e tij.”[42]

Kuptimi i fjalës “e shtrëngonte izarin e tij” do të thotë: ai mundohej dhe bënte ibadet shu­më, disa kanë thënë është larguar nga marrë­dhë­niet intime me gratë e tij. Aishja radija­llahu anha thotë: I Dërguari i Allahut sal-Allahu alej­hi ve selem ka thënë: “Kërkojeni natën e Kadrit në netët tek gjatë dhjetëshit të fundit të Ramaza­nit.”, në një transmetim tjetër: “Kërkoni natën e Kadrit në dhjetëshin e fundit të Ramazanit.[43] Ndo­­njëherë mund të jetë nata e Kadrit gjatë ne­tëve çift, siç transmeton Ibn Abasi radi­j­allahu anhu, se Pejgamberi sal-Allahu alejhi ve selem ka thënë: Kërkoni në natën e njëzet e ka­tërt.[44] Në një transmetim tjetër: “Ajo është në dhje­tëshin e fundit, ajo është pas nëntëve të kaluara apo shtatëve që kanë mbetur.”, do të thotë për natën e Kadrit, në një transmetim tjetër: “Kër­ko­ni në dhje­tëshin e fundit të Ramazanit, nata e Kadrit qën­dron në të nëntën, në të shtatën, dhe të pestën.”[45]

Sahabet radijallahu anhum i bënin për­pjek­jet e tyre më të mëdha në dhjetë netët e fundit të Ramazanit, për këtë qëllim Aishja radij­allahu anha ka thënë: O i Dërguari i Allahut në qoftë se e di se në çfarë nate është nata e Kadrit çfarë të them?- Profeti sal-Allahu alejhi ve selem tha: “O Allah ti me të vërtetë je Falës Bujar e do faljen më fal mua.”[46]

30- Prishja e agjërimit gjatë muajit të Ra­ma­zanit pa arsye nuk është njësoj me prish­jen e agjërimeve të tjera. Për këtë çështje na përcjell Ebu Umame radijallahu anhu, se Pej­gam­beri sal-Allahu alejhi ve selem ka thënë: “Kur isha në gjumë më erdhën dy njerëz, më kapën për beli e më dërguan në një kodër të tmerrshme dhe më thanë: Ngjitu! Unë ju thashë: Nuk mun­dem.- Më thanë: Ne do ta lehtësojmë.- U ngjita dhe arrita në majë të kodrës, ku dëgjova disa zëra të fuqishëm. Pyeta: Ç’janë këto zëra?- U përgjigjën: Këto janë klithmat e banorëve të zjarrit.- Pastaj më dërguan te disa njerëz, të cilët ishin të varur nga këmbët e tyre, me gojë të copëtuara, nga të cilat u rridhte gjak. Pyeta: Kush janë këta?- U përgjigjën: Ata që bëjnë iftar para kohe.”[47]

Paqja dhe begatitë e Allahut qofshin mbi pej­gamberin tonë Muhamedin, familjen, sho­kët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij me mirësi deri në Ditën e Gjykimit.

 

Përktheu dhe përgatiti: Nexhat Ceka

Shkëputur nga libri “Vlera e agjërimit”

Dr. Seid Ibn Alij  Ibn Vehf El-Kahtani



[1] Bekare, 185.

[2] Kadr, 1.

[3] Duhan, 3.

[4] Ahmedi 4/108, te klasifikuesit 28/191 me numër 16984. Klasifikuesit e Musnedit thonë se hadithi është i dobët, ndërsa Albani thotë se zinxhiri i hadithit është i mirë dhe transmetuesit janë të drejtë në Ehadithu sahihah me numër 1575.

[5] Mutefekun-alejhi.

[6] Nesaiu me numër 2108, Ahmedi me numër 7148, ndërsa Albani në Sahih Ibn Maxheh 2/456 thotë hasenu-sahih.

[7] Ibn Maxheh me numër 1644, ndërsa Albani në Sahih ibn Maxheh 2/159 thotë hasenu-sahih.

