Xhamia Gam-Gam i përgjigjet ftesës për ndihmë

H.Nuhi Ganiu-1Një falenderim nga imami drejtuar xhematit të xhamisë Gam Gam…

Sot në xhaminë e Gam-Gamit përveç një hutbes e cila u bëri dobi besimtarëve se si duhet ta kuptojmë mesazhin e Allahut që na e dërgon përmes fatkeqësive natyrore, imami bëri thirrje edhe për ndihmë vendeve të prekura, kupas mbledhjes së ndihmave imami sonde në faqen zyrtare të Fb së xhamisë Gam-Gam, iu drejtua xhematit edhe me një falenderim special, citojmë imamin:

Sot ishte një ditë me të vërtet për tu përgëzuar, pasi që pas thirrjes sonë për ti ndihmuar të prekurit nga vërshimet, ju xhemat i nderuar pa asnjë reservë na bëtë të jemi krenar me ju…
Sot u mblodhën mbi 3000 euro të holla dhe nesër me një ekip të xhamisë në krye me muteveliun z.Shaniun dhe antarin e kryesisë z. Fisnik Shabanin do të bëhet dorzimi direkt i amanetit tuaj në fshatrat e prekur.
Allahu ua kompensoft këtë në këtë botë dhe në botën tjetër, Allahu ju përgëzoft me lajme të mira ashtu siç na përgëzuat ju sot neve me kontributin tuaj.
Allahu na ndihmoft çdoherë të jemi të tillë në veçanti kur ka nevojë populli jonë i cili e vetmja shpresë i ka mbetur tek ne besimtarët dhe tek xhamitë tona që i dalin në ndihmë këtij vatani e këtij mileti.

Me respekt imami i xhamisë tuaj Hoxhë Nuhi Ganiu.

You may also like...