Xhihadi, kuptimi, dispozita dhe gradat e tij – 1

Bukuri-42Falënderimi i takon Allahut, Atë e falën­de­roj­më dhe vetëm prej Tij ndihmë dhe falje kër­koj­më, kërkojmë mbrojtje nga Allahu prej të kë­qijave të vetvetes dhe veprave tona, atë kë udhë­zon Allahu s’ka kush që e devijon dhe atë kë devijon Allahu nuk ka kush që e udhë­zon, dëshmoj se nuk ka të adhuruar me të drej­të veç Allahut dhe se Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Tij, i cili e kumtoi misionin siç duhet, e çoi amanetin në vend, këshilloi umetin, bëri xhihad në rrugë të Allahut hakikat,  salavatet e Allahut qof­shin mbi të, familjen e tij, shokët e tij dhe të gji­­thë ata që e ndjekin rrugën e Tij deri në Di­tën e Gjykimit, Lësho mëshirë dhe shpëtoji ata.

Sa kaq:

Këto janë disa fjalë shkurtimisht në lidhje me “ Vlerat e xhihadit në rrugë të Allahut si dhe arsyet e fitores ndaj armiqve” të cilat ja drejtoj çdo muxhahidit i cili lufton për të ngritur fjalën e Allahut në lindje apo në perëndim të botës, mbi çdo tokë e nën çdo qiell. Këtu kam sqaruar: Kuptimin e xhihadit, dispozitën e tij, shkallët e tij, urtësinë e legjislativitetit të tij, llojet e xhihadit, vlerën e tij, kërcënimin mbi lënien e xhihadit, sqarimi mbi shehidët që vdesin jashtë fushëbetejës, arsyet, shkaqet që çojnë në fitoren kundër armiqve. Andaj Allahun e Lartësuar e lus t’ju ndihmoj muxhahidëve, luftëtarëve në rrugën e Tij, në çdo vend, si dhe t’ju jep sukses atyre të punojnë sipas arsyeve të cilat çojnë në fitore, që të jenë të sinqertë në fjalë dhe në vepër, të kërkojnë çdoherë shpërblimin tek Allahu dhe tregtinë përfituese si dhe shpëtimin e lumturisë në këtë botë dhe në botën tjetër.

Allahun e Lartësuar e lus poashtu që këtë vepër ta bën të bekuar, të më bën dobi mua me të gjatë jetës sime dhe pas vdekjes sime, si dhe ti bën dobi çdokujt të cilit i bie në dorë, sepse Ai me të vërtet është i Miri tek i cili mund të shpresohet dhe ti kërkohet. Ai na mjafton neve dhe Ai është Mbikqyrës më i mirë, nuk ka lëvizje dhe forcë vetëm se me Allahun e Lartëmadhëruar, paqja, mëshira, begatitë dhe mirësitë qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin, familjen e tij, shokët e tij dhe mbi gjithë ata që e ndjekin rrugën e tij në mirësi deri në ditën e gjykimit.

Autori: Rijad me 6/2/1411 H.

Studimi i parë: Kuptimi i xhihadit në morfologji dhe në terminologji:

 

Në morfologji d.t.th.: Përpjekja dhe mundi aq sa ka mundësi qoftë ajo në fjalë apo në vepër.[1]

Në terminologjinë islame është: Dhënia e përpjekjes, mundit nga muslimanët në luftë kundër mosbesimtarëve, kryengritësve, felëshuesve e të ngjajshëm.

Studimi i dytë: Dispozita e xhihadit në rrugë të Allahut të Madhëruar:

 

Xhihadi është farzi-kifaje; Që d.m.th. kur këtë obligim e kryejnë disa muslimanë që mjafton numri i tyre bië mëkati nga të tjerët.[2] Thotë Allahu në Kuran:” Nuk është e nevojshme të dalin në luftë të gjithë besimtarët. E përse nga çdo grumbull i tyre të mos shkojë një grup për t’u aftësuar në diturinë fetare, për ta mësuar popullin e vet kur të kthehen te ata, në mënyrë që ata ta kuptojnë (e të ruhen)”.[3] Ndërsa xhihadi është farzi-ajn në tre raste[4]:

1. Kur besimtari moshërritur prezanton në luftë, kur takohen dy palë ballë për ballë me armikun, thotë Allahu në Kuran:” O ju që besuat, kur të konfrontoheni me ndonjë grup, përqëndrohuni dhe përmendni çdo herë Allahun që të arrini fitoren e dëshiruar”.[5] Po ashtu thotë i Lartëmadhëruari thotë:” O ju që besuat! Kur të ndesheni në turmën (që lëviz ngadalë) e atyre që mohuan, mos ua ktheni shpinën. Kush ua kthen atyre shpinën, në atë moment veç atij që kthehet për të luftuar ose për t’iu bashkëngjitur një grupi tjetër, ai ka tërhequr kundër vetes hidhërimin e Allahut dhe vendi i tij është xhehenemi. E ai është përfundim i keq”.[6] Gjithashtu i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, e ka cekur ikjen prej lufte gjatë përballimit me armikun prej mëkateve të mëdha, në hadithin e shtatë mëkateve shkatëruese.[7]

2. Kur armiku e okupon  ndonjë vend nga vendet e muslimanëve, bëhet farz ajn, personalisht për çdo musliman të atij vendi të lufton dhe ta largon armikun. Ndërsa muslimanëve në përgjithësi u bie që t’ju ndihmojnë atyre poqëse banorët e atij vendi nuk kanë mundësi ta largojnë armikun.

