Zekati – Kuptimi i tij gjuhësorë në terminologjinë islame – 1

Zekati-3Studimi i parë: Kuptimi i tij gjuhësorë në terminologjinë islame

Në gjuhën arabe “e Zekah” esenca e kuptimit të fjalës është pastërti, rritje, bekim, lëvdatë për të gjithë këta kuptime dëshmi është Kurani dhe suneti. Gjithashtu thuhet “Zeka ezeru” frytet jane shtuar shumësi i zekatit është zekauat.
Gjithashtu zekat e ka kuptimin “Esalah” e mirë, Allahu ka thënë në Kuran:” Deshëm që Zoti i tyre tu jap në vend të tij më të mirë se ai dhe më të afërt në respect dhe në mëshirë (ndaj prindërve).” Në komentin e këtij ajeti “esalah” është komentuar si vepër e mirë, disa kanë thënë: Vepër më e mirë nga tjetra, Allahu ka thënë:” E sikur të mos ishte mirësia e Allahut ndaj jush dhe mëshira e Tij, askush prej jush nuk do të pastrohej nga mëkatet kurrë.” Pra nuk do të mund të përmirësohej:” Mirëpo Allahu e pastron atë që do Ai.” E pastron përmirëson atë i cili e meriton nga ju, gjithashtu është thënë për pasurinë e cila nxiret për të varfërit zekat, sepse ajo e pastron pasurinë dhe i jep frytet e saj, pra zekati qenka pastrimi pasurive kurse “Zekatul fitri” pastrim material.
Zekati është tre lloje:
Lloji i parë: Zekat-pastrim i shpirtit:
Allahu i Lartëmadhëruar ka thënë:” Pasha njeriun dhe Atë që e krijoi atë! Dhe ia mësoi se cilat janë të këqijat dhe të mirat e tij, pra ka shpëtuar ai që e pastroi vetveten.” Pastrimi i shpirtit të njeriut bëhet duke e pastruar atë nga shikru, kufri, nifaku – dyfytyrësia, mëkatet dhe veset e ulëta.
Lloji i dytë: Zekati i trupit
Ajo është sadakul fitri gjatë ramazanit të bekuar të cilën e ka bërë obligim i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, kur ka thënë:” Për çdo të rritur dhe të vogël, qoftë mashkull apo femër, i lirë apo robë prej muslimanëve, prej grurit, hurmave, elbit, rrushit të thatë apo djathit.”
Lloji i tretë: Zekati i pasurisë-mallit
E cila është shtyllë nga shtyllat e islamit e bashkangjitur shpesh me namazin, i cili është pastrim i pasurisë dhe shpirtit si dhe begati e pasurisë dhe e shpirtit.
Zekati po ashtu e ka kuptimin e lëvdatës-medh, thuhet ”zeka nefsehu” e ka lavdëruar veten, thotë Allahu në Kuran:” Mos e lavdëroni veten tuaj sepse Ai e din kush e ka frikë Atë.”
Po ashtu thuhet “zeka el kadi eshuhudi” është: Shtim dhe rritje, prandaj çdo gjë që rritet jepet zekat.
Pasi që kultivimi nuk rritet vetëm se kur pastrohet nga prishja atëherë termi termi “zekat” tregon për pastërtinë gjithashtu.
Kështu që kur dikush cilësohet me zekat-me kuptimin “përmirësim”, kjo tregon për shtimin e mirësive në to. Pra zekati në terminologjinë e gjuhës arabe ishte: Shtim, rritje, pastrim, mirësi.
Zekati në tërminologjinë islame është: Borxh ndaj mallit.
Është thënë: Borxh obligativ mbi pasuri të veçantë, të grupit të caktuar, në kohë të caktuar.
Është thënë: Shpenzim i njohur nga pasuria profitabile kur ta arinë nisabin-kuotën e caktuar, e cila i jepet grupit të caktuar.
Është thënë: Pjesë nga pasuria yte apo diç të ngjajshme për të cilën ka urdhëruar ligji islam t’ju jepet fukarave me kritere të caktuara.
Është thënë: Diçka obligative mbi një grup i mallrave të caktuara nga pronari i caktuar.
Është thënë: Kuotë e caktuar sipas sheriatit mbi një mall të caktuar e cila i jepet një grupi të caktuar.
Është thënë: Adhurim ndaj Allahut duke nxjerë nje pjesë obligative sheriatikisht, nga malli i caktuar mbi grupin e caktuar ndaj një ane të caktuar.
Është thënë: Obligim ndaj mallit të caktuar në anë të caktuar, për obligueshmërinë e tij duhet ti bën një vit dh eta arin kuotën e caktuar.
