Xhamitë tona larg tarikateve të devijuara

Tarikati halvetiXhamitë tona larg tarikateve të devijuara

Në Tetovë po synohet shfaqurazi të shtrihet ideologjia dervishiane, deri pardje, ishin të strukur nëpër dhoma shtëpie, me britma dhe piskama, aq sa, kalimtarët çuditeshin dhe bënin pyetje vallë çfarë po bëhet këtu në këtë vend?! Ç’janë këto piskama të trishtueshme?! Zot! Kurse dje shkoqën pëlhurën e aktrimit të pa art, dhe si rrugë lehtësimi për të frymuar lirshëm ideologjia e tyne, ata tentuan të lidhen me partinë, e cila po shkon drejt zhdukjes së pashpresë – uel-hamduliLah! Ajo parti falë drejtësisë dhe mëshirës së Allahut, nuk arriti të gëzonte karriken e qeverisë dhe pasiqë u shfrytëzuan njëri me tjetrin mirë, ata u ndanë duke u sharë! E më vonë, paturpësisht iu bashkuan partisë tjetër, që edhe kjo po shkon drejt mbytjes e degradimit, edhepse dje këtë parti ata, pra kokat e dervishizmit në Tetovë, bën thirrje në popullatë për ta shkelur servilizmin e saj që ia bënë popullit tonë!
Hë! Nuk po kuptoj! U bashkuat me kokën e gjarpërit, por u ndatë, tani jeni bashkuar me dushmanët e popullit tonë – (sipas jush)! E tërë kjo, vetëm e vetëm, që të gjeni rrugë të mundshme për të derdhur fesadin në qytetin e Tetovës! Fesadin që asnjë lloj akordimi nuk ka me Fenë Qiellore – Islamin e madh. Një ideologji e stërmbushur me gjëra nga më të ultat, nga më të kotat, nga më të paasnjëdobishmet! Mosni! Ca qytetarë të Tetovës menduan t’iu pleqërojnë, e ca vdiqën me këtë bindje, se kinse keni arritur diku, por si duket, i madh dhe i vogël, do të kthehen që t’iu foshnjërojnë. Sepse, jeni shumë euforik, shumë fëmijëror, shumë shkurtpamës, shumë të papjekur psikologjikisht, e të papërmbushur shpirtërisht posepo!
Toka e Tetovës nuk i duron piskamat të kënaqshme për botën xhindore, kështuqë, do të mbeteni askund. Po gaboni. Edhepse jam i bindur, se kurrën e kurrës nuk do të keni sukses në këtë që po bëni. Tetovarët do t’iu urrejnë edhe më tepër. Pa ofendime: Më tregoni, ju lutem, çfarë i dhatë ju popullit tuaj në aspektin e vlerave të vërteta Islame?!! Asgjë! E latë popullin e të varfër në anën shpirtërore, dhe atë po vazhdoni ta bëni akoma…. Nuk dyshoj se edhe kësaj here, ju do të përpiqni që të përligjni synimet tuaja, si gjithnjë!


Shkroi: Agron Islami

You may also like...