Obligimi i përfshin ata që janë më afër, pastaj ata që janë më afër e kështu me radhë, thotë Allahu në Kuran:” O ju që besuat! Luftoni jobesimtarët që i keni afër jush, e le ta ndiejnë prej jush grushtin e fortë kundër tyre. E dine se Allahu është me të devotshmit”.[8]

3. Kur bën thirrje për xhihad imami, prijësi i muslimanëve ndër njerëz dhe bën thirrje në të, thotë Allahu në Kuran:” Dilni me lehtësi ose vështirësi, dhe luftoni me pasurinë tuaj dhe me veten tuaj në rrugën e Allahut, kjo është për ju më e dobishmja, nëse e dini”.[9] Ibn Abasi-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë : I Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Nuk ka hixhret, migrim pas çlirimit të Mekes, mirëpo ka xhihad dhe nijet, andaj kur të thirreni në të përgjigjuni thirjes”.[10] Thotë Allahu gjithashtu në Kuran:” O ju që besuat, ç’është me ju, që kur ju thuhet: “Dilni në rrugën e Allahut!”, ju rëndoheni përtokë? A jeni më të kënaqur me jetën e dunjasë, se sa me ahiretin? Kënaqësia e jetës së dunjasë, në krahasim me ahiretin është e vogël![11]

Lloji i xhihadit farz ajn, personal, individual mund të jetë: Ose me zemër ose me gojë ose me pasuri ose me dorë. Andaj muslimani e ka obligim të bën xhihad në rrugë të Allahut në cilindo lloj rrugë që u përmend, sipas nevojës dhe mundësisë. Andaj në shumë tekste të Kuranit dhe sunetit urdhërohemi për të bërë xhihad me shpirt dhe me mall, pasuri. Enesi -Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell se i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë:” Luftoni mushrikët me gojën tuaj, trupin tuaj, pasurinë tuaj dhe me duart tuaja!”.[12]

Studimi i tretë: Gradat e xhihadit në rrugë të Allahut:

 

Xhihadi i ka katër shkallë: Xhihadi me epshin, me shejtanin, me pabesimtarët, munafikët, zullumqarët, bidatçitë dhe me mëkatarët.

Një: Xhihadi me epshin është katër lloje:

1) Xhihadi me dije – duke i mësuar çështjet kryesore të fesë dhe udhëzimet pa të cilat nuk ka shpëtim e as lumturi në këtë botë dhe në tjetrën.

2) Xhihadi me vepër – pas furnizimit me dije e cila duhet të shoqërohet me vepër, pasi që dija pa punë nuk bën dhe nuk ka dobi prej saj.

3) Xhihadi në thirrje me urtësi-duke i mësuar ata që nuk dijnë, për ndryshe hyn tek grupi i atyre që e fshehin atë që ka zbritur Allahu. Atëherë as që i bën dobi kjo dije e as që e shpëton nga dënimi i Allahut.

4) Xhihadi me sprovat që i has thirrësi gjatë thirrjes në rrugën e Allahut, si dhe dëmet që i vijnë nga të tjerët, duke i përballuar të gjitha këto për hir të Allahut, andaj ai i cili din dhe punon sipas asaj që din, bën durim ky njeri është i madh nën mbretërinë e qiellit.

Dy: Xhihadi me shejtanin është dy llojesh:

1) Xhihadi me shejtanin: është me intrigat, vesveset e shejtanit ndaj besimtarit në besim.

2) Xhihadi me shejtanin me intrigat e tij epshore që i hedh tek besimtari.

Xhihadi i parë menjëherë pas bindjes, ndërsa i dyti është durimi, thotë Allahu në Kuran:” Dhe prej tyre Ne bëmë prijës që me urdhërin Tonë udhëzojmë, pasi që ata (që i bëmë prijësa) ishin të durueshëm dhe ndaj argumenteve Tona ishin të bindur”.[13] Andaj duhet ditur se shejtani është armiku i hapur ndaj besimtarëve, thotë Allahu në suren Fatir:” Djalli është armik i juaji, pra edhe ju konsideronie armik, ai e thërret atë grupin e vet, vetëm për t’i bërë banues të zjarrit.”[14]

Tre: Xhihadi me pabesimtarët dhe munafikët i ka katër shkallë:

1) Me zemër

2) Me gojë

3) Me pasuri

4) Me dorë

Xhihadi nga pabesimtarët është në specifikën e tij me dorë, ndërsa specifika e atij me munafikët është të luftuarit e tyre me gojë.

Katër: Xhihadi me zullumqarët, bidatçitë dhe mëkatarët, ky xhihad është tri llojesh:

1) Me dorë është hapi i parë poqëse ka mundësi për një gjë të tillë.