[8] Bekare, 186.

[9] Ky është dyshim i Ameshit, Musned Ahmed me numër 7450,12/420.

[10] Ahmedi 12/420, me numër 7450 klasifikuesit e Mus­nedit kanë thënë se zinxhiri i këtij hadithi është i saktë me kushtet e Buharit dhe Muslimit, ndërsa dyshimi për sahabiun, se cili është nuk përbën problem.

[11] Etraful musned e Ibn Haxherit 7/203, e kanë cekur po ashtu klasifikuesit e Musnedit 12/420.

[12] Bezari në Kashful-estar me numër 962, ndërsa Albani në Sahih sahih tergib ve terhib1/586 thotë sahih li gaj­ri­hi.

[13] Ibn Maxheh me numër 1643, ndërsa Albani në Sahih ibn Maxheh 2/59 thotë hasenu sahih.

[14] Bekare, 185.

[15] Hadithin e Arabiut sahabiut e transmeton Ahmedi 36/168, me numër 3070, ndërsa hadithin e Ibn Abasit e përcjell Bezari me numër 1058, ndërsa Albani në Sahih sahih tergib ve terhib 1/599 thotë hasenu-sahih.

[16] Zumer, 10.

[17] Muslimi nr. 233.

[18] Mutefekun-alejhi.

[19] Ibn Huzejme 3/192, Buhariu në Edebul mufred me numër 646, Albani në Sahih edebul mufred thotë hasenu-sahih, ndërsa burimin hadithi e ka në Sahihul-muslim me numër 2552.

[20] Tirmidhiu, me numër 3545, Albani thotë në Sahih Tirmidhi, 3/457 hasenu-sahih.

[21] Ibn Maxheh me numër 3925, Albani e ka bërë të saktë në Sahih sunen ibn Maxheh, 3/284.

[22] Mutefekun-alejhi.

[23] Shiko: Fethul bari ibn Haxher, 3/604.

[24] Ibn Hibani me numër 19, Ibn Huzejme, 3/340, me numër 2212, Albani ka thënë zinxhiri i hadithit është i mirë (Hashjetul- Albani ala sahih ibn Huzejme, 3/340).

[25] Muslimi nr. 15.

[26] Mutefekun-alejhi.

[27] Sherh Nevevi ala Sahihil-Muslim, 6/286.

[28] Mutefekun-alejhi.

[29] Buhariu nr. 1147, Muslimi nr. 738, me këtë tekst: Falte katër rekate mos pyet për bukurinë e tyre dhe zgjatjen e tyre, pastaj falte katër rekate mos pyet për bukurinë e tyre dhe zgjatjen e tyre, pastaj falte tre rekate.

[30] Ahmedi 5/159, EbuDavudi nr. 1375. Nesaiu nr. 1605, Tirmidhiu nr. 807, Ibn Maxheh nr. 1327, Albani e ka bërë saktë në Sahih Sunen Nesai, 1/353, dhe në vende tjera.

[31] Ali Imran, 23-26.

[32] Ali Imran, 26.

[33] Haxh, 40.

[34] Mutefekun-alejhi.

[35] Mutefekun-alejhi.

[36] Buhariu nr. 4998.

[37] Mutefekun-alejhi.

[38] Mutefekun-alejhi.

[39] Buhariu nr. 2044.

[40] Buhariu nr. 4998.

[41] Muslimi nr. 1175.

[42] Mutefekun-alejhi.

[43] Buhariu nr. 2017, 2020.

[44] Buhariu nr. 2021, 2022.

[45] Buhariu nr. 2021, 2022.

[46] Tirmidhiu nr. 3513, dhe e ka bërë hadithin të mirë, dhe ka thënë hasenu-sahih, Albani e ka bërë sahih në Sahih sunen Tirmidhi ,3/446.

[47] Ibn Huzejme, Hakimi, 1/430, dhe 2/209, Albani e ka bërë të saktë në Sahih tergib ve terhib, 1/588.

You may also like...