Vlera e natës së Kadrit

Hadith-41”Me të vërtet Ne e zbritëm atë (Kuranin) natën e Kadrit dhe çfarë din ti se çfarë është Nata e Kadrit…”.(Kadër:1-2)

Falenderimi i takon Allahut të madhërishëm për të gjitha dhuntitë që na i ka falë dhe një ndër dhuntitë më të mira që na ka falë është se na ka bërë nga umeti i të dërguarit të fundit Muhammed ibn Abdullahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi Pejgamberin tonë i cili është shkaktarë kryesorë pas Allahut që të përhapet kjo fe. Nga e cila fe na është mundësuar që të përfitojmë edhe neve, gjithashtu paqja dhe mëshira e Allahut qofshin edhe mbi familjen e tij të pastër,mbi shokët e tij si dhe mbi gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri ditën e gjykimit.

1 – Vlera e natës së Kadrit

Thotë Allahu në Kuran:” Me të vërtet Ne e zbritëm atë (Kuranin) natën e Kadrit dhe çfarë din ti se çfarë është nata e Kadrit, nata e Kadrit është më e vlefshmë se njëmijë muaj…”[1]

Allahu i Lartëmadhëruar në këtë ajet e vërtëton mirë rëndësinë që ka nata e Kadrit dhe se besimtarët duhet të dinë se kur është ajo natë dhe me çfarë lloji adhurimi duhet ta kalojnë atë natë, prandaj në vijim do përmendim hadithet që shpjegojnë se kur është nata e Kadrit:

Tansmenton imam Buhariu ne Sahihun e tij nga Ebu Seidi el-Hudriu-Allahu qoftë i kënaqur prej tij i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë:” Kapuni për dhjetë ditët e fundit tek të Ramazanit”.

2 – Kur është nata e Kadrit?

Ibn Abasi-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, ka qenë prej sahabëve që ka qenë me mendmin se nata e Kadrit është në ditën e njëzeteshtatë, transmetohet nga Omeri-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se një ditë i ka mbledhur sahabët e të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, dhe me veti e ka marë edhe Ibn Abasin-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, mirëpo ishte akoma një djalosh i ri, kështu që të moshuarit nga shokët e të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, u ankuan tek Omeri -Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se pse ai e kishte marë me vete Ibn Abasin duke qenë ai akoma fëmijë. Omeri -Allahu qoftë i kënaqur prej tij, u përgjigj se Ibn Abasi është një djalosh që ka zemër të mençur dhe gjuhë që pyet shumë. Më pas për ta vërtetuar këtë i pyeti sahabët për natën e Kadrit e ata ranë dakord se nga ajo që dihet është se kjo natë është në dhjetë ditëshin e fundit të muajit të Ramazanit. Pasi i dëgjoj Omeri -Allahu qoftë i kënaqur prej tij, sahabët u kthye kah Ibn Abasi-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, dhe i tha:

– Çfarë mendon ti? – Ibn Abasi u përgjigj:

Unë do të paragjykojë se kur është, me të vërtet nata e Kadrit është ditën e njëzeteshtatë. – Omeri-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i tha: Po nga e din ti se është natën e njëzeteshtatë? – Tha: Me të vërtetë Allahu i krijojë shtatë kat qiejë dhe ka krijuar shtatë kat tokë, ditët e javës i bëri shtatë, dhe njeriun e krijojë nga shtatë, Tavafin e bëri shtatë, gjithashtu edhe Saijin e bëri shtatë, numrin e guralecave që gjuhen në Xhemerate e bëri shtatë. – E nga këto fakte Ibn Abasi -Allahu qoftë i kënaqur prej tij, mendonte e nata e Kadrit është natën e njëzeteshtatë.

Si mendim më i vërtet është se nata e Kadrit është në dhjetë ditëshin e fundit në netët tek të muajit Ramazan dhe se ajo shpërngulet për çdo vit. Këtë mendim e ka imam Neveviu-Allahu e mëshiroftë, i cili thotë: Na është qartësuar dhe kena zgjedhur mendimin se nata e Kadrit shpërngulet për çdo vitë ndërmjet netëve tek të dhjetëditëshit të fundit të muajit Ramazan, kjo sepse hadithet që kanë ardhur rreth kësaj çështje janë të ndryshme dhe nuk ka rrugë tjetër për bashkimi e tyre përveçse duke thënë se ajo shpërngulet ndërmejt dhjetëditëshit të fundit në netët tek të muajit Ramazan.[2]

3 – Vlera e faljes së namazit në këtë natë

Rëndësia e faljes së namazit të natës në natën e Kadrit vërehet në pjesën e ajetit ku thotë Allahu:” Nata e Kadrit është më e vleshme se njëmijë muaj”.[3] Që do të thotë se shpërblimi i faljes së namazit në këtë natë tek Allahu është më i vlefshëm se sa ta adhurosh Allahun përafërsisht 83 vite e tri muaji me radhë. Madje thotë i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të: ”Kush fal namaz nate natën e Kadrit duke besuar dhe shpresuar shpërblimin e Allahut i falen gjynahet e mëparshme”.[4]

4 – Emërtimi i kësaj nate

Sa i përket emërtimit të kësaj nate dijetari i madh Shejh Uthejmini-Allahu e mëshiroftë, thotë:

– Pika e parë është se kjo natë u emërtua nga kadri qëtregon për vlerën dhe pozitën e lartë që e ka kjo natë, siç përdoret kur thuhet për dikë ka pozitë të lartë.