Është thënë: Posedimi i mallit të caktuar ligjërisht dedikuar atyre të cilët e meritojnë nga muslimanët, me kusht të mos fiton nga ajo pasuri nga çdo anë të jetë veç për Allahun.
Imam Sheukani-Allahu e mëshiroftë, ka thënë: Zekati në terminologjinë gjuhësore është: Shtim, thuhet “Zeka zeru” u shtua, u kultivua, kur shtohet, po ashtu vjen në kuptimin “pastrim”, ndërsa definicioni i saj në legjislacionin islam ka dy kuptime:
E para: Se dhënia e tij është shkas i rritjes së pasurisë ose se shpërblimi shtohet nga shkaku i saj ose se ajo ka lidhje me mallrat fitimprurës si tregtia, kultivimi.
E dyta: Pastrimi i shpirtit nga rrëzillëqet dhe kopracia si dhe pastrim nga mëkatet.
Po ashtu është thënë: Obligim me mall të caktuar për grup të caktuar në kohë të caktuar.
Definicioni i cili përbledh të gjithë definicionet e cekura është: Zekati është adhurim-ibadet për Allahun duke shpenzuar një pjesë të pasurisë së caktuar nga ligji islam, më mall të caktuar, në kohë të caktuar, ndaj grupit të caktuar, me kushte të caktuara. E pa dyshim se Allahu e di më së miri.
Zekati legjislativ ndonjëherë emërohet me emrin “sadaka” si në Kuran ashtu edhe në sunet, Allahu i Lartësuar thotë:” Ka prej tyre që të bëjnë vërejtje në ndarjen e sadakasë (lëmoshës), nëse u jepet nga ajo, ata mbesin të kënaqur, e nëse nuk u jepet, ata hidhërohen.” Po ashtu Allahu thotë:” Me të vertet sadakatë janë për fukaratë, miskinat, punonjësve (që e mbledhin zekatin), atyre që duhet përfituar zemrat, të dobtëve në besim, për ti liruar nga robëria, borxhlive, atyre që janë në rrugë të Allahut (në xhihad), atij që ka mbetur në rrugë, kjo është obligim nga ana e Allahut, Allahu është i Gjithëdituri, më i Urti.” Po ashtu fjala e Allahut:” Merr prej pasurisë së tyre sadaka që ti pastrosh dhe shtosh (të mirat) dhe lutu për to sepse lutja ytë ndaj tyre është qetësim. E Allahu është Gjithëdëgjuesi, Gjithëshikuesi.” Ibn Abasi-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, rrëfen se i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, kur e ka dërguar Muadh ibn Xhebelit-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, në Jemen i ka shpejguar dhe i ka thënë:” …mësova atyre se Allahu ua ka bërë obligim sadakanë e cila u meret prej të pasurve të tyre dhe u jepet të varfërve prej tyre.”
Po ashtu hadithi i Xhabirit dhe Ebu Seidit-Allahu qoftë i kënaqur prej tyre, nga i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ku thotë:” Nuk ka sadaka ndër 5 euak nga argjendi.”
Sadaka është: Çdo gjë që jepet për të të shpërblyer Allahu. Dijetari i njohur Eragib el-Asfahani-Allahu e mëshiroftë, ka thënë: Sadaka është ajo të cilën e jep besimtari nga malli i tij me qëllim të afrimit tek Allahu, si zekati për shembull, mirëpo në esencë sadakaja përdoret për lëmoshën vullnetare, ndërsa për lëmoshën obligative përdoret termi “Zekat”, ndonjëherë edhe termi sadaka përdoret për lëmoshën obligative, në qoftë se pronari i saj është i sinqertë.
Kështu që bëhet e qartë se Sadakaja është dy lloje:
Lloji i parë: Sadaka vullnetare.
Lloji i dytë: Sadaka obligative e cila është zekati.
Dhurata është: Ajo çfarë ja dhuron njeriu dikujt tjetër, pa marrë parasysh a dëshiron që me të të arin fytyrën e Allahut apo e bën për dashuri, apo për diç tjetër, kjo është më e përgjithshme se sadakaja dhe zekati kanë shpërbim të ngjajshëm.

Shkëputur nga libri “Zekati – dispozita dhe rregulla”
Përktheu dhe përshtati: Nexhat Ceka

You may also like...