Vlera e xhihadit në rrugë të Allahut – 3

La ilahe ilAllah-9Vlera e xhihadit në rrugë të Allahut – 3

 

Studimi i gjashtë: Vlera e xhihadit në rrugë të Allahut:

Për vlerën e xhihadit flasin tekste të shumta që tregojnë për shpërblimin e madh që mban në vetvete, e ne në vijim do ti cekim disa prej tyre:

  1. Xhihadi në rrugë të Allahut është tregti fitimprurëse:

Allahu thotë në Kuran:” Allahu bleu prej besimtarëve shpirtërat dhe pasurinë e tyre me Xhennet. Luftojnë në rrugën e Allahut, mbysin dhe mbyten. (Allahu dha) Premtim të cilin e vërtetoi në Tevrat, Inxhill e Kuran. E kush është më zbatues i sigurt i premtimit të vet se Allahu? Pra, gëzonju tregtisë që bëtë me Të. Ky është sukses i madh”.[1] Gjithashtu Allahu i Lartësuar tregon për cilësitë e bukura dhe veprat madhështore të këtyre besimtarëve trima, të cilët i përgëzon me përgëzime të mëdha duke thënë:” (Të Xhennetit janë) Edhe ata që pendohen, ata që sinqerisht adhurojnë Allahun, ata që falenderojnë, ata që agjërojnë, ata që bëjnë ruku, që bëjnë sexhde, që urdhërojnë për të mira e ndalojnë nga të këqijat, edhe përmbushin dispozitat e Allahut. Pra, përgëzoj besimtarët”.[2] Allahu tregon madje për tregtinë më fitimprurëse të muxhahidëve duke thënë:” O ju që keni besuar, a t’ju tregoj për jë tregti të bujshme që ju shpëton prej një dënimi të dhimbshëm: T’i besoni Allahut dhe të dërguarit të Tij, të luftoni në rrugën e Allahut me pasurinë tuaj dhe veten tuaj, e kjo është shumë më e dobishme për ju, nëse jeni që e dini. Ai (Allahu) ju falë mëkatet tuaja, ju shpie në Xhennete nëpër të cilat rrjedhin lumej dhe në pallate të bukura në Xhennetet e amshueshme, e këto janë ai suksesi më i madh. Edhe të tjera që ju i dëshironi: Ndihmë prej Allahut dhe fitore e afërt, e pra, përgëzoji besimtarët![3] Kurse në suren Nisa Allahu thotë:” Le të luftojnë në rrugën e Allahut, ata që e japin jetën e kësaj bote për tjetrën. Kush lufton në rrugën e Allahut e mbytet (bie dëshmor) ose triumfon, Ne do t’i japim atij shpërblim të madh”.[4]

  1. Vlera e të ndenjurit në pika kufitare:

Zona kufitare ku mund të depërtoj armiku në vendin islam, pra në kufijtë e shtetit islam, kufi i cili duhet të mbrohet fortë, e të mos jetë pikë e dobët e muslimanëve që atë ta shfrytëzojnë armiqtë për të hyrë në shtetin islam dhe për ta dëmtuar popullatën islame. Për këtë arsye  Allahu i Lartësuar i shpërblen shumë ata që në zonën kufitare ruajnë dhe mbrojnë kufitë e shtetit islam, thotë Selman Farisiu-Allahu qoftë i kënaqur prej tij: E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, duke thënë:” Qëndrimi një ditë e një natë në rojë (në zonat kufitare me armiqtë) është më e vlefshme se agjërimi dhe falja e namazit një muaj, e nëse vdes muxhahidi në atë vend, shpërblimi i punës së tij nuk do të ndërpritet si dhe furnizimi i tij deri në ditën e gjykimit, e ai do të jetë i sigurt nga sprova e varrit”.[5]

  1. Vlera e rojes në rrugë të Allahut:

Ebu Rejhaneja-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë: E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, duke thënë:” Haram është ta djeg zjarri i xhehenemit një person që loton ose qan nga frika e Allahut si dhe një person i cili ruan natën në rrugë të Allahut”.[6]

Ibn Abasi-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë: E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, duke thënë:” Dy sy nuk i prek zjarri i xhehenemit: Një sy që qan nga frika e Allahut dhe një sy që vigjilon (nuk fle) duke bërë roje në rrugë të Allahut”.[7]