– Pika e dytë është se në këtë natë ndodh përcaktimi se çfarë do të ndodhë përgjatë tërë vitit.

-pika e tretë është se adhurimi gjatë kësaj nate ka pozitë të lartë d.m.th kadri i saj është i madh, siç ka ardhur në hadithin e të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të,: ”Kush fal namaz nate natën e Kadrit duke besuar dhe shpresuar shpërblimin e Allahut i falen gjynahet e mëparshme”.[5] Për këta arsye Allahu e quajti “nata e Kadrit” se kjo natë tek Ai ka pozitë shumë të lartë dhe se Allahu në këtë natë falë shumë gjynahe dhe mbulon shumë të meta, quhet nata e faljes siç ka ardhur në hadithin e lartëpërmendur.

Përveç namazit të natës në këtë natë besimtari i vërtet duhet që ti shton duatë (lutjet) dhe isrigfarin (kërkim falje nga Allahu). Sepse vetë duaja është adhurim thotë i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të,: ”Duaja, ajo vet është ibadet (adhurim)”. Gjithashtu thotë Allahu në Kuran: ”Thotë Zoti i juaj, më luteni do t’iu përgjigjem”.[6] i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “ Me të vërtet Zoti i juaj është i gjallë, fisnik turpërohet nga robi i tij kur ai e lut t’ia kthen duart zbrazët”. Kurse në një hadith tjetër i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, thotë:“ Me të vërtet nuk e kthen caktimin e Allahut përveç se duaja dhe nuk e shton jetën përveç se mirësjellja”.

Nuk duhet haruar se duaja dhe istigfari janë gjithashtu shkaqë për ta larguar kryelartësinë, thotë Allahu në Kuran: ”Thotë Zoti i juaj, më luteni do tju përgjigjem, më të vërtetë ata që bëjnë kryelartësi ndaj adhurimit tim do të hynë në Xhehennem të poshtëruar”.[7]

5 – Disa nga shenjat e natës së Kadrit janë:

1- Në mëngjes të saj Dielli lind pa rreze, siç ka ardhur në hadith nga Ubej ibni Ka’b-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë për Diellin: “Në mëngjesin e Natës së Kadrit dielli do të lind pa rreze (është sikur) një pellg ujor derisa të ngritet.”[8]

2- Zbresin Melekët në Tokë me mirësi, berëqet, mëshirë dhe falje.

3- Është natë e pastër nga të këqijat e ndryshme si dhe nga lëndimet, në të shtohet adhurimi dhe ajo natë është shpëtim nga zjarri i Xhehennemit si dhe paqe deri në mëngjes. Thotë Allahu në suren Kader: “Paqje është ajo (natë) deri në mëngjes”.[9]

4- Transmetohet nga Ibn Abasi-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë:” Nata e Kadrit është natë mesatare, nuk është as e ftohtë e as e nxeht dhe dielli në mëngjes lind me ngjyrë të kuqe të zbehtë”.[10]

5- Transmetohet nga nëna e besimtarëve Aishja-Allahu qoftë i kënaqur prej saj, se e ka pyetur të Dërguarin e Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të,: ”O i dërguari i Allahut çfarë duaje duhet të bëjë nëse e përjetojë natën e Kadrit? – i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, u përgjigjë:” Thuaj: O Allahu im! Ti je falës i madh dhe fisnik me të vërtetë e don faljen, prandaj na fal neve”.[11]

Dhe më ne fund nuk është me rëndësi të dim se a e kena përjetuar natën e Kadrit apo jo, mirëpo ne duhet që të japin mundin maksimal dhe të plotësojmë sinqeritetin në atë natë pa marrë parasysh se a dihet ajo atë apo jo, sepse mund të ndodh që ata që nuk e din a e kanë përjetuar këtë natë, tek Allahu të jen më të ngritur se ata që e dinë përshkash të angazhimit të tyre dhe mundit që kanë dhënë më tepër se ata të parët.

E lusim Allahun që të na Mundëson përjetimin e kësaj nate dhe të na mundëson që këtë natë ta shfrytëzojmë me adhurim dhe me istigfar dhe e lusim Allahun që të na pranon namazin dhe adhurimet tjera.

Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi Pejgamberin tonë Muhammedin-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të,

Dhe lutja e fundit e jona është: Falemenderimi i takon Allahut Zotit të Botrave.

Përgatiti: Sejfullah Sejfuli

[1] Kadr:1-3

[2] El Mexhmu’ë 6/450

[3] Kadër:3

[4] Transmeton Buhariu dhe Muslimi.

[5] Transmeton Buhariu dhe Muslimi.

[6] Gafir:60

[7] Gafir:60

[8] Transmeton Muslimi

[9] Kadër:5

[10] Transmeton Ibn Huzejmeja nr. 2912

[11] Transmeton imam Ahmedi, Tirmdhiu, Ibn Maxhe

You may also like...