2) E në qoftë se nuk ka mundësi me dorë atëherë më gojë.

3) E në qoftë se nuk ka mundësi me gojë atëherë me zemër.

Ebu Seid el-Hudriu-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell se i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë:” Kush prej jush e sheh një të keqe le ta ndron me dorën e tij, e poqëse nuk ka mundësi atëherë me gojën e tij, e poqëse nuk ka mundësi atëherë me zemrën e tij, mirëpo kjo është besimi më i dobët.[15]

Këto janë 13 shkallët e xhihadit, njeri më i plotë tek Allahu konsiderohet ai i cili i plotëson të gjitha këto shkallë. Njerëzit janë të kategorive të ndryshme në lidhje me këto shkallë të xhihadit, ndërsa krijesa më e plotë tek Allahu është i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, vula e të dërguarve dhe pejgamberve. Ky njeri i ka plotësuar të gjitha shkallët e xhihadit dhe ka bërë xhihad të përkryer në rrugë të Allahut,[16] mëshira e Allahut dhe paqja e Tij qoftë mbi të sa e ndjek ditën nata.

Përderisa xhihadi mbi armiqtë e Allahut është degë e xhihadit të robit me veten e tij ndaj  Allahut, siç ceket në hadithe, përcjell Fudale ibn Ubejdullahu-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë se i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë:” A dëshironi t’ju tregoj për besimtarin?  Ai nga i cili janë të sigurt njerëzit në pasurinë dhe trupin e tyre, gjithashtu besimtarë është ai nga goja dhe dora e të cilit janë të sigurt besimtarët. Muxhahid është ai i cili bën xhihad me veten e tij duke ju bindur urdhërave të Allahut, ndërsa muhaxhir, emigrant është ai i cili ju largohet gabimeve dhe mëkateve.”[17]

Andaj xhihadi me nefsin, epshin ka më përparësi se xhihadi ndaj armikut dhe është bazë e çdo gjëje, ngase ai i cili nuk bën xhihad me nefsin e tij duke i çuar në vend urdhërat e Allahut dhe duke u larguar nga çdo gjë që ka ndaluar Allahu, nuk ka mundësi ta lufton armikun e tij të jashtëm në luftë. Si mund ta lufton armikun e jashtëm kur nuk e ka fituar armikun e brendshëm? Ngase besimtari nuk mund të del ta lufton armikun që e ka jashtë derisa ta lufton epshin e tij që e ka të brendshëm. Këta dy janë armiqë ndërmjet tyre, madje të dy janë armiqtë e njeriut,  kurse njeriu e ka edhe armikun e tretë i cili qëndron ndërmjet të dyve dhe e frikson njeriun nga këto të dy, dhe këtë e bën duke u munduar çdoherë ta frikson njeriun duke i nxitur këta të dy ta luftojnë njeriun. E kjo përkrahje që i jep armiku i tretë dy armiqëve të parë e rëndon shumë çështjen, e ky armik i tretë nxitësi i të gjithë armiqvë te njeriut është shejtani, prandaj për këtë ka ardhur urdhër i prerë nga Allahu që njerëzit këtë armik të përbetuar deri në ditën e gjykimit ta konsiderojnë armik dhe të mos bëjnë kompromis dhe aleancë me të sepse në ditën e gjykimit ai do të jetë larg çdo akuze që do mundohen njerëzit të ia mveshin, kurse dënimin e mëkateve të nxitura nga ai do ti mbajnë vetë njerëzit.[18]

Shkëputur nga libri “Xhihadi në rrugë të Allahut” (Dispozitat e tij në islam)

Autori : Dr. Seid ibn Alij ibn Vehf el-Kahtani

Përktheu: Nexhat Ceka

 


[1] Shiko “Nihajetu fi garibil-hadith” Ibn Ethir 1/319, “Misbahul-munir” 1/112

[2] Shiko “El mugni” Ibn Kudame 13/6

[3] Teube:122

[4] Shiko “El mugni” Ibn Kudame 13/8

[5] Enfalë:45

[6] Enfalë:15-16

[7] Transmeton Buhariu nr. 2766, Muslimi nr. 89

[8] Teube:123

[9] Teube:41

[10] Transmeton Buhariu nr. 2783, Muslimi nr. 1353

[11] Teube:38

[12] Transmeton Ebu Davudi nr. 2504, Nesaiu nr. 3098, Ahmedi me këtë tekst 3/153, Albani e saktëson këtë hadith në “Sahih sunen Ebu Davud” 2/475.

[13] Sexhde:24

[14]Fatir:6

[15] Transmeton Muslimi nr. 49

[16] Shiko “Zadul mead” Ibn Kajim el-Xheuzi 3/10,12

[17] Transmeton Ahmedi në “Musned” 6/21, Hakimi e saktëson hadithin, me të pajtohet edhe Dhehebiu 1/11, Albani thotë për zinxhirin e hadithit: Imam Ahmedi për këtë hadith ka thënë: Ky zinxhir është i saktë. Shiko “Silsiletu ehaditha sahiha” 2/81, nr. 549.

[18] Shiko “Zadul mead” 3/6

You may also like...