  1. Vlera e ecjes në mëmgjes apo në mbrëmje në rrugë të Allahut:

Sehl ibn Sadi-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell se i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë:” Qëndrimi i një dite në vendin e rojes në pikën kufitare në rrugë të Allahut është më i vlefshëm se dunjaja dhe çfarë ka në të, ndërsa vendi i ndonjërit prej jush në xhenet qoftë sa kamzhiku është më i mirë se e gjithë dunjaja dhe çfarë ka në të. Një ecje gjatë ditës apo mbrëmjes në rrugë të Allahut është më e vlefshme se e gjithë dunjaja e çfarë në të”.[8]

Kurse Enesi-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell se i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë:” Një mëngjes në rrugë të Allahut ose një mbrëmjë në rrugë të Allahut është më e vlefshme se e gjithë dunjaja e çfarë ka në të”.[9]

  1. Vlera e atij i cili i pluhuros këmbët e tij në rrugë të Allahut:

Abdurahman ibn Xhebri-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell se i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë:” Nuk e prek zjarri i xhehenemit një njeri që ka qajtur nga frika e Allahut derisa të kthehet qumështi në thithë, nuk i bashkonen një robit pluhurojsa e tij në rrugë të Allahut dhe tymi i zjarrit të xhehenemit”.[10]

  1. Xheneti është nën hijen e shpatave:

Abdullah ibn ebi Aufi-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell se i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë:” O ju njerëz mos e dëshironi përleshjen me armikun, po luteni Allahun për shëndetin tuaj, por kur të përlesheni më armikun atëherë bëhuni të durueshëm dhe dijeni se xheneti është nën hijen e shpatave”.[11]

  1. Xhihadi nuk e arin diçka nga veprat e mira:

Ebu Hurejra-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell se erdhi një njeri tek i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, dhe i tha: Më trego një vepër që e mbrin xhihadin? – i tha i Dërguari i Allahut :” Nuk e gjej dot”. – Pastaj i tha:” A ke mundësi që kur të del muxhahidi në luftë e ti të qëndrosh në xhaminë tënde e të falesh në të dhe të agjërosh në të pandërprerë?” – Tha: E kush ka mundësi ta bën një punë të tillë?[12]

  1. Gradat e muxhahidëve në rrugë të Allahut:

Ebu Hurejra-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell se i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë:” Xheneti i ka 100 gradë, shkallë të cilat Allahu i ka përgatit për muxhahidët, luftëtarët në rrugë të Allahut, ku hapësira mes dy gradave është sa ka ndërmjet qiellit dhe tokës. Andaj kur ti kërkoni diçka Allahut, kërkonie firdeusin sepse ai është në mes xhenetit dhe është më i larti i tyre. Mbi të është arshi i të Gjithëmëshirshmit, e prej tij burojnë lumejtë e xhenetit”.[13]

  1. Mikëpritja e shehidave tek Zoti i tyre:

Mikdam ibn Madikrebiu-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell se i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë:” Shehidi tek Allahu ka shtatë veçori: i falen mëkatet me pikën e parë të gjakut të tij, e sheh vendin në xhenet, mbrohet nga dënimi i varrrit, sigurohet nga frika e ditës së gjykimit, stoliset me stolisjen e besimit, martohet me hyri symëdha, ndërmjetëson për 70 vetë nga të afërmit e tij”.[14]

Në hadithin e Enesit-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell se i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë për cilësitë e hyrive të xhenetit:” Sikur një nga gratë e xhenetit të shfaqet në tokë do të ndriçonte çfarë ka ndërmjet tokës dhe qiellit dhe do ta mbushte me erë të mirë, ndërsa shaminë që e ka mbi kokën e saj është më e mirë se dunjaja dhe çfarë ka në të”.[15]

  1. Gjaku i shehidit në ditën e gjykimit:

Ebu Hurejra-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell se i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë:” Pasha atë në dorën e të cilit gjendjet shpirti im nuk lëndohet dikush në rrugë të Allahut, vetëm se vjen në ditën e gjykimit e ngjyra e gjakut e tij do të jetë poajo mirëpo era e tij do të jetë erë misku”.[16]

  1. Shehidi dëshiron të vritet me dhjetëra herë:

Enesi-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell se i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë:” Nuk ka rob që vdes e dëshiron të kthehet në dunja edhe sikur t’ja falësh dunjanë dhe çfarë ka në të, përpos shehidit i cili e sheh se çfarë vlere ka shehidllëku”. Në një version tjetër qëndron:” Çdo kush që hyn në xhenet nuk dëshiron të del prej saj edhe me ja fal atij tokën dhe çfarë ka në të, përpos shehidit i cili dëshiron të kthehet në dunja dhe të vritet dhjetëra herë kur e sheh se çfarë pozite ka shehidllëku”.[17]

  1. Shpirtrat e shehidëve shëtisin në xhenet:

Abdullah ibn Mesudi-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, është pyetur për ajetin:” Kurrsesi të mos mendoni se janë të vdekur ata që ranë dëshmorë në rrugën e Allahut. Përkundrazi, ata janë të gjallë duke u ushqyer te Zoti i tyre.[18] Tha: Sa i përket kësaj çështje edhe ne e pyetëm të Dërguarin e Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, e ai tha:” Shpirtrat e tyre janë në folen e zogjve të gjelbërt, me kandila të lidhura për arshin e Allahut, shëtisin nëpër xhenet nga të duan pastaj kthehen tek ata kandila, ateherë ju shfaqet Zoti i tyre me një shfaqje dhe ju thotë: A dëshironi diçka? – Thonë: Çfarë të dëshirojmë diçka tjetër kur ne shëtisim nëpër xhenet nga të duam”.[19]

  1. Dhimbja e vdekjes së shehidit gjatë vdekjes:

Ebu Hurejra-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë:” Shehidi e ndjen dhimbjen e vdekjes sa e ndien ndonjëri prej jush pickimin kur pickohet nga diçka”.[20]

[1] Teube:111

[2] Teube:112

[3] Saf:10-13

[4] Nisa:74

[5] Transmeton Muslimi nr. 1913 e marë nga ajeti “Të gjallë tek Zoti i tyre furnizohen”.

[6] Transmeton Ahmedi 3/134 teksti është i tij, Nesaiu nr. 3119, me këtë tekst:” Ia kam bërë haram zjarin ta dejg një njeri që rin natën në roje në rrugë të Allahut”. Albani e ka saktësuar hadithin në “Sahihu Nesai” 2/653

[7] Transmeton Tirmidhiu nr. 1639 dhe e bën hadithin e saktë, ndërsa Albani e saktëson në “Sahih sunen Tirmidhi” 2/127

[8] Transmeton Buhariu nr. 2794, si dhe teksti i tij në një anë nr. 2892, Muslimi nr. 1881.

[9] Transmeton Buhariu nr. 2792, Muslimi nr. 1880

[10] Transmeton Buhariu nr. 2811

[11] Transmeton Buhariu nr. 2818, Muslimi nr. 1742

[12] Transmeton Buhariu nr. 2785, Muslimi nr. 1878

[13] Transmeton Buhariu nr. 2790

[14] Transmeton Ibn Maxhe nr. 2799, Tirmidhiu nr. 1663, dhe thotë: Hadithi është i mirë, i saktë, Ahmedi 4/131, 4/200, Albani e saktëson hadithin në “Sahih Ibn Maxhe” 2/129 si dhe në “Mishkatul-mesbih” nr. 2834.

[15] Transmeton Buhariu me tekst nr. 2792, ndërsa një anë me tekstin në nr. 2796, Muslimi nr. 1880.

[16] Transmeton Buhariu nr. 2803, Muslimi nr. 1876

[17] Transmeton Buhariu nr. 2795, Muslimi nr. 1877

[18] Ali Imran:169

[19] Transmeton Muslimi nr. 1887

[20] Transmeton Nesaiu nr. 3163, Ibn Maxhe nr. 2802, Albani në “Sahihu-sunen Nesai” 2/665 dhe në “Sahih sunen Ibn Maxhe” 2/130 dhe thotë: Hadithi është i mirë dhe i saktë.

 

Shkëputur nga libri “Xhihadi në rrugë të Allahut” (Dispozitat e tij në islam)

Autori : Dr. Seid ibn Alij ibn Vehf el-Kahtani

Përktheu: Nexhat Ceka

You may also like...